Korrespondentë amerikanë dhe media të tjera sociale po nxjerrin në pah se Donald Trump mund të jetë duke pësuar disfatë në shtete si Georgia e Arizona për shkak të kritikave që ka bërë më herët për dy heronj amerikanë.
Biden aktualisht udhëheq në të dy këto shtete, që kanë votuar për republikanët gjatë presidencialeve të fundit, ndonëse numërimi i votave nuk ka përfunduar ende.
Trump ka sulmuar në mënyrë të përsëritur senatorin e ndjerë të Arizona, John McCain, duke vënë në pikëpyetje nëse duhet të konsiderohet ose jo hero lufte, sepse kishte qenë i burgosur në Vietnam.
Vitin e shkuar, Trump tha se McCain “kishte dështuar në raport me veteranët” dhe e sulmoi për “një luftë në Lindjen e Mesme”, duke iu referuar mbështetjes së senatorit për luftën në Irak.
“Jo nga ata tipa që kam qejf“, tha presidenti. “Por disa njerëz e kanë qejf dhe me këtë nuk kam asgjë kundër”.
Ndërkohë, Trump po humb kryesimin edhe në Clayton County, Georgia, që është shtëpia e kongresmenit të ndjerë demokrat dhe ikonës së të drejtave civile, John Lewis.
Në 2017-n, Lewis vuri në pikëpyetje legjitimitetin e Trump si president, duke theksuar nevojën e një hetimi për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet e 2016-s.
Trump u kundërpërgjigj duke thënë se Lewis kishte “vetëm llafe”.
“Kongresmeni John Lewis duhet të shpenzojë më shumë kohë duke rregulluar dhe ndihmuar zonën që përfaqëson, që është në situatë të tmerrshme (për të mos përmendur situatën me krimin) dhe jo të ankohet pa të drejtë për rezultatet e zgjedhjeve. Vetëm fjalë, fjalë, fjalë-asgjë konkrete apo rezultate. E trishtë”, shkruajti Trump në atë kohë në një postim në Twitter.
Te dyja i ka fituar ne menyre bindese. Kur detajet e manipulimit elektoral industrial te zbulohen gjate rinumerimit autoret e tij do te ndeshkohen jo vetem moralisht per njollen e zeze qe i vune procesit elektoral dhe demokracise amerikane. “djemte” qe e kane zanat rrezimin e qeverive ne bashkepunim me kampanite e teknologjise nen ndikimin kinez jane ideatoret dhe ekzekutoret e planit ogurzi. Ne vetem nje qender ne Micigan numeruesi per shkak te :” defektit” ne programim 6000 vota te Trump ia ka numeruar per Biden. E njejta kompani ka bere programim per 47 qendra te tjera. Kjo esht evetem maja e ajsbergut. Pjesa tragjike eshte qe media po ben mbulimin e krimit, “ndodhi tani, ka ndodhur edh em pare, nuk esht eaq e perhapur sa duket, nuk ka evidence, te shkojme perpara”>. Shenjstra kane qene shtetet te cilat kan enje numer te madh votash me poste. Ku po shonin votimet e tregoi Florida. Trump eshte firuesi jo vetem real por edhe moral i zgjedhjeve dhe nese segmente te erreta te sherbimve sekrete doo synojne rrezimin me force te demokracise ameriakne qe perfaqeuohet nga presidenti i zgjedhur nga populli , nje Zot e di. . Presidenti po kerkon numerimin e cdo vote te ligjshme te qytetarit amerikan.
” shenjestra kane qene shtetet te cilat kane number the madh votash me poste”. Po Florida ishte shteti qe kishte me shume vota me poste ne gjithe Ameriken o shkencetar fallco. Si nuk keni turp ju njerez qe doni vetem fitore, dhe po humbet ankoheni vetem per vjedhje. Hillary humbi per 70k vota ne 3 shtete dhe u dorezua qe diten tjeter. Ky majmuni portokall, pa mbaruar numerimi flet per vjedhje votash, edhe i duken zgjedhjet sikur Jane Viti I Ri , pas ores 12 ndalon numerimi! Mos e ndiqni budallain deri ne fund se do perfundojme keq te tere. Po nuk u pranuan zgjedhjet, perfundojme ne mesjete , ne kaos dhe gjakderdhje. Kujdes me shpifjet per manipulime, zgjedhjet dhe respekti per to jane e vetmja gje qe na mbron nga humnera. Nje shembull I shkurter : ne Philadelphia Jane fokusuar gjithe ankesat republicane per manipulime be Pensilvani. Po si e shpjegon atehere qe ne 2020 Trump eshte pak me mire se 2016 ne Philadelphia dhe Biden ka me pak vota see Hillary ? Trump fitoi shtetin ne 2016. I del qe Biden po del me mire ne pjeset e tjera te shtetit, qe kontrollohen nga republicans, dhe ku nuk ka ankesa!