Sot është nata finale e zgjedhjeve në SHBA dhe presidenti Meta ka përgatitur platformën e bashkëpunimit me presidentin e ri, të cilin do t’ia paraqesë nesër paradite kandidatit fitues.
Në këtë platformë përfshihen objektivat e Presidencës shqiptare dhe detyrimet e presidentit të ri të SHBA, për t’i realizuar ato:
1-Presidenti i ri i SHBA duhet të njohë përgjegjësinë e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe duhet të reflektojë ndaj kërkesave për zhbërjen e saj.
2-Nëse presidenti Trump rikonfirmohet, ai duhet të heqë dorë nga zhvatja e Lul Bashës, që i merr 700 mijë dollarë për një foto, pasi opozita është e varfër dhe pa lekë prej vitesh.
Ai duhet të vendosë kontakte me presidentin Meta, i cili është sot lideri absolut i Shqipërisë.
3-Nëse fiton senatori Biden, ai duhet të kërkojë ndjesë që gjatë Presidencës së tij me Obamën nisi reforma në drejtësi dhe duhet të reflektojë.
Ai duhet të distancohet fort nga Sorosi dhe duhet ta dënojë atë.
4-Presidenti i ri duhet të njohë përgjëgjësinë e Departamentit të Shtetit, që nuk njohën zgjedhjet e 13 tetorit 2019.
Ky akt ka hedhur në erë demokracinë shqiptare dhe ka minuar autoritetin e presidentit shqiptar.
5-Nëse konfirmohet presidenti Trump, ai duhet të shkarkojë urgjent nga Departmaneti i Shtetit, Mattheë Palmer, i cili ishte iniciatori i kësaj nëpërkëmbje të presidentit të Shqipërisë.
6-Nëse fiton zoti Biden, ai duhet të japë prova që nuk ka gisht në rrjetin e Sorosit, që drejton Ambasadat e SHBA në Ballkan.
7-Presidenti i ri i SHBA, duhet të lexojë me vëmendje letrën që presidenti shqiptar u ka drejtuar paraardhësve lidhur me ambasadorin Lu dhe ambasadoren Kim, dhe sjelljet e tyre antiamerikane dhe pro Soros, ndaj presidentit Meta.
8-Presidenti i ri, duhet t’i japë vizë udhëtimi me shumë hyrje- dalje për në SHBA ish- presidentit Berisha dhe familjes së tij, pasi ata kanë pagura një çmim të shtrenjtë për demokracinë në Shqipëri, duke hyrë në gjak me qindra shqiptarë të vrarë dhe vdekur gjatë kësaj periudhe, disa prej të cilëve nuk i kanë vrarë ata.
9-Presidenti i ri duhet të pushojë hetimet ndaj Lul Bashës në SHBA, lidhur me pagesat ruse, pasi ai nuk kupton nga llogaritë dhe shifrat dhe është ngatërruar pa dashje.
10-Presidenti i ri duhet të japë intervistën e parë tek Çim Peka Live, pasi është përpjekur me mish e shpirt të mundet Sorosi në SHBA.
Shqiperia nuk e meriton kete President te kalibrit boteror…