Andi Lila hedh dyshime të forta se bojkoti ishte një presion i Dukës ndaj kryeministrit, duke qenë se pas afro një viti janë zgjedhjet për president në FSHF dhe sot shumica e bashkive janë të majta.
“Mendoj se ka pasur nevojë për më shumë transparencë. Nga njëra anë presidenti i Ligës, Edvin Libohova, thotë se katër kërkesat u përmbushën, ndërsa nga ana tjetër kemi kryeministrin që thotë se bojkoti ishte absurd dhe se tani ata mund të flasin.
Nuk më duket normale që u bë bojkot dhe sot ende jemi në një situatë kaq të paqartë.
Më të dëmtuarit janë futbollistët. Për çfarë e bënë bojkotin këta, apo meqë në asamblenë zgjedhore (pas një viti) votojnë kryetarët e bashkive dhe pothuajse janë të gjithë të majtë, atëherë…”, deklaroi Lila ndër të tjera në “Procesin Sportiv”.