Para se bota e futbollit të njihte Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin, thuajse të gjithë rekordet e golave të shënuar në Europë mbanin vetëm një emër, atë të Gerd Myler.
Ish-sulmuesi gjerman i cili ka qenë një nga gjahtarët më të njohur të portave në vitet ’60-’70, të martën mbush 75 vjeç.
Por për të nuk do të ketë një festë ditëlindje, pasi vetë legjenda e futbollit nuk do të mund ta festojë, pasi është në një gjendje të rënduar shëndetësore, siç ka treguar gruaja e tij, Ushi Myler.
“Ai nuk ha thuajse asgjë, me vështirësi kapërdihet, qëndron në shtrat thuajse 24 orë dhe vetëm në pak momente është i zgjuar.
Është diçka e këndshme kur hap sytë për pak momente”, tregoi ajo për “Bild” duke shpejguar se Myler vuan nga demencia dhe është në stadin e fundit të sëmundjes.
Gjendja e tij u bë e njohur që në vitin 2015, por është përkeqësuar shumë në vitin e fundit dhe për shkak të situatës me COVID-19, familjarët nuk u lejuan ta vizitonin në klinikë për rreth 3 muaj.
Ajo tegon se nuk kishte ditur si t’ia shpjegonte Myler se pse nuk mund të gjendej pranë tij. Kohët e fundit, meqë në klinikë vlerësojnë se ish-futbollisti është terminal, kanë lejuar vizitat e familjarëve që t’i qëndrojnë pranë në ditët e fundit.
“Gerdi po fle drejt fundit të tij. Ai ka mbyllur sytë, dremit, rrallëherë hap gojën dhe ushqehet me ushqim të holluar. Ai është i qetë dhe në paqe.
Mendoj se nuk po vuan. Ai thjesht, dalëngadalë po fle drejt anës tjetër”, tha bashkëshortja e ish-sulmuesit të njohur të Bajern Mynih dhe Gjermanisë.
Myler është një legjendë e futbollit botëror dhe e ka merituar këtë status me shifrat mbresëlënëse të karrierës së tij. Ai shënoi 365 gola në 427 ndeshje në Bundesligë, si dhe 68 gola në 62 ndeshje me fanellën e përfaqësueses.
Po shuhet nje tjeter legjende. ??
Është pa dyshim futbollisti më i madh gjerman!
Megjithëse propaganda dhe reklama paraqet Bekenbauerin,kjo nuk është e vërtetë.
Myler është lojtari më i madh që ka nxjerë Gjermania por që e ka administeuar keq jetën e tij dhe nga kjo ka përfituar Bekenbauer.
Idhulli i jone kur ishim femije dhe luanim ne rruget e qytetit ose oborre shkollash me porta vogla (hungareze).
GERT MULLER I MADH!!!
Kemi kaluar rinine me emrin e ketij xheniu te futbollit gjerman e boteror.Jane te paharruara paraqitjet e tija ne kampionatet boterore 1970 dhe 1974,golat e shenuar ne to,ne kupat e evropes te asaj kohe,ku ai shquhej ne mes futbollisteve te mrekullueshem te asaj kohe,bekenbauer,overat,pele,riva,kruif e gjigande te tjere,nuk i dihet por ne rastin e padesheruar humbja e tij do te ishte nje goditje e padesheruar per mbare futbollin boteror.
Kemi kaluar rinine me emrin e ketij xheniu te futbollit gjerman e boteror.Jane te paharruara paraqitjet e tija ne kampionatet boterore 1970 dhe 1974,golat e shenuar ne to,ne kupat e evropes te asaj kohe,ku ai shquhej ne mes futbollisteve te mrekullueshem te asaj kohe,bekenbauer,overat,pele,riva,kruif e gjigande te tjere,nuk i dihet por ne rastin e padesheruar humbja e tij do te ishte nje goditje e rende per mbare futbollin boteror.
Respekte per kte Ikon Te futbillit Boteror .???
Myler, nje golashenues i lindur. Emer i madh i futbollit. Pjese e nje plejade te mrekullushme dhe kampjon bote.
“Der Bomber”!!!
isha 6 vjec ne finalen e 74..gjate kampionatit u bera tifos me hollanden..qe jam edhe sot..na bone dy gola dhe mas neshjes kam qa nga inati..me solle dhimbjen e pare si tifos ..por respekte..ka qene lojtar i madh.
Fenomenal e legjende njikohsisht. Trishtim kur lexon, degjon e sheh lajme te ktilla, por edhe vdekja qenka pjese e jetes.
Me eshte dukur nje lojtar qe “vidhte” topat dhe shenonte,por “vjedhja” njehere mund te quhet rastesi…
Duhet thene me plot gojen qe ka qene nje talent i madh,nuk ka tjeter spjegim.
Respekt per kete legjende te futbollit dhe padyshim dhembje per gjendjen e tij aktuale…