Rihapen pas 10 vjetësh studimet universitare në Akademinë e FA, Xhaçka: Synojmë ta ngremë në nivelin e vendeve të NATO

2 Nëntor 2020, 12:17Sociale TEMA

Akademia e Forcave të Armatosura ka rihapur pas 10 vjetësh ndërprerje studimet në nivel bachelor. 60 të rinj e të reja fitues, nisën këtë të hënë studimet në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vuri në dukje se është dashur punë e vendosmëri për ta rihapur Akademinë e FA, mbylljen e të cilës e evidentoi si një nga gjëmat më të pakuptueshme të tranzicionit.

Nëse ne duam të ndërtojmë një forcë moderne, nëse duam të ndërtojmë një forcë profesioniste, dhe mbi të gjitha nëse duam të ndërtomë një forcë të ngritur jo mbi mikun e tarafin e mbështetjen politike, por mbi meritokracinë, rruga kalon nga Akademia. Është e pamundur të ndërtojmë një forcë të standardeve të NATO nëqoftëse na duhet vazhdimisht të mbështetemi tek bujaria e partnerëve e aleatëve për të përgatitur oficerët tanë”, – u shpreh në fjalën e saj, ministrja Xhaçka.

Ministrja e Mbrojtjes theksoi se diploma që të rinjtë do të marrin në fund të studimeve ushtarake, u jep mundësi të jashtëzakonshme punësimi e karriere jo vetëm në FA e Shqipëri, por kudo në strukturat e NATO! Sipas ministres sfidë tanimë është ngritja e kësaj akademie në nivelin e një akademie të një vendi të NATO.

E pranishme në këtë ceremoni ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cilësoi historike rihapjen e Akademisë së FA. Ministrja Kushi theksoi se nuk ishte aspak e këndëshme për të të uronte nisjen e vitit akademik me auditore bosh, por pandemia krijoi rrethana, të cilat nuk mund të shmangen, vetëm duhen përballuar me qetësi e durim.

Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshem, gjeneralmajor Bajram Bega tha se të rinjtë që do të diplomohen në këtë akademi do të formësojnë të ardhmen e FA.

Për të sudiuar në Akademinë e FA aplikuan rreth 600 të rinj e të reja, por vetëm 60 prej tyre u përzgjodhën. Mes fituesve 13 janë vajza.

4 komente në “Rihapen pas 10 vjetësh studimet universitare në Akademinë e FA, Xhaçka: Synojmë ta ngremë në nivelin e vendeve të NATO”

  1. Genti says:

    Si shkollat dhe akademite e Enverit si beni dot kurre ju,po te pakten le te shkollohen ne vendin e tyre ushtaraket pa patur rrezikun se mund te rekrutohen si spiune ne shkollat e huaja.

  2. AI says:

    Ndonje avion e tank dhemund ta blini bota po behet me a pasigurt….

  3. per gentın says:

    gent skane nevoje tı rekurtojne te hujat sı spıune se shumıca e polıtıkanve shqıptar jane spıuna per llogarı te ambasadave te huaja apo sı ke pare ne tırane sı deputet raportojne tek ambasadoret e huaj cdo ambasade perendımore por edhe ndonje lındore kane spıune ne rangje te larta prandaj nuk behet aı vend se ata punojn per ınteres te huaj dhe jo ate vendas as mos prıt te behet aı vend kurre bıles edhe qe te vısh ne qeverrı ne shqıperı duhet te te japın leje perendımoret perndryshe e shıkon pushtetın me dylbı shqıperıa eshte shtet ı pavarur thjesht ne leter

  4. Dora e Zeze says:

    Mos, prape kjo copa e mishit qe reciton kafonerite e zullapit!
    Si shqiptar dhe patriot do te isha me dakort te kalonte ne heshtje tema e mos egzistences se ushtrise dhe rindertimi i saj ne heshtje, se sa te vazhdonte ky teater i peshtire, denigrues dhe i poshter, qe vetem ushtri nuk nderton!
    Nuk ka shqiptar ne bote qe te mos ndihet i poshteruar me ushtrine shqiptare!
    Sali Berisha e rrenoi dhe me pas e shqeu me Shkerdhen e Shkerdhite, duke u kthyer ne laviren qe firmoste gjthcka i vinin perpara fqinjet, nga varrezat e VorioEpirit, shitjen e detit, voten per Bollanon, deri tek shpallja e UCKse terroriste.
    Ndersa idjotet rilindas, me gojen e kesaj cope mishi, shkojne neper bazat ushtarake dhe thone qe do privatizohet se ka potencial turizmi! A thua se nuk eshte ministria e mbrojtjes, por e turizmit?!
    E kane katandisur ushtrine nga bazat e fortifikuara, tanket, topat, nendetset e avjonet qe ishte, ne dy kompani qe shterngojne certifikatat e turpit dhe sukullat qe pastrojne kontraceptivet e turisteve.
    Uleritese!
    Haxhiqamilizem kudo! Ushtria ndertohet me stervitje, arme, baza, strategji, se keni kthyer si Filoqyli. Gjenerale, Admirale, Akademi, Certifikata NATOje, por asnje kokerr avjoni, anije luftarake, rrakete, tanku, asgje prej gjeje.
    Oj goce e mire, mos plaste ndonje lufte, se edhe ty edhe Ramen edhe kermat e Berishes, qe kishit per detyre mbrojtjen e vendit, po ato forcat partizane qe do dalin nga ndergjegjia e ketij kombi, do tju varin ne mes te Tiranes.
    Edhe kur ishim komuniste, te gjithe si Amerika sot, nuk donin qe ne te kishim ushtri, por te ishim vasale. As rusi! As kinezi!
    Por Enver Hoxha qe Shqiperine e kishte mbi te gjitha dhe nuk ishte lolo i korruptuar, ja u qiu nanen! Me dhune ju mori ate qe i takonte. Biles qarkullonte ate bote, neper ambjentet ushtarake edhe nje proverb i Enverit, qe thonte se nga tre arme qe na sjell populli vella rus, dy duhet ti ruajme per ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje