Kampi i Bidenit i gatshëm për betejë ligjore me Trumpin

4 Nëntor 2020, 10:27Bota TEMA
Kampi i Bidenit i gatshëm për betejë ligjore me Trumpin

Kampi i kandidatit Demokrat për president të SHBA-së, ka thënë se e ka ekipin ligjor në gatishmëri nëse Donald Trump nëpërmjet gjykatës tenton ta ndalë numërimin e votave, raporton CNN.

“Nëse presidenti e çon vërtetë para atë kërcënim për të shkuar në gjykatë për të parandaluar numërimin e votave, ne kemi ekipet ligjore që janë në gatishmëri për t’i rezistuar këtij tentimi”, ka thënë menaxherja e fushatës së Bidenit, Jen O’Malley Dillon.

Dillon e ka quajtur deklaratën e Trumpit, i cili ka akuzuar për mashtrim dhe ka kërcënuar të shkojë në Gjykatën Supreme për të ndaluar numërimin, si skandaloze.

“Deklarata e sotme e presidentit për ndalimin e votimeve është mizore, e paprecedent dhe jokorrekte. Është mizore pasi është një tentim për të marrë të drejtën demokratike të qytetarëve amerikanë”, ka thënë ajo, duke shtuar se numërimi do të vazhdojë.

1 komente në “Kampi i Bidenit i gatshëm për betejë ligjore me Trumpin”

  1. Kim été says:

    Presidenti Trump i ka fituar zgjedhjet e 3 Nëntorit ,por ish nën Presidenti Biden s’pranon humbjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje