Vijon gara midis kandidatit demokrat Joe Biden i cili vijon të thellojë përparësinë ndaj presidentit Donald Trump.
Të shtunën në mëngjes, Biden ishte në përparësi me mbi 27 mijë vota dhe në Nevada me 22 mijë.
Ndërsa në Xhorxhia, edhe pse Demokrati është në avantazh, ka një diferencë prej vetëm 4 mijë votash në një shtet që ka votuar tradicionalisht për Republikanët.
Biden ka aktualisht 264 vota elektorale dhe nëse fiton në Nevada ai do të kapë 270 votat e nevojshme për të fituar.
Por numërimi në Nevada po merr shumë kohë, me vetëm 87 për qind të votave të raportuara.
Një rrugë më e shkurtër për Biden drejt presidencës do të ishte përmes fitores së Pensilvanisë, e cila ka numëruar 99 për qind të votave dhe ka 20 vota elektorale.
Përse po zgjatet kaq shumë numërimi i votave në Nevada?
Zyrtarët e shtetit thonë se po përqendrohen që procesi të jetë sa më i saktë pas një prurje masive votash me postë.
“E kemi deklaruar që më parë që rezultati mund të kërkojë të paktën 10 ditë”, tha zëdhënësja e Sekretarit të Shtetit Jennifer A. Russell.
Në gusht, shteti miratoi një ligj që do të lejonte të gjithë votuesit aktivë që të dërgonin votat e tyre me postë me shpresën për të mos u bërë shkak për përhapjen e COVID-19.
Votat që datojnë në ditën e zgjedhjeve do të quhen të rregullta edhe nëse ato mbërrijnë deri në 7 ditë pas 3 nëntorit, pra të martën.
Shifni cnn,fox e ndonje tjeter te ketij kalibri te informoheni,Biden c’do ore qe kalon shton vantazhin ne Pansilvania,dhe ka 20 votues te mjaftueshem te kaloje mbi 270 saktesisht 273,pa marre parasysh,Nevada qe po shton vantazhin,ashtu si edhe Georgia qe e permbysi,me gjithese do rinumurohen vota ,gjithnje po e kerkuan Republikanet, gjitha keto jane zona urbane te populluara,gjithmone me tendence per demokratet,gje qe fitorja e Biden eshte ceshtje kohe.Duhet theksuar qe jo vetem Biden fiton,por sipas gjasave edhe disa senatore qe do bejne ballotazh mund ta ndryshojne situaten per efekt te Biden,dhe keshtu Republikanet rrezikojne te humbin edhe shumicen e senatit plus qe dhoma e deputeteve ,mbizoterohet nga demokratet.Trumpit ja hoqen fjale kur genjente live,Mediat ne amerike jane nje nga kollonat mbajtese te demokracisenuk zhantazhohen kollaj,as Fox i Murdokut nuk pranoi kercenime nga Trump,kur dihet sa Rrumpian ka qene ne keto vite presidenciake te Trumpit.Ligje elektorale te shteteve nuk jan te gjitha njesoj,dhe deliri i Trumpit nuk vjen nga injoranca sepse nuk e di qe vota per poste ,pranohet sipas ligjeve elektorale te shteteve.Ai e di shume mire qe aksionet legale pa prova te mirfillta japin zero rezultate.Trump synon te Bllokoje,dhe te mos pranoje Zgjedhjet,dge fillon nga padite legale,me qellim qe Biden ti japi imunitet,kjo eshte e gjitha.Eshte ndyre te besh krahasime me Amerikanet,por per ironi,se ç’me ngan me misionin e Monalikes e Saliut ,ky rrufianizmi i Trumpit per imunitet,sepse e verteta qendron tek fakti,qe Trump rrezikon disa inkriminime serioze,dhe kjo e shqeteson shume.