“Dinamon e shkatërroi politika, kishte superkip”, Shkëlqim Muça flet pa “doreza”: Skënderbeu s'dilte kampion nëse nuk shantazhoheshin blutë

2 Nëntor 2020, 12:34Sport TEMA

Nga bojkoti te shkatërrimi i Dinamos. I ftuar në studion e emisionin “Rubrika Sportive”, specialisti i futbollit, Shkëlqim Muça, ka bërë një analizë të detajuar teksa deklaroi se klubin blu, të cilin ai e drejtoi për disa vite e shkatërroi politika.

“Nga bojkoti humbën futbollin se për të fituar nuk fituam gjë. Unë skam qenë asnjëherë dakord, ishte masë ekstreme. Humbëm shumë në tërësi si futboll. Lufta e federatave duhet të jetë në vazhdim, për të bërë më fleksibël ligjet në funksion të sportit. Nuk përmirësohet situata me bojkote. Liga ishte shumë artificiale. Nuk besoj do të ketë lëshime nga ana e shtetit për Ligjin e Sponsorizimit.

Dinamo u shkatërrua, se ata që e kishin Dinamon, e administronin, ata bënë ekip fantastik. Unë kam qenë në fund fare, kam dalë kampion. Edhe në 2010-2011 ishin superekip, nuk dilte kampion Skënderbeu e Flamurtari, Dinamo kishte superekip.

Dinamon e sulmuan, e shkatërruan dhe prandaj ikën ata nga Dinamo, ata që ishin, kanë pasur ekip model. Duke i larguar nga kompleksi, duke i hequr ambientet sportive, e lanë, e nuk kanë faj.

Ata e panë që luftë me shtetin nuk bëhet, se ishte politike. Se e goditën, e shantazhuan me tatime e më gjëra qeveria që ishte, i shkuan atje dhe i kanë vënë 8 milionë euro borxhe ish-presidentit të Dinamos.

Ato u detyruan të ikin, të braktisin klubin se ka qenë superklub në 2009-2010. Lënia e Dinamos jashtë këto vite ka qenë rrjedhojë e shantazhit dhe shkatërrimit që iu bë si klub. Shteti duhet ta ndihmojë tani”, tha Muça.

5 komente në ““Dinamon e shkatërroi politika, kishte superkip”, Shkëlqim Muça flet pa “doreza”: Skënderbeu s’dilte kampion nëse nuk shantazhoheshin blutë”

  1. Flutura says:

    Bravo Cimi, je realist dhe nuk ke frike te thuash te verteten. Duhej shkaterruar Dinamo e Partizani qe te kishte nje ekip kampion pa konkurente.
    Futbolli eshte i bukur se ka fitore te veshtira, ndeshje me emocione deri ne fund; nuk vlejne titujt pa konkurente, jane vetem per statistike.

  2. Roberto says:

    Eshte krim ky qe kane shkaterruar ekipin Dinamovit. Bashke me Tiranen dhe Partizanin ka qene ne eliten e futbollit. Shpresoj qe dikush ta marre kete ekip dhe ta ndertoje ashtu sic duhet per ti dhene shkelqimin e dikurshem. Me vjen mire qe Shkelqim Muca nje ish lojtar i 17 Nentorit ngre kete problem per Dinamon.

  3. Vlora 9 says:

    Edhe une te pergezoje per shprehjen e te vertetave te thjeshta, por qe palogazetaret sportiv nuk guxojen ti shprehin. Dinamo u shkaterua politikisht nga qeveria e kohes.

  4. Sasame says:

    Shkelqim Muca personalitet
    I rendesishem ifutbollit shqipetar.Ai po tregon nje realiteti te dhimbeshem qe ka ndodhur ne futbollin shqipetar.Politika sic do gje positive ne keto 30vjet qe ka shkateruar,shkateroji klubi legjende Dinamon ,ekip me me shume trofe kampionati e kupa te ndryshme.me nje infrastructure nga me te mirat ne rajon u shkaterua nga qeverit e djathta e te majta,qe kishin si objective korupsionin.Dinamos duhet ti jepet ajo qe i eshte rrembyer nga qeveria dhe f.sh.f.Dinamo eshte a set kombetare.Histuria e saj nuk mund te zhduket se duan disa qeveritare injorante e hajdut.Ajoskuader do te jetoj ne kujtesen e shume spordasheseve. si nje ekip model

  5. Na myten says:

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe ekipi kampion, Dinamo, te perfundoje ne sezionin tjeter për play off për me ra nga kategoria dhe ekipi i play off per renie nga kategoria, Skenderbeu, vitin tjeter te perfundojë kampion.
    Keshtu ka ndodhur ne sezonet 2009-2010 dhe 2010-2011.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje