Paralajmërimi i shkencëtarëve: Kafshët kanë 850 mijë viruse të pazbuluara, që mund të kalojnë te njerëzit

30 Tetor 2020, 14:57Lifestyle TEMA

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se te kafshët mund të ketë rreth 850 000 viruse ende të pazbuluara që mund të infektojnë njerëzit.

Në një raport nga një ekip prej 22 ekspertësh të Platformës së Politikave mbi Biodiversitetin dhe Ekosistemet, thuhet se duhen ndërmarrë menjëherë masa për të mbrojtur botën e egër, përndryshe pandemitë do të jenë më të shpeshta dhe më të rënda sesa kjo që po përjetojmë.

Sipas tyre, në vend që të marrim masa shëndetësore dhe të punojmë për krijimin e vaksinave të reja, duhet të parandalojmë emergjenca të tilla duke mbrojtur kafshët e egra. Vetëm kështu, thonë ekspertët, mund të shmangim “epokën e pandemive”.

Ekspertët thonë se i duhet dhënë fund shpyllëzimeve, agrikulturës intensive dhe tregtisë/konsumit të specieve të rralla. Sidomos kjo e fundit ka rritur kontaktet me botën e egër dhe njerëzit, duke çuar në pothuajse të gjitha pandemitë që kemi kaluar deri më sot.

1 komente në “Paralajmërimi i shkencëtarëve: Kafshët kanë 850 mijë viruse të pazbuluara, që mund të kalojnë te njerëzit”

  1. Frankenshtajn modern says:

    Kafsha ma e rrezikshme eshte robi, sepse ay ka laboratoret me moderne dhe jo 850 mije por prodhon pa limit poshtersi e virvse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje