Kosova nuk është më e mirë pa Hashim Thaçin

5 Nëntor 2020, 17:06Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Ndonëse fjalori i përgjithshëm, politikisht korrekt, po uron që Hashim Thaçi të dalë i pafajshëm në Hagë, ndonëse të gjithë njëzëri përbetohen për pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së, shumëkush sot është ndjerë i gëzuar që Gjykata Speciale u bë shkas, për daljen e presidentit të vendit nga dera e pasme e politikës.

Hashim Thaçi nuk i ka pasur të paktë armiqtë dhe kundërshtarët. Një pjesë e tyre kanë një ndjenjë lehtësimi për këtë fund të palavdishëm.

Disa janë të kënaqur se pas kësaj, këmbët e “Gjarprit” do të priten, se shteti okult i ngritur ndër vite do të shkërmoqet, se “klani pronto,” që ka mbajtur peng institucionet dhe ekonominë e vendit nuk do t’i ketë ditët të gjata.

Disa i gëzohen faktit se kapja e shtetit do të marrë fund, se PDK-ja, partia kryesore e dalë nga lufta, që prej 13 vitesh nuk i ndahet atij. Pa Hashimin dhe pa Kadriun do të katandiset aq keq sa nuk do të mund ti bëjë më dëm Kosovës.

Disa ngushëllohen me faktin se manovrat makiavelike për të kundërvënë njëherë Ramushin kundër Isës dhe herën tjetër të dy bashkë kundër Albinit, nuk do të jenë mënyrat e vetme se si do të bëhet politikë këtej e tutje.

Disa ndihen të shpaguar se Presidenti që këmbënguli për të ngritur Gjykatën Speciale për t’i bërë varrin shokëve, ra edhe vetë aty brenda.

Disa marrin frymë lehtësisht se kufijtë e Kosovës dhe territoret e saj nuk do të jenë më monedhë shkëmbimi për fatin politik të një njeriu të vetëm ose të bandës që qarkon përreth tij.

Disa kanë shpresë se lidhje okulte nga ato me tipa të neveritshëm dhe arrogëntë si kaubojsi harbut Grenell, nuk do të jenë më në gjendje të përmbysin vullnetin e zgjedhësve të një vendi.

Në mënyrën e tyre, të gjithë ata që gëzohen në fshehtësi për faktin se akuzat penale të Speciales u bënë leva e shpëtimit për të mbyllur epokën e sundimit të partisë më jetëgjatë të pasluftës në skenën kosovare, kanë në një farë mënyre të drejtë. PDK-ja e drejtuar nga Thaçi është një përzierje e të gjitha atyre që u thanë më lart.

Por ama, ikja e Hashimit nga presidenca drejt Hagës nuk është një larje përfundimtare e hesapeve me Thaçizmin.

Le të marrim një një shembull të kohëve të fundit.

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke votuar në mënyrë të qartë pro opozitës, elektorati kosovar dha sinjalin më të pastër se donte të ndahej nga kjo lloj mënyre qeverisjeje. Ata votuan masivisht Vetëvendosjen, që ka pasur qëndrime të prera kundër shtetit të kapur nga Thaçi dhe PDK-ja dhe njëkohësisht LDK-në që për oportunizëm politik vendosi në krye Vjosa Osmanin, për të hyrë në sintoni me plagën e kohës.

Por kjo qeverisje i pati ditët tejet të shkurtra sepse kundër saj u reshtuan menjëherë politikanë të të gjitha ngjyrave që janë në mënyra të ndryshme modele bastarde të Thaçizmit. Edhe Isa Mustafa edhe Agim Veliu edhe Avdullah Hoti edhe Ramush e Daut Haredinaj u bënë të gjithë bashkë.

Bashkë me ta, me politikën e kulisave që i kundërvihet votës popullore, me kompromiset e ndyra që shërbejnë për qëndrimin me çdo kusht në pushtet, u njësuan edhe shumë figura me emër të shoqërisë civile apo analistë dhe gazetarë të njohur.

Ata, së toku ishin dëshmia më e mirë se me ujin e ndotur të Thaçizmit ishin spërkatur nga pak të gjithë.

Prandaj, zgjidhja e sotme me “deux ex machina” për ta nxjerrë Hashim Thaçin dhe grupin e tij nga politika përmes Gjykatës Speciale, nuk ishte më e mira e mundshme.

Ajo nuk ka pse çon në ekstazë kundërshtarët e hershëm që janë lutur në fshehtësi që kjo ditë të vinte. Sepse në thelb ajo ka ndëshkuar njeriun dhe jo modelin.

Që të shpresohet se një ditë, ndarja me shtetin klanor, me institucionet e kapura, me politikën e kulisave, me diplomatët  e dealeve personale, pra se të gjitha këto sëbashku do të bëhen realitet, duhet tjetër gjë. Duhet të ndëshkohet jo personi, por fryma që ai përfaqëson. Kjo nuk bëhet përmes gjykatave, qoftë edhe ndërkombëtare, por vetëm përmes zgjedhjeve.

Për fat të keq, Kosova nuk arriti që në 13 vite të përdorte këtë rrugë për të mbyllur llogaritë me Hashim Thaçin. Prandaj sot nuk ka vend për ata që gëzohen nga prangat e mundshme në duart e tij. Ato s’garantojnë aspak një vend më të mirë, ndërkohë që nuk shmangin dot atë që sot do të dukej e pamundur, rikthimin e Hashim Thaçit si triumfator nga Haga në skenën politike.

7 komente në “Kosova nuk është më e mirë pa Hashim Thaçin”

  1. Bashkim says:

    Baci kulaci. . VOTUAN MASIVISHT ALBINLADENIN ME 25% THOTE KI KULISHI I BLLOKUT POR BOLET E HASHIMIT DO TI MBANI VAZHDIMISHT NE QAFE SE NUK E GJEN GJE GJIGANDIN ME I LAVDISHEM DO TE KETHEHET DHE JU UDBASHET DO MBETENJ SI TE DHJERE.

  2. Vicidoli says:

    Shkurt ti je nje qelbesir,po kur do te na largohet kapokapizmi i lejfenave te shtypit shqiptare si puna e ketij qelbesine.Ky maskara qe e quan thacizem dua ti them se keto djem te ri qe akuzohen sot ata rrezikua jeten per vendin e tyre e jo si ti more maskara qe i pate te gjitha gati si perpara ty qendruar ne bllok e sot na shitesh si njeri i kulluar e duke u bere moral tjerve

    1. Kosovari Romantik says:

      Vicidoli historia e Kosoves i njeh dy lloje njerezish. Komunantat uqkurca e spiunat ldkurca qe per shtetin e Kosoves jan ma te zi se Serbia. Dhe i njeh patriotat e vertet te VV ne krye me Albin Kurtin qe perpiqen me mish e me shpirt me e shpetu Kosoven nga okupatoret uqkurca dhe spiunat ldkurca.
      Vdekje uqkurcldkurcave, Liri Kosoves!!!

  3. Gjyshi e filloi karrieren ne kohen e Zogut si punonjes I Konsullates ne Beograd,dardha nen dardhe……..

  4. Kim été says:

    Fyente politikanët tanë çdo ditë.

  5. xhemal says:

    ptuuuu..fare e keqe ne diten me te veshtire mundohesh te besh politike..je nje palaco ..gazetar nje shpirtvogel e shpirtzi..thelle thelle je ti qe gezohesh po me qellim fsheh te verteten e kesaj ngjarje antishqipetare .anti betejave per liri e pavaresi te atyre popuj qe persekutohen ,masakrohen ,vriten,vidhen ,qe u ndalohet te shkollohen ne gjuhen e tyre,qe poshterohet identiteti i tyre gjuha, kultura flamuri etj.keshtu ka qene kosova.uck eshte nje krijese lirie ,paqe ,panvaresie ,progresi zhvillimi,bashkepunimi .po denohet viktima jo xhelati.akoma kosova eshte nje geto mes evropes e izoluar .e tradhetuar e shfrytezuar e kethyer ne kavje nderkombetare ekspertimenti me demek demokracie e tani pas 20 vjetesh kujtohen prokuroret politik te akuzojne ideatoret ,organizatoret e veprimtaret e lirise si pergjegjes per krime kunder njerezimit? per kete ngjarje duhen vellime te tera per te shkruajtur po tani eshte momenti te mbeshtesim luften e uck .te mbeshtesim kosove e tu kerkojme europianeve e amerikaneve ta bejne te qarte me ke jane me kosoven apo me xhelatet e gjenocidit ,te lejojne njerezit e kosoves te levizin te lire si te gjithe popujt e tjere ,mos te kene frike se ndodh gje nga unifikimi i shqipetareve pervecse do jete me e sigurte paqja e progresi.Kete e ka vertetuar historia e shqipetareve te cilet askujt si ka bere keq ,si ka rene meqafe askujt.e kunderta ka ndodhur.po te kujtoj se asnje nga fituesit e luftes dyte boterore nuk u gjykua se ishte lufte e drejte sic eshte edhe e uck.ndersa ju analistet portahaleve doni ti shtoni vuajtjet e njerezeve…po koha sic sheron edhe gjykon.une kam besim se asnje tentative per te erresuar luften e drejte nuk.do eci.e verteta di fitoje.rrofte kosova .lavdi uck ,deshmoreve te luftes per liri e pavaresi

  6. Lumi says:

    U votua masivisht VV thote legen Bushati. Po nje mandat me shum se LDK mori ore mashtus. Thaqit I hangesh ate qe nuk permendet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje