Arrestime edhe në Shqipëri? Haga mund të lëshojë fletë arreste për burgjet e UÇK në Kukës, Has dhe Cahan

6 Nëntor 2020, 13:33Sociale TEMA

Fletë arrestimet e prokurorit special Jack Smith për krime lufte mund të lëshohen edhe për shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri.

Një burim diplomatik në dijeni të zhvillimeve të kësaj çështje tha se arrestimet më të fundit te ish drejtuesve të lartë të UÇK-së në Kosovë janë vetëm fillimi një vale të gjatë arrestimesh, personash që do tu duhet të përballen me krime lufte.

“Për aq kohë sa gjatë luftës shteti shqiptarë lejoi ngritjen e burgjeve të UÇK në territorin e vet nga ku është vërtetuar se kanë ndodhur krime, atëherë me të gjitha gjasat prokurorët special do ti shtrijnë arrestimet e personave përgjegjës në Shqipëri” tha burimi diplomatik.

Në dokumentin e plotë të aktakuzës njohur si aneksi 3 publikuar dje nga Gjykata Speciale e Hagës krahas burgjeve të UÇK në territorin e Kosovës renditet edhe tre burgje në Kukës, Has dhe Cahan të Tropojës ku prokurorët thonë se janë konsumuar krime lufte.

Këto burgje në territorin shqiptarë krahas ushtarëve të UÇK ruheshin dhe nga qytetarë Shqiptarë prej zonave të veriut që iu bashkuan UÇK.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu thotë se nëse prokurorët do të duan të arrestojnë edhe shtetas shqiptarë atëherë do të jemi përpara skenarit të detyrimit të Shqipërisë për të pranuar zgjerimin e veprimit të kësaj gjykate edhe në territorin e republikën së Shqipërisë.

Ka të dhëna jo zyrtare, se prokurorët e Hagës kanë të administruar në dosjen hetimore edhe një vendim të Këshillit të Ministrave të qeverisë shqiptare në vitin 1998 firmosur nga të gjithë ministrat e asaj kohe për armatimin e UÇK dhe  vënien në dispozicion të  bazave për qëllime prapavije në Verilindje të Shqipërisë.

Kjo është edhe pjesa më problematike që e përfshin Shqipërinë në këtë hetim pasi me vendim qeverie të asaj kohe u lejuan lehtësi për UÇK e cila krahas marrjes të armatimit, kampeve stërvitore, ngriti edhe 3 burgje nga ku sipas prokurorëve nga keqtrajtimi humbën jetën disa persona.

7 komente në “Arrestime edhe në Shqipëri? Haga mund të lëshojë fletë arreste për burgjet e UÇK në Kukës, Has dhe Cahan”

  1. Zeni says:

    Atehere kompetenca e gjykates speciale antishqtare te shtrihet ne te gjjitha vendet e organizatat qe kane pasur qofte edhe nga mision me nje person te vetem ne Kosove…..
    Nga Japonia, Rusia deri tek OKB e Eulex
    Policet rumune kane vrare me dashje e me deshire protestues ne mes te rruges e ne mes te dites ne Kosove e su tha njeri plaç me goje
    Ose keshtu ose te vijne e te mbarojne punen e serbeve
    Turpe e tallje te tilla per se gjalli nuk mbahen
    Ose ta shkrijme Republiken me duart tona ….ska me kuptim

  2. arben says:

    Haga mund ti leshoj keto urdher arreste dhe ne shqiperi, po me pas ti fusi ne b… se nuk jemi legena si europianet e si ky zagari dick marty e si S.B qe shesim luften e drejte per liri te UCK-se

  3. Ledio says:

    Perse prokuroret e Hages nuk denuan nje shtetas rus (lere me Putinin) per krimet e kryera ne Checheni? Keta lesh prokuror merren me shtete te vegjel edhe pa perkrahje diplomatike. Si ka mundesi qe keta mbeshteten ne hetimet e nje prokurori Serb?

  4. Arbeni says:

    Kjo do të ndodh nqse do ta lejoj shteti shqipëtar.Prokuroria dhe dhomat e sprcializuara te gjykates ne Hagë nuk kanë juridiksion ne Shqipëri.

  5. Rrit konush,te haj kembet says:

    Jane dosjet e Lulit dhe argjites.Ta bejme dhe kryeminister dhe jemi ne rregull.O moj Shqiperi,e mjera shqiperi

  6. Yt says:

    Keto jane pasojat e sali berishovicit…dhe lulkes…me Argjiten kurve…

  7. Alessio says:

    Haga dhe asnje gjykate nderkombetare e krijuar pas luftrave te ndryshme. Shqiperia nuk ka qene kurre ne lufte keshtu qe nuk ka pas perse te gjykohet. Por nese Shqiperia lejon hetime ne teritorin e saj atehere duhet ta ndryshoje kushtetuten dhe te pranoje pushtimin nga nje trupe e huaj. E ka kerkuar edhe prokurori i serbise per te bere hetime per akuzat e Dik Mutit por nuk u lejua dhe asnje nderkombetar nuk e hapi gojen. Ndersa Kosova eshte akoma pjese e Serbise ne baze te rezolutes 12 44 te OKB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje