Tirana-Kukësi luhet në… Korçë. Po, kryendeshja e javës së parë të kampionatit mes kampionëve dhe nënkampionëve do të luhet në qytetin juglindor të mërkurën në orën 13:45.
Sepse FSHF do ndërrojë tapetin e stadiumit “Air Albania” dhe klubi i Tiranës nuk e vuri ujin në zjarr që të niste mbjlelljen e barit më herët, duke qenë se u bënë gati 2 muaj bojkot.
Por çudirat nuk mbarojnë këtu… Partizani-Iliria 5-0, e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë u luajt të dielën në Librazhd.
Vetëm në vendin tonë ndodhin gjëra të tilla. Dhe po flasim për një vend që ka ndërtuar një stadium të ri që shkoi afro 80 milionë euro si “Air Albania”.
U rikonstruktua pak vite më parë “Selman Stërmasi”, u investuan 20 milionë euro për “Loro Boriçin” në Shkodër dhe u rikonstruktua gjithashtu edhe stadiumi i Elbasanit.
Përfundimi: Tirana luan në Korçë, Partizani luan në Librazhd dhe Elbasani nuk luan hiç në stadiumin e tij. Gallatë e madhe…(PanoramaSport)