“S'gabojmë dy herë”! Isa Mustafa i prerë, shuan dhe shpresat e Haradinajt: Nuk do jetë Vjosa Osmani presidente, i takon PDK

6 Nëntor 2020, 22:36Rajoni TEMA

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur hapur mospëlqimin e tij lidhur me caktimit të Vjosa Osmanit si presidente e përkohshme.

Ai është shprehur se nuk është dakord për emërimin e saj, duke u shprehur se LDK nuk mund ta bëjë dy herë të njëjtin gabim.

“Jo, nuk do të jetë Vjosa Presidente, nuk gabojmë dy herë. Nuk kemi kontakte, s’ka mbetur as dashuri dhe as urrejtje,”– është shprehur sot kreu i LDK. I pyetur nëse është dakord me emërimin në detyrë të Ramush Haradinajt, Mustafa u shpreh qartë që posti i kreut të shtetit i takon partisë së tretë me radhë, pra PDK-së.

“Nuk e kemi diskutuar në mënyrë shprehimore çështjen e Presidentit në organet vendimmarrëse të LDK-së. Vlerësojmë se vendit dhe demokracisë i bën mirë një ndarje e lehtë e përgjegjësive më të larta shtetërore.

Vetëvendosjes i takon pozita e Kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës, si parti që ka dalë me një deputet më shumë se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ka Kryeministrin dhe pozita e Presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend.

Por çdo gjë mund të ndryshojë me një marrëveshje të gjerë, e cila siguron pjesëmarrjen aktive të dy të tretave në votim në Parlament dhe jo vetëm vullnetin e koalicionit qeverisës apo të një pjesë,”– ka thënë Mustafa.

Tashmë Krasniqi, Thaçi, Veseli dhe Selimi janë të prangosur në Hagë. Një natë më parë, Dhoma e Specializuar konfirmoi aktakuzën kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit.

Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

6 komente në ““S’gabojmë dy herë”! Isa Mustafa i prerë, shuan dhe shpresat e Haradinajt: Nuk do jetë Vjosa Osmani presidente, i takon PDK”

  1. Baliu says:

    Isa Mutafa gjoja “busines as usual” edhe mbas arrestimit te bosave te tije, qfar tragji-komedie e nje shtrigani plak me nje kemb ne dhe.

  2. Nje qytetar says:

    Edhe ne kete situate te veshtire per Kosoven , keta “liderat” , ne vend qe te krijojne unitet, ziehen si fshataret per gardhin.

  3. AD says:

    ZGJIDHJE MENDJENDRITUR E DEMOKRATIKE !

  4. Papi says:

    Si do i besh 2/3 pa vv dhe sa nga te tute do te ndjekin te votojne per pdk?
    Po nqs nuk arrihet marrveshje per presidentin a shkrihet kuvendi?

  5. Eri says:

    Isa Mustafa nuk duket si shqiptar.Eshte i vetmi politikan i Kosoves qe nuk ka kurrfare lidhje me token ame Shqiperine.Une mendoj se ai punon per Serbine.

  6. ARI says:

    O POPULL KOSOVAR ,PO PSE FLENI GJUME .PO KUSH ESHTE KY ISA MUSTAFA QE EBERI LEMSH KOSOVEN . PO JU NUK KISHIT FRIKE SERBIN PER 100 VJET. COHUNI NGA GJUMI EDHE MERRNI NE DORE VENDIN TUAJ .SE ME VENDIN AME SHQIPERINE SDONI ME U BSHKU POR ME SA SHOF JA U KA QEJFI PRAPE SERBINE. ISA MUSTAFA O ISA MUSTAFA E BERE RREMUJE KOSOVEN. VJOSA OSMANI ESHTE PRESIDENTJA E KOSOVES. COHUNI BRE KOSOVARE SE NJERIU NJEHERE VDES. MOS E LENI ISA MUSTAFEN ME KOMPANI ME BA RREMUJE KOSOSVEN. KOSVES I DUHET URGJENTISHT ZGJEDHJE TE REJA.URGJENTISHT,SA NUK ESHTE VONE .PUCI GRUSHTI SHTETIT NE KOSOVE FALIMENTOJE . MOS HUMBISNI RASTIN O KOSOVARE. MBESHTETENI VJOSA OSMANIN EDHE PERZEJENI NGA KOSOVA ISA MUSTAFEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje