Tërmeti në Turqi: Duhen rrëzuar 800 mijë ndërtesa

6 Nëntor 2020, 22:35Bota TEMA

Në Turqi do të duhet të shemben 800 000 ndërtesa si pasojë e dëmtimeve të tërmetit të fundit.

Sipas shoqatës turke të ndërtimit, 400 000 ndërtime në Stamboll dhe 400 000 ndërtime në provincën e Izmirit duhet të rrëzohen  për arsye se janë ndërtuar para vitit 1999.

“Me kalimin e kohës, ndodh krisja e betonit dhe korrozioni i hekurit në ndërtesa. Ne duhet t’i gjejmë dhe t’i rrëzojmë”, është shprehur kreu i shoqatës,  Yavuz Işık.

Në Turqi para tërmetit të vitit 1999 në Gölcük që vrau 20 000 njerëz, përdorej beton i standardit C10, ndërsa më pas u bë i detyrueshëm standardi C20 dhe C30.

Në godinat e dëmtuara në Izmir, 1/3 janë ndërtuar para 1999, kurse në Stamboll ¼ janë të kësaj kohe.

Inxhnieri turk ka shtuar se me këto struktura janë në rrezik jetët e 1.6 milionë njerëzve, ndaj rinovimi është i domosdoshëm. Kostoja e këtij rindërtimi shkon në 5 miliardë dollarë.

1 komente në “Tërmeti në Turqi: Duhen rrëzuar 800 mijë ndërtesa”

  1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    E mer zhak sumqiri,te doli puna mer qafir turk……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje