VIDEO/ Mosha apo stresi i zgjedhjeve? Joe Biden në siklet, ngatëron djalin dhe mbesat

4 Nëntor 2020, 09:51Bota TEMA

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joseph R. Biden e përfundoi fushatën e tij presidenciale të martën me një seri gafash duke ngatërruar mbesat e tij me njëra-tjetrën, si dhe duke prezantuar djalin e tij të ndjerë si të zgjedhur në senat.

“Unë dua t’ju prezantoj me mbesat e mia. Ky është djali im Beau Biden, për të cilin shumë prej jush ndihmuat në zgjedhjen e tij në Senat në Delaware”– tha Biden me krahun rreth mbesës Finnegan, citon Washington Times.

Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015, u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm i Delaware në vitin 2006 dhe në 2010-ën por asnjëherë nuk kandidoi për Senat.

Biden u përpoq të kalonte situatën duke thënë: “Kjo është mbesa ime Natalie“. Më pas u korrigjua duke thënë “Jo, prit, kemi gabuar”, dhe prezantoi një mbesë tjetër: “Kjo është Natalie. Kjo është vajza e Beau-t”.

Biden kishte vizituar më herët atë mëngjes varrin e Beau-t në Greenville, Delaware. Natalie Biden është vajza e Beau Biden, ndërsa babai i Finnegan Biden është Hunter Biden, djali tjetër i ish-zëvendëspresidentit.

Tabloidi britanik “Daily Mail” e quajti atë “gafën më të keqe të Bidenit deri më tani”, ndërsa Express tha se ishte “gafë e ditës së zgjedhjeve horror”.

Joe Biden confuses his granddaughters: "no wait, I got the wrong one"https://t.co/BilAdbRGsJ pic.twitter.com/TUpumfFmlp

— RNC Research (@RNCResearch) November 3, 2020

1 komente në “VIDEO/ Mosha apo stresi i zgjedhjeve? Joe Biden në siklet, ngatëron djalin dhe mbesat”

  1. american16al says:

    Prandaj Europa dhe vendet e tjera “mike” e duan Biden president , sepse pervec parave ai tani nuk mban men’s se c’fare thote dhe z/v do te ta kate fuqine rreale , qe eshte nje
    person qe u eleminia qe ne javen e pare te seleksionimit, nxirrni konkluzion vete lexues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje