Dy “të urryerat” e Trump-it, sërish në Kongres

4 Nëntor 2020, 11:14Bota TEMA

Dy anëtare të të ashtuquajturit “Skuadër” të Kongresit – Alexandria Ocasio-Cortez nga Nju Jorku dhe Ilhana Omar nga Minesota – fituan rizgjedhjen.

Gratë kongresiste që mbrojnë veprimet ambicioze të klimës, kujdesin shëndetësor për të gjithë dhe qëllime të tjera progresive – ndërsa përballen me zemërimin e Donald Trump – nuk do të jenë më të sapoardhura.

“Të luftosh për familjet e klasës punëtore në Kongres ka qenë nderi, privilegji dhe përgjegjësia ime më e madhe në jetë,” tha Ocasio-Cortez. “Faleminderit Bronx dhe Queens që më rizgjodhën me gjithë milionat e shpenzuar kundër nesh dhe më besuan që t’ju përfaqësoj edhe një herë”.

Trump shpesh sulmonte të dy kongresmenet, duke veçuar Omar, ku në një tubim të fundit, për audiencën e tij kryesisht të bardhë, tha se ato po përpiqeshin t’u tregonin atyre “si ta drejtojnë vendin tonë”.

Omar erdhi në Shtetet e Bashkuara në moshën 12 vjeç, pasi iku nga lufta civile në Somali dhe është gruaja e parë jo-bardhë që përfaqëson Minesotën në Kongres.

“Ne jemi duke ndërtuar një lëvizje që e sheh luftën time të lidhur me luftën tuaj dhe sheh një botë në të cilën të gjithë punëtorët mund të ngrihen”, tha Omar pasi AP projektoi fitoren e saj. “Ky është vetëm fillimi!”

2 komente në “Dy “të urryerat” e Trump-it, sërish në Kongres”

  1. Prof Dr.Kalec Dega says:

    Islamikja +Marksistja = ALbanistan

  2. american16al says:

    Nje qe te vertete pohojne se po ndertojne nje levizje kunder Americes per ta shkaterruar nga brenda me mbeshtetjen e politikaneve te korruptuar qe mendojne per xhepat e tyre dhe tregojne perralla dite e nate se po mendojne per popullin american.!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje