Si ka mundësi edhe në Amerikë?

5 Nëntor 2020, 19:27Blog TEMA

Nga Irena Beqiraj

Më shumë se rezultati i zgjedhjeve më impresionojnë reagimet në rrjetet sociale Disa me tone tallëse shprehen që Amerikanët paskan mësuar nga Shqiptarët, ndërsa disa klerikë politik nënqeshin duke pohuar që kontenstimi është normë që duhet pranuar.

Kontestimi i zgjedhjeve e nuk është fenomen i ri në Amerikë.

Autorët e një studimi të udhëhequr nga shkencëtarët politikë Jack Edelson të Universitetit të Wisconsin-Madison dhe Joseph Uscinski të Universitetit të Miamit, tregojnë që pas humbjes së republikanit Mitt Romney në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në SHBA , 49% e republikanëve besonin se një grup aktivist demokrat kishte vjedhur zgjedhjet për presidentin Barack Obama.

Po kështu, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000, 31% e demokratëve besuan se George ë. Bush kishte vjedhur presidencën . Kështu që 31% e demokratëve deklaruan se nuk e konsideronin Bushin një “president legjitim”.

Paranojat kanë qenë të ndryshme. Republikanët e SH.B.A-ve janë veçanërisht të prirur të besojnë se ka më shumë vota sec duhet të kishte, ndërsa demokratët janë më të shqetësuar për heqjen e të drejtës së votimit.

Autorët po ashtu citojnë se nga studimi i letrave të drejtuara redaksisë editoriale të York Times nga 1890 deri në 2010, vihet re se humbësit e pakënaqur vënë në pikëpyetje pothuajse çdo zgjedhje presidenciale në SHBA.

Në vitin 2005 në vigjlje të daljes së rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri kujtoj një ish- kandidat për deputet i cili kishte humbur në zonën e Kombinatit karshi Bujar Nishanit. I përlotur, duke u dridhur ky burrë i pakujdesur për pamjen e tij të jashtme (e cila nuk cedon kurrë) deklaronte se aty zgjedhjet ishin vjedhur.

E cuditur edhe e paditur pyesja: si ka mundësi që humbja në zgjedhje e bën edhe burrin të qajë me lot korkodili ?

Duke lexuar kuptova që sa më narcizistë kandidatët aq më shumë janë të të bindur për epërsinë e tyre dhe kështu e kanë të pamundur të pranojë humbjen. Humbja është kërcënimi më katastrofik për egon e tyre . Në vlerësimin e tyre, askush nuk mund t’i mundë drejtësisht.

Akuzat për mashtrime e vjedhje votash në këtë kontekst janë qetësuesi i përsosur psikologjik, në mbrojtje të egos nga kërcënimi që sjell humbja. Mësova me kohën që humbja është rezultati më shqetësues emocional i cili shoqërohet nga mohimi. Psikologët tregojnë që kur narcizmi, shqetësimi emocional dhe mohimi kombinohen bëhen bindëse .

E pra, psikologjia e humbjes dhe mjetet e mohimit të saj, nuk kanë lidhje me nacionalitetin shqiptar amerikan apo Italian por me karakteristikat e individëve të cilat janë duke konkuruar.

Psikologët shpjegojnë që ekziston një lidhje të fortë midis ndjenjave të pafuqisë dhe paranojës së konspiracionit. Mbështetësit e humbësit në zgjedhje kanë më shumë gjasa të dyshojnë për mashtrime.

Besimi se shkaku i humbjes është padrejtësia bëhet më i fortë kur rezultati është i ngushtë, dhe kur aftësia e publikut për të qenë racional është e dobët duke u bërë pre e lotëve të korkodilit.

9 komente në “Si ka mundësi edhe në Amerikë?”

  1. Sazani pa gur says:

    E ke gabim – eshte kronkrondili!

  2. Skender Beu says:

    Pse çuditesh moj İrena?!?! Ti se pari duhet mesosh se si eshte krijuar amerika, nga cilet popuj dominohet, etj etj dhe do arrish ne konkluzionin se dhe amerika veç llafe ka. Perbrenda nuk eshte gje tj veç nje dru i kalbur. Historikisht eshte udhehequr nga çifligare, ku ligjin e ben rruga, ka vrasje gati me shume se çdo shtet tj. Shko e leshon disa bomba ktu atje duke bere te fortin. Pilici vret kedo dhe nuk denohet. Shkurt muhabetit pervojen e madhe te demokracise si shtet e ka derguar edhe ne afganistan, libi, irak, etj.
    Si gazetare e re dukesh, dhe duhet te kuptosh nje gje: vetem PERVOJA nuk blihet me para apo me klering ?

  3. loni says:

    zbukuroheni dhe stoliseni si te doni,por keto lloj zgjedhjesh nuk kane ndodhur as ne shqiperi qe disa simpatizane te nje krahu te dalin me arme ne duar per te mbrojtur zgjedhjet gjasme te trumpit,nje gje dua te them,qe amerikes nuk i takon me te flasi per zgjedhjet qe zhvillohen neper bote,erdogani duke pare keto gjera i ka te vjedhura zgjedhjet pa filluar,kur presidenti i globit sic eshte trumpi del dhe deklaron fitoren pa u numuruar votat,erdogani apo putini apo ai i iranit etj e kan te vulosur fitoren edhe po nuk i zhvilluan zgjedhjet,ne vitin 2020 te ndodhin gjera te tilla ne amerike eshte per te vene duart ne koke,flisni dhe thoni duke justifikuar cdo gje,por per nje gje te jeni te sigurt,keto pal zgjedhjesh qe beri trampi ja kaluan eshte sali berishes,kot nuk thoshin ish komunistat ne fundin e tyre,qe edhe kapitalizmi eshte nje sistem i kalbur qe nuk do jetoj shume vite mbas komunizmit,se do vij nje dite qe edhe ata do bejne te njejtat gjera si komunistat por me nje emer tjeter jo diktatori por AUTOKRACI qe ne popull do shitet si nje fitore demokratike kunder komunizmit,por thelbi i saj do jet nje diktatori gjasme liberale vetem ne disa drejtime,mund te me thote dikush se kush politikan kapitalist eshte denuar per shperdorim detyre,askush,keshtu ndodhi edhe kur lulezonte komunizmi,asnje kryeshteteror nuk u denua kurre,duke len te kuptohet qe ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe,politikanet gjithmone jane mbi ligjin dhe kurre ata nuk denohen ne cfaredo sistemi apo kohe.zgjedhjet ne amerike jane njelloj si zgjedhjet ne ballkan apo bjellrusia.

  4. Vrkrt says:

    …pse ,t rre menija qe mretnesha o virgjnesh ?
    ..e ha mretnesha tapën e panxhës siç ha gomarica hajdarsalen e gamorit n dit me diell vap..
    ..yp e yp e shkep nanji qyp..

  5. anton says:

    Ne The New York Times shkruhej ne nje artikull sot: – Win or lose, he will not go quietly away. Qenka më i keq se Saliu.

  6. american16al says:

    Welcome Africa…..
    Kjo eshte rruga qe kerkohet te instalohet prej kohesh me ndihmen e “liberaleve” dhe “miqeve” te jashtem te USA.,

  7. Po ne ,deri ne 96 en as qe e mendonim se vota mund te tjetersohej , vidheshe , te mos numurohej fare , te bliheshe me miell , me lek , me vend pune e tej e tej , ku e mesuam valle mos eshte pervoje shqiptare , jo .
    Po ashtu dhe mos njohja ,kontestimi , apo me e keqja akuzimi se po s’fitova une ,pa tjeter ti me ke vjedhur , dhe me qesharakja kur akuzojne te tjeret , ata qe futen kulturen e vjedhjes te votes tek ne , qe dhe brenda familjes te tyre politike nuk bejne dot zgjedhje pa vjedhje , se ju eshte bere ves .

  8. Zonja Irena Beqiraj po te drejtoj miqesisht pak rreshta, per te te thene se NUK e njeh aspak Politiken e le pastaj ate Nderkombetare e vecmas amerikane. Persa ke bere ne Shkollen apo Shkollat qe ke kryer per ekonomi-finance, nuk ke asnje lidhje dhe njohuri me Politiken ne pergjithesi e sidomos me mekanizmin e Zgjedhjeve, si ne Shqiperi dhe ne Amerike nese ke deshire te perifrazosh do profesore me emer ne Amerike, ne lidhje me cfare pretendojne palet humbese apo fituese sipas rastit. Kuptohet qarte qe shkruan cfare lexon nga Interneti dhe nuk e njeh fare cfare eshte Politika e sidomos Zgjedhjet kudo qofshin ato.
    Me tej dua te te shkruaj dhe keto pak rreshta; Te ndjek here pas here, por jo rregullisht absolutisht, sepse kuptoj qe JO vetem ju personalisht apo Ajo tjetra Briseida Shehaj tashme nder “KAPOT” e LSI ne Tirane (gazi i Mediave dhe popullit me theniet idjoteske sa ska me neper konferenca shtypi kur ishte Drejtore pergjithshme e Tatimeve, etjera poste me pas, deri sa e flaken se shume e duruan ne fakt…), dhe do te tjere a te tjera qe ju nxorri ne njohje e poste shtetrore-publike pikerisht Edi Rama dhe PS, se nuk ju njihte askush per “Qiell e per Toke” edhe pse keni Diplome Universiteti apo dhe do Pas-Universitare a ndonje Copy-Paste PhD, si shumica e Prof. apo Dr. (PhD) ne Shqiperine post 1991.
    Jeni pozicionuar prej kohesh ne Media si ANTI Qeverise aktuale, sepse deshtuat ne detyrat qe ju vune ne Dikasterin e Financave, pasi nuk ju le hunda e asaj qe jeni thjeshte Teorike dhe kujtoni si Ti dhe ajo laraska tashme ne “Banden” apo Jashteqitjen LSI Briseida Shehaj, se nuk ka te tjere me te afte per te kontribuar ne poste shteterore.
    Mundohuni Zonje, POR JO VETEM tI, te mos harroni pasi Latinet kane nje thenie brilante per cdo kohe; KURRE MOS HARRO NGA VJEN DHE KU KERKON TE SHKOSH, SEPSE DO GABOSH…,

    1. f says:

      Mire do ishte te na thoshje si te quajne tamam, Henrieta G.!!!!!!
      Sepse kur nuk ke kurajo te vesh emrin tend te vertete ne ate qe shkruan, “fjala” jote ose nuk ka vlere,, ose vlen vetem ne hale!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje