Pezullohet gjyqi i Charlie Hebdo: I dyshuari për sulmin rezulton me COVID

1 Nëntor 2020, 17:12Bota TEMA

I dyshuari kryesor për sulmin tek Charlie Hebdo në 2015 ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe gjykimi është pezulluar. Ali Reza Polat akuzohet se ka ndihmuar sulmuesit militantë islamikë që vranë 12 persona në revistën satirike pesë vjet më parë.

Kryetari i trupit gjykues thotë se 10 bashkëpunëtorë të akuzuar duhet të testohen për virusin para se të fillojë gjyqi.

Ali Reza Polat, 35 vjeç, prej ditësh është i sëmurë dhe gjykatësi për të shmangur infektimin e të tjerëve ka pezulluar seancat gjyqësore.

Avokatët e mbrojtjes duhej të paraqisnin mbrojtjen e tyre përfundimtare në ditët në vijim dhe vendimi mund të merrej brenda dy javësh.

Katërmbëdhjetë persona në total janë në gjyq për sulmin ndaj revistës, si dhe sulmet e lidhura kundër një efektive të policisë dhe në një supermarket hebre që la të vdekur gjithsej 17 persona për tre ditë. Tre nga 14 po gjykohen në mungesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje