Koronavirusi, Basha 'konspirativ': Fatura për një person 1.2 mln lekë, Rama po rrit qëllimisht infeksionet

3 Nëntor 2020, 22:14Politika TEMA

Sipas kryetarit të PD, Lulzim Basha pacientëve me COVID që mjekohen në shtëpi u shkon fatura deri në 1.2 milionë lekë për person.

Në një intervistë për Oranews, kryedemokrati u shpreh se paratë e buxhetit duhet të injektohen në mjekësi.

“Padiskutim që buxheti i çdo qeverie edhe i qeverisë më të pasur është i kufizuar. Është si vendos qeveria t’i harxhojë ato para. 

Dhe ajo që kemi denoncuar veçanërisht këto javët e fundit, keni parë që paratë që duhej të shkonin për të blerë më shumë testime, për  të bërë më shumë testime, paratë që duhej të shkonin për të rritur pagat e mjekëve  dhe të infermierëve, për t’u dhënë atë bonusin e famshëm, se edhe ata janë të lodhur janë të rraskapitur.

Kanë qenë të rraskapitur për 6-muaj. Imagjinoni tani që në vend të 20 apo 30 pacientëve në ditë duhet të përballojë 60,70 pacientë në ditë. Edhe ata në spitalet COVID edhe mjekët e familjes. 

Po kështu kemi të bëjmë me segment të tëra të popullsisë, familjarë të të cilëve janë të sëmurë me COVID apo vetë pacientët, nuk kanë para për të blerë paketën e ilaçeve. 

Sot prapë me mjekët e familjes u vërtetua ajo që kemi thënë prej kohësh që paketa shkon nga 200 mijë lekë të vjetra deri në 1200 mijë lekë për një person të vetëm. Imagjinoni në qoftë se janë dy.“, tha Basha.

Basha u shpreh se Rama në mënyrë të qëllimshme po bën pak testime dhe aktivisht po ndihmon në përhapje e virusit.

“Njerëz në këto momente po përdoren për të mbuluar dështimet e Ramës, të cilit i ka dalë pandemia jashtë kontrollit. 

Rama në mënyrë të qëllimshme po i mban të ulët dhe aktivisht po ndihmon në përhapje e virusit, prandaj qeveria ka përgjegjësi politike për këtë situatë.

2 komente në “Koronavirusi, Basha ‘konspirativ’: Fatura për një person 1.2 mln lekë, Rama po rrit qëllimisht infeksionet”

  1. Eraldo says:

    Ketu ku jetoj une , ne shtepi vetem paracetamol 2,2€ nje kuti per temperaturen te jep mjeku ne shtepi ( kur je pozitiv me covid 19) , asnje médicament tjeter ! Nqs gjendja perkeqesohet mjekimi behet ne spital ( kryesisht anticoagulant dextamethasone dhe hiper ventilim me oxygène ) ! Une nuk e kuptoj kush u jep keto receta qe kushtojne kaq shume shqiptareve , ose te gjithe keta qe deklarojne keto shifra genjejne!!! Ne spital edhe ne shqiperi mjekimi eshte falas!!

    1. AsD says:

      @Eraldo
      E ke gabim sepse fatura aq shkon nese gjendja zgjat per me shume se 2 jave, sidomos per moshat e medha.
      Do marresh minimalisht 4 here medikamente (mesatarisht nga 15000 leke te rinj). Do besh minimalisht nga 2 vizita per te pare parametrat e gjakut (minimalisht nga 10000 leke te rinj). Do paguash infermiere per te bere serumin (antibiotik venoz) dhe gjilpere (nje serum 2000-3000 leke te rinj, ndersa gjilpera 1000-1500 leke te rinj). Llogarit qe mjekimi mund te zgjase 3 jave. 1 ose 2 serume ne dite dhe 1 ose 2 gjilpera ne dite (varet nga pacienti).
      Tani beji llogarite vete…. nuk me intereson cfare thote Basha apo Rama, por ky eahte realiteti per moshat e medha qe mjekohen ne shtepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje