Tërmeti në Egje, BE: Jemi të gatshëm për ndihmë

30 Tetor 2020, 15:48Bota TEMA

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se po ndjekin zhvillimet pas tërmetit në Detin Egje dhe se janë të gatshëm për ndihmë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social, Michel shkroi: “Po ndjekim nga afër zhvillimet lidhur me tërmetin e fuqishëm në brigjet e Greqisë dhe Turqisë në Detin Egje”.

“Zemra jonë është me të prekurit nga tërmeti. BE-ja është e gatshme të sigurojë ndihmë”, theksoi Michel.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se një tërmet me magnitudë 6.6 ballë me epiqendër në Detin Egje goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë.

1 komente në “Tërmeti në Egje, BE: Jemi të gatshëm për ndihmë”

  1. Ujku Plak says:

    Si ka mundesi Kaurret ndihmoin Myslimet? Mos e ka zene korona Muhametin dhe nuk leviz? Po Papa i Romes me kryqe dhe shpate nek e ndalon Termetin? Si mos te mjaftonin rq Politikan , duhet dhe nje pecarje Fetare,qe ju dhjevsha ne Jezus E Muhamet se na mbyten injorantet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje