Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit Edi Rama.
Përmes një shënimi të shkurtër në twitter, Borrell thotë se e mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE.
Ndër të tjera ai shton se është e rëndësishme që të ruhen marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, aks në të cilin Shqipëria luan një rol të rëndësishëm, sipas Borrell.
Shënimi i plotë:
Unë e mirëpres angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE.
Siç u diskutua me Kryeministrin Rama, është thelbësore të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Me Shqipërinë që luan një rol të rëndësishëm.
I welcome Albania’s commitment to moving forward on EU accession path.
As discussed with Prime Minster Rama @ediramaal, it is crucial to maintain the dynamic of the EU-Western Balkans relationship. With #Albania playing an important role. pic.twitter.com/mmcDQXUWWG
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 3, 2020
Z.borrel.fol me hollandez per kete problem.mjaft u tallet me shqiperine dhe shqiptaret.rolin kryesor ,apo te rendesishem ne ballkan do ta mbajme jo per tu zvarritur pas europes,por per interesat kombetare.europa,nese ka interes te gjeje gjuhen me te vetet dhe te hape bisedimet.ne te kundert aty e ka serbine dhe maqedonise.mund te zgjerohen sa te duan.
Shume e drejt..