Rekord rastesh dhe viktimash nga Covid-19, Mitsotakis me ‘dorë të hekurt’: Greqia drejt mbylljes totale!

4 Nëntor 2020, 20:03Rajoni TEMA

Qeveria greke duket se do të shpalle mbyllje të përgjithshme. Sipas informacioneve të fundit pritet që nesër në orën 12 të mesditës kryeministri grek Mitsotakis t’i drejtohet përsëri popullit me një mesazh televiziv për t’i komunikuar këtë masë ekstreme në përballimin e valës së dytë të pandemisë.

Karantina e përgjithshme që thuhet se do të zgjasë nga 15 deri në 30 ditë është propozuar nga specialistët përkatës të cilët janë tepër të shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve por edhe të vdekjeve.

Mbyllja do të fillojë prej të premtes në mëngjes dhe pritet të sqarohen edhe hollësitë e fundit sa ju përket shkollave fillore dhe gjimnazeve nëse do të vazhdojnë të jenë të hapura apo do të mbyllen.

Sot është shënuar përsëri rekord rastesh dhe vdekjesh në Greqi nga covid 19.

Sipas organeve greke të Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2646 te prekur  prej tyre 823 në Selanik që ndodhet në ditën e dytë të karantinës bashkë me Serresin dhe 588 në Athinë.

Numri i përgjithshëm i rasteve prej fillimit të pandemisë ka shkuar ne 46892, ndërsa numri i viktimave në 673 ,prej tyre vetëm sot 18 . Mosha mesatare e viktimave është 79 vjçc dhe 96.4% ka pasur historik të rënduar shëndetësor.

Gjithashtu edhe numri i personave në terapi intensive ka shkuar në 179 .

Rritje të konsiderueshme të rasteve ka pasur në Larisa 111, në Drame 85, në Rodhopi 83, Serres 72,  Evro 61, Kavala 57,  Ksanthi 55, Pella 54, Kilkiz 51,  Imathia 44.

3 komente në “Rekord rastesh dhe viktimash nga Covid-19, Mitsotakis me ‘dorë të hekurt’: Greqia drejt mbylljes totale!”

  1. LULI says:

    Micotaqi, QENI NESNIK I LEGENAVE TË RENDIT TË RI BOTËROR.
    Shkatërroi Ekonominë e Greqisë me Izolimin e ri, për një virus që e vë në dyshim shumica e komunitetit ndërkombëtar të mjekësisë .
    Me qindra Shkencëtarë Nobelostë të mjekësisë pas shumë kërkimesh dhe analizash kanë dalë në përfundimin se ky virus, është Mashtrim , jo vetë ekzistenca e tij, sepse si virus ekziston, por rrezikshmëria e tij për njeriun.
    Vetë OBSH-ja , KA DEKLARUAR PUBLIKISHT SE, KY VIRUS ËSHTË SI GRIPI SEZONAL NDOSHTA PAK MË I RËNDË, POR GJITHËSESI JO KAQ I RREZIKSHËM SA E PARAQESIN PLEHRAT E RENDIT TË RI BOTËROR,(MICOTAQI, RAMA, MAKARONI, MERKEL ETJ)
    M8COTAQI dënoi me vdekje ekonominë greke dhe jwtët e gjysmë milion shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, plus atë të 10 milion grekëve…
    TË GJITHË KËTA PLEHRAT DUHET TË GJYKOHEN PËR KRIME NDAJ NJERËZIMIT…

  2. Tropojani says:

    I pari qe duhet te denohesh je ti Luli i Vocer menderisht edhe shpirterisht. Po te jap nje fakt pa e ekzagjeruar as edhe 1 mm. Ketu ku punoje e jetoje une ne Amerike ishin kamionet frigoriferik jashte spitaleve gjate pranveres. Se sa vdekjeprures eshte nuk e di, por di nje gje: po te mos ta kontrollosh edhe ai 1% eshte shume edhe large-qofte po te jete babai ose mamaja jote do mendoje ndryshe. Per masat e parandalimit as nje mbyllje totale edhe as hapje totale duke pare edhe ecurine e rrasteve neper spitale derisa te gjendet nje vaksine ose nje trajtim intesiv me antibiotikë. Te tjerat dihen, higjene, maske kur jeni afer , distance, edhe kujdesuni per sistemin imunitar me aq sa kini mundesi. Kujdes edhe Perendia me te gjithe .

    1. LULI says:

      Tropojani, zgjohu pak ,mos fli gjumë.
      Po të ishte kaq i rrezikshëm dhe kaq vdekjeprurës , sot SUEDIA e cila NUK MORI ASNJË MASË MBROJTËSE , duhet të ishte përgjysmuar popullata.
      Në Itali të 98% e të vdekurve ishte mbi 75 vjeç dhe kishte nga 1 ose më shumë sëmundje të rënda (Kancer,Diabet niveli 4, zemër, goditje në tru etj,etj) gjithashtu në deklaratën e komunitetit mjekësor italian u tha se, shumica e pacientëve vdiq ,sepse mjekët bënë terapinë e gabuar, duke ju dhënë oksigjen më shumë me mendimin se godet mushkërinë ndërkohë që virusi krijonte trompozë , dhe dhënia e tepruar e oksigjenit rezultoi fatale.
      Pra o Tropojani ata nuk i vrau virusi por njeriu.
      Gjithashtu o Tropojani, NUK TË BËRI FARE PËRSHTYPJE QË, NË KOHËN E VIRUSIT , TË GJITHA SËMUNDJET E TJERA MORËN “PUSHIM ” ???????
      NUK TË BËRI ASPAK PËRSHTYPJE QË NUK VDIQ NË SHKURT MARS PRILL , NUK VDIQ ASKUSH NGA ASNJË SËMUNDJE TJETËR PËRVEÇ VIRUSIT ??????
      ZGJOHU TROPOJANIIIIII ZGJOHU !!!!!!
      MOS E HA SAPUNIN PËR DJATHË …..!!!!
      A E PYETE VEHTEN SE PËRSE TË GJITHË MJEKËT E TELEVIZORIT ,POLITIKANËT , MUNDOHESHIN ME MASHTRIME , ME VIDEO TË RREME ,DHE FOTOGRAFI TË REME (MARË NGA FUNDOSJA E ANIJES ME AFRIKANË NË VITIN 2012 NË ITALI ) ???????
      A E PYTE VEHTEN SE PËRSE NGUTET KAQ SHUMË SHTETI PËR SHËNDETIN TONË , NDËRKOHË QË KANCERI, SIDA, MALARJA, ETJ PO BËJNË KËRDINË ??????
      TRPOJANI ZGJOHUUUUUUUU !!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje