Jozefina Topalli: Kishte marrëveshje Rama-Basha në 2017, KQZ u urdhërua të mos denoncojë asnjë parregullsi. Pas një viti u kujtua opozita se i vodhën zgjedhjet

2 Nëntor 2020, 22:46Politika TEMA

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një deklaratë të fortë, pasi u shpreh se në vitin 2017 ka patur një marrëveshje mes Ramës dhe BAshës para zgjedhjeve që administrata zgjedhore mos të denonconte asnjë parregullsi në këtë proces.

Ajo tha se KQZ u urdhërua nga Rama dhe Baqsha, ndërsa 1 vit më vonë opozita u kujtua se i ishin vjedhur zgjedhjet.

“Në 2017 votat janë vjedhur, s’ka dyshim. Po ato 3 forca politike ishin në qeveri (PD, PS, LSI). Në KQZ kanë shkuar përfaqësues të këtyre partive, që mos të kishin asnjë kundërshti me njëri-tjetrin.

Të dy kryetarët e partive, kanë urdhëruar që të binin dakord me njëri-tjetrin, që mos të denoncohej asnjë parregullsi në zgjedhje. Kjo ishte me marrëveshjen e 2017.

Pas zgjedhjeve në fakt rezultati u votua në KQZ me urdhër të kryetarit. Nuk është lejuar asnjë ankese për zgjedhje, apo manipulimin. S’ka qëndruar në procesverbal asnjë vërejtje.

Pasi kanë ndodhur të gjitha këto, opozita është kujtuar se i kanë vjedhur zgjedhjet dhe nisën betejën se “Me Edi Ramën s’ka zgjedhje”.

Opozita jo vetëm që e pranoi që të hynte në zgjedhje me Edi Ramën, por pranoi që si kryetar i komisionit të ishte një person i akuzua për manipulim me votat, Gjiknuri.

Kjo se bën të besueshme, serioze situatën. Unë s’dua ta shoh demokratët të zhgënjyer dhe të pashpresë. Votat e PD u përgjysmuan.

Mua më dhemb që të shoh spektrin politik pa një të djathtë. Të shoh që ka humbur betejat e saj.”, tha Topalli.

Vitin e ardhshëm në zgjedhjet e 25 prillit Topalli do të kandidojë me partinë e saj të re “Lëvizja për Ndryshim”.

3 komente në “Jozefina Topalli: Kishte marrëveshje Rama-Basha në 2017, KQZ u urdhërua të mos denoncojë asnjë parregullsi. Pas një viti u kujtua opozita se i vodhën zgjedhjet”

  1. Jaro leshi, mustaqemuti says:

    Cmarveshje kish midis Rames dhe Bashes moj copa e idjotes ??? E kupton dhe vete pse te shqelmuan dhe nuk te perfill askush me keto idjotlleqet qe nxjer nga goja .
    Bile shqiptaret te njofin shume mire kush je , kush ishe , edhe sikur mos te flasesh fare
    Per ke marveshje e ke fjalen ?? Rama thjesht e ftonte Lul gerneten te dilte nga cadra e turpit , ku qe strehuar si endacak dhe e ftonte ne ringun politik , se u be gazi i botes dhe na diskretitoi te gjithe ne mbare boten
    Dhe ti moj kokra i palles i thua fteses per dialog , fteses te dali nga llumi i zhytur ti e quan marveshje ???????? Dhe ty tani shqiparet duhet te te japin voten me keto mend qe ke ??????
    Ti qe shqyeje per se gjalli fondet e Kuvendit per qellime personale ??? Per cfare te te kujtojne ??? Per gjuhen vulgare dhe te peshtire qe perdorje ne Kuvend ??????ik moj kokra e idjotes , thuaji votuesve , me cfare te ardhura jeton e mbreteron ti ke vite e vite qe as deputete dhe as biznese nuk ke , me cfare ushqehesh dhe krijove parti ?????? Kur dihet qe te maresh hapa te tilla duhen miliona , kete pergjigju dhe leri marveshjet , te vjen inat qe me sjelljen e Rames e nxori Lul bythqirin nga llumi ku qe futur se ju , ti e gjith kundershtaret e grnetes Lul e deshit atje te fundosej dhe te mernit frenat e PD . Ky qe qellimi dhe vizioni juaj , Rama i beri nder gjigant Lulit , po pederasti Lul nuk e kupton qe Rama e mbajti gjalle politikisht , e mxori nga cadra ku qe katandisur si lamash , per kete te vjen inat ty moj pise ………
    Eshte nje turp i madh per shqiptaret te fusin ne kuvend tipa si pune e kesaj palles , turp i madh eshte i njejti turp si aj i votimit te Sali Berishes ne 2005-sen dhe ne 2009-en ………keta duhen qeruar nje here e mire , nuk mund te perbejne te ardhme , keta jane brejtes , shvates , hajdute , qelbesira me keta dunet te laje hesapet shqiptari nje here e mire ……….

  2. ?? says:

    ?? Ti duhet të ikush nga pulitika së bashku me Bërishën !

  3. Konjak says:

    Te punosh , per te fituar ca vota , ne zgjedhiet e radhes parlamentare , mir ben . Partia juaj , ka shume nevoje per perkrahie popullore , per te shkuar atje ku deshironi ju . Thoni se ne vitin 2 017 ka pasur nje takim te Rames dhe Bashes , po , eshte si thoni ; , por , ai takim eshte inicjuar dhe organizuar nga nderkombetaret , gje te cilen e dine shume mir , gjithe shqipetaret . Ate qe u bisedua , dhe u morev vesh midis tyre , sigurisht , ishte deshira dhe direktiva e nderkombetareve . Per ngjersa opozita ishte e vetedijshme , per marrveshien me poziten e kohes , dhe nene vezhgimin e nderkombetareve , ; nuk kishte asnje kuptim , reagimi per mangesite qe viheshin re , ne votime . Nese ju dhimset e djathta –sic thoni — , keni krijuar nje parti te djathte , punoni , ta ngrini ne nivelet qe deshironi . Sa per betejat politike te se djathtes , ata jane duke bere punet e tyre , Nese z Basha nuk po ben nje propagante agresive , jasht c’do parametri te arsyes , me z Rama , besojse eshte ne rrugen e duhur te sjellies politike . E nevojshme eshte qe votimet te zhvillohen te qeta , te miradministruara , dhe te besuara nga populli . Se fundi , ju uroj , te gjitha partive , pune te paster , fat ;, dhe urime , partise qe populli do ta besoje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje