Koronavirusi ka ndryshuar komplet botën dhe mënyrë tonë të të sjellurit.
Por, ajo që ka ndodhur në Britani tejkalon çdo logjikë dhe është bërë shkak për debat, se ku po shkojmë.
Një infermiere 73-vjeçare në pension është arrestuar si kriminele, pse takuar mamanë e vet.
Ylenia Angeli kishte shkuar të shihte mamanë e saj 97-vjeçare në shtëpinë e kujdesit, ku ajo qendron.
Por, duke parë se e ëma nuk ishte fort mirë, Angeli ka vendosur ta marrë të ëmën në shtëpi, për t’u kujdesur vetë për të.
Shtëpia e kujdesit ka njoftuar menjëherë policinë dhe Angeli është arrestuar në një parkim, ndërsa e ëma e saj ishte duke shijuar një kafe dhe një tortë me krem.
Vajza e Angeli ka filmuar momentin e arrestimit, ndërsa në rrjet ka shpërthyer debati se tani nuk po na lënë të takojmë as njerëzit tanë të afërt.
(TemA)
Mamaja e Ylenia Angeli gjate momentit kur arrestohet e bija
Ylenia Angeli me te bijen
Ylenia Angeli gjate momentit te arrestimit