Zgjedhjet në Amerikë, pse Pensilvania është beteja personale e Joe Biden?

6 Nëntor 2020, 22:10Bota TEMA

Për Joe Biden, Pensilvania është një betejë personale. Vendlindja e tij, Scranton luan një rol qëndror në identitetin e tij si “Scranton Joe”.

Ekspertët e fushatës së Biden presin që kandidati demokrat ta fitojë Pensilvaninë me një diferencë të “konsiderueshme” kur të gjitha votat të numërohen.

Nëse kjo realizohet, do të ishte shpërblimi më i mirë për shumë udhëtime të Biden në Keystone gjatë fushatës së tij, të cilën ai e nisi dhe e mbylli në Pensilvani.

Po ashtu, Biden kaloi pothuajse të gjithë të dielën, të hënën dhe ditën e zgjedhjeve në Pensilvani.

Pikërisht, në Ditën e Zgjedhjeve, ndalesat e Biden kishin një kthesë nostalgjike, pasi ai kaloi nga shtëpia e tij e fëmijërisë në Scranton, si dhe në vendet e tjera të preferuara në qytetin e tij të lindjes.

Momentalisht, Biden ka 18 mijë vota më pak se Trump në Pensilvani, por azhornimi i ri i të dhënave nuk është bërë ende. Shteti ka 20 vota të kolegjit elektoral dhe nëse Biden fiton, ai do të fitonte presidencën.

1 komente në “Zgjedhjet në Amerikë, pse Pensilvania është beteja personale e Joe Biden?”

  1. Olsi says:

    O Tema, Biden eshte ne avantazh, ne PA sepse kane votuar 21.000 te vdekur, madje njeri ishte datelindja 1850 qe sot eshte 170 vjec!! Vetem macet e qenjte kane mbetur pa votuar per Joe!! Ne Michigan u gjend qe software qe numerontee votat “ gabimisht” kishte llogaritur 6000 vota te Trump per Joe Biden dhe ky software ishte perdorur ne 47 konte me Michigan !!! Ja shikoni sa bukur fiton Joe Biden … ndaj s dilte ne fushate lalai se e dinte qe do fitonte, nje miting ne dite bente ndersa Trump budalli bente nga 4 ne dite… mitingjet w Joe kishin nga 250 veta se ruanin distancen sociale ndersa ato te Trump nga 10000 veta e ne fund software “ gabimisht” votat e Trump I lexon si te Biden !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje