Berisha flet për partinë e Topallit: Pati të drejtën e kandidimit, refuzoi duke bërë zgjedhjen e saj

2 Nëntor 2020, 14:00Politika TEMA

Sali Berisha komentoi lëvizjen e re politike të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Berisha theksoi se Topallit i është ofruar mundësia për të kandiduar nën logon e PD-së, por e ka refuzuar.

Ndërkohë, nuk përmend dëbimin e Topallit në vitin 2017 duke i ndërprerë karrierën politike.

Nuk kam pasur dijeni, e kam marrë vesh nga mediat.

Çdo njeri ka të drejtë të bëjë zgjedhjet e tij.

Topalli, në dijeninë time ka pasur të drejtën e kandidimit, i është ofruar, dhe siç kam parë nga mediat, ajo ka refuzuar të kandidojë nga forumet e PD.

Më pas, ka bërë zgjedhjen e saj, duke krijuar një lëvizje apo parti, ka bërë zgjedhjen e saj.

Thelbi i filozofisë së njeriut të lirë është zgjedhja. Çdo njeri, duhet të mësohemi, ka të drejtën e zgjedhjes së tij. Pastaj, se cilat janë pasojat e zgjedhjes, ai është përgjegjës”, tha Berisha.

8 komente në “Berisha flet për partinë e Topallit: Pati të drejtën e kandidimit, refuzoi duke bërë zgjedhjen e saj”

  1. dritani says:

    Na thuaj ato qe nuk i dijme, plaku Mere. Na thuaj se perse nuk ia kundershtove ne zgjedhjet e kaluara Bashes perjashtimin e Jozit nga lista e deputeteve? Ne mos ti ia dhe listen pa emrin e saj. Pra, edhe ti ne te dyja rastet bere zgjedhjen tende.

  2. Hermetiku says:

    Berisha mundohet te tregohet konformist me Topallin, njelloj si dhe Topalli ben sikur nuk ka asgje me Berishen. Te dy i tremben njeri-tjetrit deri sa kanalet e ujrave te zeza te bllokohen. Me mbrapa historia dihet.

    1. Drejtesia e munguar says:

      Mos prisni qe Berisha te dale hapur kundra Topallit apo e anasjellta. Kur Berisha ishte president Topalli i bente palma prapa perdes si sekretare personale… Ishte koha kur Sala dhe familja e tij bente pare. Tani koha eshte qe ato pare te mbrohen dhe krimet te fshihen. Per kete Sales nuk i duhet Xhozi por Lylzimi. Kjo eshte dicka qe mirekuotohet edhe Xhozi prandaj dhe nuk degjobet ndonje ze nga ajo. Keta te gjithe jane vdekja qe ka pas mbi koke ky popull dekada me radhe.

  3. Tonini says:

    MORTJE
    Ti e shporre nga PD
    Ti ja veshe Lulit dhe ai ule koken, kete detyre ka.
    Ti sajove punen e formularit te saj per ta poshteruar.
    Tani edhe po e kercenon Jozefinen.

  4. Maqo says:

    “Nuk kam pasur dijeni. E kam marre vesh nga medjat” Keshtu i ndodh ketij njeriu. Ky, edhe burgimin e tij, nga medjat ka per ta marre vesh!

  5. Berti says:

    Or po ky eshte mashtrues profesionist.Te fuste emrin Xhozi e te priste ne fund te miratohej nga Luli ?
    Sali fatkeqesi qe Xhozi te ka vleresuar gjithmone.

  6. ana says:

    Keto jane te gjitha xhaketa te arnuara, ne mos lecka apo zhele qe as edhe te varferit do ti pranonin. Shqiperia me PS-ne ne drejtim deri ne 2029 eshte ne rruge te mbare!!

  7. antipatrea says:

    Ti a i rrjedhur nuk e dije që të punonte kunati tek ndërmarrja e çunit , do dije listën e Lulit – c’duan m..t këta … Kurse ajo e di shumë mirë që ti ke ca dosje të para 90-tës , prandaj nuk e hap sqepin fare kur flitet për ty … Njëra dorë lan tjetrën – të dyja mbulojnë m..in …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje