Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një statusi në facebook ka reaguar në lidhje me konfirmimin e aktakuzave nga Gjykata Speciale të Krerëve të UÇK-së.
“Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe t’i shlyejë krimet kundër njerëzimit e gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë. Pikë!”- theksoi Cakaj në nisje të reagimit të tij.
Sipas Kryediplomatit, kërkesa e drejtësisë së vërtetë është e qartë, prandaj Serbia, jo Kosova, do të duhej të ballafaqohej me të kaluarën e saj kriminale dhe të dorëzonte kriminelët e luftës (të veshur edhe me kostumin e politikanëve të sotëm) para drejtësisë.
“Krimet e supozuara të luftës në Kosovë janë hetuar nga UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i, gjykatat vendore dhe tani, në mënyrë krejtësisht të njëanshme, edhe nga Gjykata Speciale. Kosova, ndryshe nga Serbia, deri më sot ka treguar të gjithë gatishmërinë e nevojshme për të bashkëpunuar me të gjithë mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare. Kosova s’ka asgjë për të fshehur: lufta e saj ka qenë e pastër dhe e drejtë.”- shprehu bindjen Cakaj.
Më tej, Ministri në detyrë Cakaj, theksoi se sjellja e krerëve të UÇK-së dhe e institucioneve të Republikës së Kosovës në këto dy ditët e fundit, është jo vetëm dinjitoze në rrafsh personal dhe kombëtar, por edhe shprehje e gatishmërisë së plotë për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën. Sipas tij, krerët e UÇK-së sot edhe njëherë mbartin barrën e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së dhe gjithë historisë së vonë të Kosovës.
“Ne mbesim krejtësisht të bindur në drejtësinë e luftës dhe në pafajësinë e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova, si gjithmonë, do të ngrihet edhe më e fortë pavarësisht sfidave!”- përfundoi reagimin Kryediplomati.
Cakaj ….. Genti vogelushi nuk ka faj se ne periudhen e viteve 90 -98 ka qene ose ne çerdhe ose ose tek koqet e babait pa dale akoma ne drite . Po Cakajt duhet t’ja thote dikush me i vjeter qe uçk ne fillimet e saj e deri ne vitet 97-98 eshte quajtur nga vete aleatet tane strategjik SH.B.A -te si organizate terrorriste !!!!! Pastaj me te “rejat” qe u “hodhen” ne interesat e te dyja paleve u fshih nga lista e organizates terrorriste dhe u etiketua si levizje popullore . Tani te te quajne SH.B.A.-te terrorrist nuk besoj te kete qene keshtu kot per “qejf” te dikujt kur dihet qe ata ishin gjthmon prezent ne Ballkan ku kishin dhe interesat e tyre dhe sherbimet e inteligjences ishin mire te informuara se ç’po ndodhte ne tere Ballkanin . Pra ata zoterit e luftrave i njihnin mire komandantet e kesajorganizate dhe dinin mire dhe veprimtarine e tyre para dhe pas formimit te uçk-se dhe po keta zoterit (qe permenda me siper) jane akuzatoret kryesore te ish-komandanteve te uçk-se …. pra vogelushi Cakaj merre me me terezi hartimet dhe permbaju fakteve sepse uçk-ja nuk eshte Thaçi, Haradinaj ,Krasniçi apo Veseli ….lere drejtesine tze veproje .
TROMPIST :UCK apo elementet e saj te pare kur filloi formimi i ushtrise kishte qellim terrorrin? Ju beheni me katokik se papa.Amerika i quajti terrorrist por ja qe nuk ishin te atille se ajo me ata bashkepunoi.Por a mund te vesh shenja barazie midis 100 te vrareve dhe mijra e mijra te varrosurve ne Serbi? Kane pesuar gje Vucic e Dacic,si pjestare te grupeve te larta,sherbetore te MILLOSHEVICIT???/.A i pastruan agresoret ,denuan perdhunuesit dhe nga rreth 4000 te vrare ne Kosove kishin mbetur pa denuar gjithe ata luftetare per 100 te ashtuquajtura vrasje? Apo jane akrobacite e Dik Marti i vene nga agjente serb??Dhe mbi te gjitha perqesh ministrin Caka sikur ti paske mbajtur peshen e luftes dhe paske te drejte te shprehesh dhe ai jo.dhe e verteta eshte se edhe ai i perjetoi ngjarjete luftes dhe nuk qe atje ku thua ti sikur ti vete nuk ke qene tek ato te babait tend.
A thua se ne Hage jane grumbulluar nje grup historianesh dhe po shkruajne historine per nje ish grupim para-ushtarak dhe jo nje gjykate nderkombetare qe gjykon akuzat ndaj disa individeve per vrasje, kercenime, tortura e krime te tjera!!!!
Po ne qoftese dikush apo disa do te dalin fajtor per akuzat e ngritura nga kjo gjykate, cfare do thuash me pas?
Kush je ti more qe nje gjyq nderkombetar ndaj disa individeve, qofshin edhe ne poste te larta, e trajton si gjyq ndaj Kosoves?!!! Ne ate gjykate jane akuzuar e denuar shume ish pushtetare te Serbise, Kroacise e Bosnjes, por nuk doli ndonje minister i jashtem apo dikush tjeter ne postet qeveritare te ketyre vendeve te akuzojne Gjykaten e Hages se po “rishkruan historine e vendeve te tyre” dhe, ne fund te fundit, nuk humbi as dinjiteti dhe as respekti i ketyre vendeve ne arenen nderkombetare!
Je 1.
Zoti Cakaj, je Minister dhe jo maturant per te bere hartime te bukura…(bile te stilit hoxhist…???!!!)
Kush po e thote kete mor injorant- majmun!
ju idhetaret e drejtesise nderkombetare duhet tu kujtojme se kane kaluar 20 vjet ku ishin prokuroret perse u la kaq gjate..jane mijera pyetje pa pergjigje e duhen volume te tera te shkruhen …pas luftes dyte boterore menjehere kreret e nazizmit dolen para gjyqit ashtu si sllobodani e regjimi i tij vrases..po nuk kam pare ndonje gjyq per udheheqesit e aleances qe fitoi luften e dyte boterore…per mua ku aksion drejtesie eshte veprim i aleancave anti shqipetare mos ju duket cudi
.ska mundesi te gjithe udheheqesit e nje ushtrie clirimtare ti akuzosh per krime kunder njerezimit .lufta ka ligjet e saj e ato nuk funksionojne si ne paqe..ne lufte ka dy pale e perballen per jete a vdekje..ne lufte mungojne buqetat me lule.
per mua serbia duhet te kishte paguar edhe ekonomikisht demet qe i solli nga lufta kosoves.po te kishin qene vendimet e drejta sot midis kosoves e serbise do kishte paqe e mardhenie normale..por per fatin tone te keq ne rajon pleksen interesa te medha te te medhenjeve e gridjet e tyre i vajme ne shqipetaret.uroj qe te akuzuarit te mbarojne shpejt kete beteje te stisur e te clirohen vete shpirterisht me familjet e tyre po edhe nje popull i tere qe edhe viktime edhe mbahet i izoluar nga europa te jetoje si gjithe te tjeret.rrofte uck lavdi deshmoreve te saj per liri e panvarsi .une jam perkrah cdo kosavari..rrofte shteti i kosoves.une jam shqipetar
Kosovaret qe hiqen kampion te drejtesise duhen kthyer nen serbi. Aty do kuptojne c’eshte drejtesia.