Një gjë mund të thuhet me siguri, Joe Biden s'arriti dot të fitojë "hershëm". Ja kush po ia jep fitoren Trump-it

4 Nëntor 2020, 09:25Bota TEMA

Nga Enver Robelli

-Ndryshimi i Amerikës shihet te roli gjithnjë më i madh i hispanikëve (sidomos atyre me origjinë nga Kuba): religjiozë, konservatorë, të mbyllur ndaj botës. Këta ia siguruan fitoren Donald Trumpit në Texas.

-Nëse aty-këtu Trump ka humbur përkrahjen e burrave të bardhë dhe të moshuarve, ai ka arritur të rrisë mbështetjen e hispanikëve, grupi votues që po shtohet më së shpejti në SHBA.

-9,4 milionë të infektuar nga korona dhe mbi 230 mijë të vdekur – duket se nuk kanë lënë pasoja të mëdha për Trumpin.

-Ende është herët për të parashikuar se kush do të fitojë, por gjithçka mund të përfundojë si më 2016 – me fitoren e Trumpit.

-Ka gjasa që vendimtare të jenë votat nga “Brezi i ndryshkut” (Michigan, Wisconsin dhe Pennsylvania), zona dikur industriale.

-Një gjë mund të thuhet me siguri: që Joe Biden nuk ka arritur një fitore të hershme. Dhe kjo e bën këtë garë një “luftë nervash”.

-Një problem i madh te demokratët është koncentrimi i njëanshëm i tyre në temat identitare.

Për shembull: në New York me vite është diskutuar nëse duhet të ketë WC publike edhe për ata që s’ndihen as meshkuj, as femra.

Po, është fantastike që në një shoqëri të jenë të gjithë të barabartë, askush të mos diskriminohet dhe secili të jetojë jetën e tij sipas preferencave intime.

Por kur debati dominohet vetëm nga temat identitare (nevojtore të veçanta apo jo për ata që s’ndihen as meshkuj, as femra), atëherë nuk është befasi që bujku i arave me misër në Iowa apo hispanikët e Texasit do të votojnë për një popullist si Donald Trumpi.

(Më shumë për këtë shih komentin: Beteja e madhe dhe e shtrenjtë amerikane, 29 tetor 2020)

8 komente në “Një gjë mund të thuhet me siguri, Joe Biden s’arriti dot të fitojë “hershëm”. Ja kush po ia jep fitoren Trump-it”

  1. Geri NYC says:

    Teksasi nuk ka qene kurre ne diskutim o gazetar i madh! Por Florida, atje jane kubano-amerikanet.

  2. Marta says:

    Dhe Florida ia dha votebesimin edhe kesaj here me sa duket,presidentit Trump!

  3. luli says:

    PO NJE LLAF THOTE “QIJU NENEN TE TE THONE BABA” EDHE KETA ISPANIKET U VURI MURIN DHE KETA KENAQEN

  4. Ardi says:

    Ore gazetar kazani, ska faj rama.
    Ku e more kajmin qe ka fituar Trapi.
    Deri tani Joe eshte perpara ka 238 vota kundrejt 213 te Trapit.
    Mos u beni edhe ju Trapa si Trapi we po kerkon ndalimin e numrimit te votave

  5. american16al says:

    Pyetja behet, perse americanet votojne masivisht Trump????
    Americanet jane te lodhur me politikane te pispillosur neper kamera dhe bejne premtime qe i harrojne sa mbyllet kronoka, Trump u zgjodh ashtu sic ishte origjinal dhe ai realizoji te gjitha se cfare premtoji.
    Demokratet kane humbur identitetin qe pas Klinton ,
    Tani jane nje amalgam politikanesh qe sejcili premton rruge floriri per rinine, popullin dhe me ne fund te plotesojne misionin e paperfunduar te premtimit qe ta kthejne Americen ne nje konsumatore te remdimte te Kines dhe Europes.

  6. Tan_Tironci says:

    Prit o Robel, ne thena, prit o Beg se ka hendek.
    Qesh mire kush qesh I fundit.

  7. aaaaaaaaaa says:

    E çfar na ka gjet. Thot (RROTBELLI) bujku i Texasit, me kë i ngatërron me fjalët shqip fshatar,katundar,qytetar, vaj me det kush jep mendim për në Amerik ……….

  8. aaaaaaaaaa says:

    E çfar na ka gjet. Thot (RROTBELLI) bujku i Texasit, me kë i ngatërron me fjalët shqip fshatar,katundar,qytetar, vaj me det kush jep mendim për në Amerik ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje