Tensionet me SHBA e Tajvanin, Kina zgjeron flotën detare

30 Tetor 2020, 09:08Bota TEMA

Kina ka bërë të ditur se aeroplanmbajtësja e saj e dytë, Shandong, tashmë është bërë pjesë e flotës së saj detare. Televizioni shtetëror i Kinës publikoi një video, e cila tregon anijen luftarake, rreth 50 mijë tonë, duke lëshuar raketa.

Ky zhvillim në ushtrinë e Kinës vjen në një moment shtimi tensioni me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Uashingtoni i shiti Tajvanit armatime të rënda, përfshirë edhe sistem të mbrojtjes raketore, me vlerë rreth 4.2 miliardë dollarë.

Pak ditë më parë, presidenti Xi Jinping u shpreh se Kina do paqen në botë, por do të luftojë kundër atyre që krijojnë probleme në dyert e saj.

“Të veprosh vetë dhe t’i shërbesh vetëm interesave të tua nuk do të funksionojë. Hegjemonia dhe ngacmimi i të tjerëve nuk do të funksionojnë dhe do ta çojnë botën në asgjë tjetër përveç një qorrsokaku”, tha Xi Jinping.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje