“Demokratët po vjedhin zgjedhjet”, Donald Trump po mbledh fonde për betejën ligjore

4 Nëntor 2020, 20:40Bota TEMA

Skuadra e fushatës së presidentit Donald Trump ka filluar mbledhjen e fondeve një ditë pas zgjedhjeve për të nisur betejën ligjore kundër rezultatit të zgjedhjeve, pasi vetë presidenti ka hedhur dyshime mbi të me javë të tëra para ditës së zgjedhjeve.

Pjesëtarët e fushatës së Trump kanë nisur 6 emaile që prej mesnatës, duke kërkuar para. Në kërkesë është shkruar specifikisht që demokratët po përpiqen të “vjedhin” zgjedhjet.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë dëshmi që në shtetet ku po zhvillohet beteja për votat e Kolegjit Zgjedhor të ketë parregullsi.

Gjatë një tubimi në Kenosha, Uiskonsin, një ditë para zgjedhjeve, Tump tha se avokatët e tij do të luftonin fort për votat.

4 komente në ““Demokratët po vjedhin zgjedhjet”, Donald Trump po mbledh fonde për betejën ligjore”

  1. Kuma says:

    Po,ke te drejte!Ty,Lulit dhe Monikes,keshtu ja u bejne!Po sa ngjaniiiii,moreeeee!

    1. Tan_Tironci says:

      Sikur I ka pjelle I njejti bark. Pathetic

  2. Zaho says:

    Arrogant, prepotent ,fodull si mund te vazhdosh te jesh presid.USA nje here amerikanet u treguan tope tani boll .Botes i duhet nje udheheqes largpames

  3. Pittsburgh says:

    hahahahah cfare kllouni! PO me vjedhin votat thote manalli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje