Ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden ishte kandidat për të tretën herë për president, por kjo ishte hera e parë si i zgjedhur i demokratëve.
Në janar 2021, zoti Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Në atë kohë ai do të jetë 78 vjeç, presidenti më i moshuar amerikan, duke ia kaluar presidentit Trump që ishte 74 vjeç kur mori detyrën.
Gjatë gjithë muajve që ka bërë fushatë zoti Biden ka thënë se po përpiqet t’i japë fund administratës së presidentit Trump që ai e quan “një anomali”.
Detyrën më të rëndësishme të jetës së tij, Biden e merr në mes të një pandemie globale. Gjatë fushatës, presidenti i ardhshëm e ka bërë të qartë se do të shfrytëzojë përvojën e tij qeveritare, duke theksuar se ka tetë vjet përvojë në hartimin e politikës së Obamës për Aktin e Kujdesit të Përballueshëm, që i jep njohuri të mjaftueshme për të përballuar një krize të kujdesit shëndetësor.
Ai humbi gruan e tij të parë dhe një vajzë nga një aksident automobilistik në 1972, dhe një djalë nga kanceri i trurit në 2015. Biden shpesh i përmend si një arsye pse vazhdon t’i shërbejë Amerikës, duke i cilësuar si forcën dhe inspirimin e tij më të madh.
Biden u zgjodh për herë të parë senator nga shteti i Delauerit, në vitin 1972. Ai garoi për herë të parë për president në vitin 1988, por u tërhoq pasi pranoi se kishte kopjuar një fjalimi nga lideri i atëhershëm i laburistëve britanikë, Neil Kinnock.
Që prej fillimit të karrierës së tij si këshilltar në New Castle të Delaware, vetë Amerika ashtu si edhe Biden, kanë kaluar stade të rëndësishme politike. Nga zhvillimet ekonomike, Biden do të mbahet mend si personi që ka mbrojtur historikisht tregtinë e lirë. Kulmi i karrierës së tij në këtë fushë do mund të konsiderohet viti 2009 ku në rolin e zëvendëspresidentit duhet të mbikëqyrte sistemin financiar në mënyrë që asnjë qindarkë e taksapaguesve amerikanë të mos shkonte dëm nga akti i ndihmës prej 800 miliardë dollarësh që u akordua nga administrata Obama.
Viti 1994 do të ishte një pikë e fortë për Biden në çështjet juridike dhe kriminalitetin, ku në cilësinë e kreut të komisionit juridik në Senat u bë nismëtar i reformës së re për institucionet penitenciare dhe programet për parandalimin e kriminalitetit në vend me një faturë prej afro 16 miliardë dollarësh që rezultoi e suksesshme. Krimi në vend pas këtij akti u ul me 33 për qind. Zoti Biden ka thënë gjithashtu se e konsideron ligjin kundër Dhunës ndaj Grave, që bëri më të lehtë ndjekjen penale të dhunës në familje dhe sulmeve seksuale, “më të rëndësishmin”, që ai ka ndihmuar të miratohej në Kongres.
Për sa i takon marrëdhënieve me jashtë, Biden e sheh praninë e forcave amerikane në botë jo si një nismë për luftë, por e vetmja mënyrë për të garantuar paqen. Si nënpresident i presidentit Obama, zoti Biden ndihmoi në hartimin e politikës së jashtme për Irakun, përfshirë tërheqjen e trupave në vitin 2011. Ai gjithashtu mbështeti ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Libi në vitin 2011.
E teksa Trump e vuri si qëllim më vete reduktimin e trupave në Siri, Irak dhe Afganistan, Biden e mbështet këtë lëvizje, por jo në shpërnguljen totale të forcave amerikane.
Presidenti i ri dëshiron që Amerika të jetë e pranishme gjithkund. Emigracioni nuk është i parapëlqyer as nga Biden. Gjatë kohës që ai shërbeu si zëvendëspresident në administratën “Obama”, ka përzënë më shumë se 3 milionë të huaj që jetonin në Amerikë në formë të paligjshme.
Cilat janë sfidat e presidentit të ri?
Presidenca e zotit Biden mund të reflektojë tetë vitet e mandateve të zotit Obama, me politika që avancojnë kauza progresiste për barazinë racore dhe të drejtat e grave në politikën e brendshme dhe në respekt të marrëveshjeve ndërkombëtare në politikën e jashtme. Presidenti Trump i ka nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshje tregëtare, bërthamore dhe për klimën pasi nuk i konsideron ato në interes të Uashingtonit. Zoti Biden me shumë gjasa do të përpiqet të rikthejë pozicionin udhëheqës dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara në botë.
Që në fushatë, por edhe primaret demokrate, Biden kërkoi të krijonte te njerëzit imazhin e komandantit dhe shefit në këtë kohë pandemie, duke formuluar rekomandime të sugjeruara nga ekspertët e ekonomisë dhe shëndetit publik. Në to, përfshihej këshilla e bërjes e sa më shumë testeve për koronavirus dhe bërjen e tyre falas. Të njëjtën gjë kërkoi edhe për koston e vaksinës, të mos merret asnjë qindarkë nga xhepat e taksapaguesve.
Tani është momenti të shohim se si bëhen realitet premtimet e një fushate. Biden ka shërbyer si zëvendëspresident, në administratën Obama, gjatë kalimit në senat të paketës për shëndetësinë e aksesueshme lehtë dhe kujdesi shëndetësor mbetet një ndër prioritetet kryesore jo pa shkak.
Çdo gjë, ka si burim tragjeditë familjare që ka kaluar…
Pasi u diplomua nga Universiteti i Delauerës dhe Fakulteti Juridik i Universitetit Syracuse, zoti Biden u bë në vitin 1972, në moshën 29 vjeçare, një nga ligjvënësit më të rinj të zgjedhur në senatin amerikan. Por disa javë pas zgjedhjeve jeta e tij u godit nga një tragjedi.
Gruaja e tij Neilia, dhe vajza e tij e vogël, Naomi, humbën jetën në një aksident rrugor, një javë para Krishtlindjeve. Djemtë e tij, Beau and Hunter, u plagosën rëndë por mbijetuan dhe zoti Biden e bëri betimin si senator pranë shtratit të spitalit të të birit Beau në vitin 1973.
Ai filloi të udhëtonte përditë me tren nga Uashingtoni në Delaware 90 minuta vajtje dhe po aq ardhje, një rutinë që e ndoqi për 36 vjet – gjashtë mandate – në senat.
Disa vjet pas vdekjes së gruas së tij të parë, zoti Biden u martua me Jill Jacobs Tracy-n dhe pati një vajzë me të në vitin 1981.
Mbi 40 vjet më pas, zoti Biden u godit përsëri nga tragjedia, kur i biri Beau vdiq nga kanceri në tru në moshën 46 vjeçare.
Kujdesi shëndetësor, do të pohonte ai më vonë në një dalje televizive, është një çështje “personale” për të. Përveç planit të njohur tanimë, “Obamacare”, ai këmbëngul edhe në planin e kujdesit shëndetësor për të gjithë që prek moshat madhore. Një tjetër çështje për Joe Biden, president, është edhe besimi në vlerat bipartizane dhe meqë ka qenë anëtar i senatit për vite me radhë beson fort në shtrirjen e dorës bashkëpunuese në anën tjetër, ndonëse kjo nuk gjen mbështetje brenda partisë së tij.
Si një ish-pjesëtar i komitetit të çështjeve të jashtme në senat, ai ende flet me pasion të madh mbi forcimin e rolit kryesues të Amerikës në stadin botëror. (SI)
Nje histori e shkurter. Biden ne gare per kanditat per president ishte i 5ti kurse Harris u skualifikua. Pra jane me pak popullore dhe ne PD e korruptuar. Si me magji doli i pari ne gare me ndihmen e shtypit. Ku Trump mbelidhte turrma qindra mijjra simpatizante Biden me maske ne bodrume nenetokesore te prakimeve me 10 gazetare, me bori makinash dhe vuvuzela (te dukej se kishte shume njerez) u “drejtohej” popullit. Pra eshte Media qe e ngriti deri diku dhe elita qe vodhi votat. Edhe sot s’eshte president me ligj por sigurisht eshte presidenti i Medias.
VOX POPULI VOX DEUS !
– Populli amerikan e dha veridiktin e tij
– Donald Trump duhet te beje gati valixhet
– Ardhesh i bardhe Zoti Joe Biden !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Joe Biden- President i ri i Amerikes pas 4 vjet ankthi e sundimi mujshan, arrogant, dinastik e autokratik brenda dhe jashte Shteteve te Bekueme te Amerikes te Donald J. Trump, “njeriut me te rrezikshem te Botes”sipas mbeses se tij Mary L. Trump
Edhe FOX- News , televizioni perkrahes i flakte i Trump e konfirmoi para CNN fitoren e Joe Biden… Ndryshe nga CNN qe njoftoi per 273 vota elektorale per Biden FOX – NEWS bashke me ASPRESS e krejt mediat kryesore amerikane njoftuan per 290 vota elektorale deri tani.
Numrat do te rriten edhe me…
Donald Trump Ishte nje aksident, nje handikap në politiken amerikane dhe boterore.
Asnje president në historine e SHBA-se nuk ka qene me mujshan brenda familjes se tij biologjike e politike, me arrogant e mosperfilles e me agjencite ligjzbatuese amerikane e administraten e zgjedhur prej vet atij duke i trajtuar si lecka njeperdorimshme e hedhur si galloshe te prishura, me shkencetaret me te mire ne Bote .
Asnje President në historine e Amerikes nuk eshte treguar me arrogant me miqte e aleatet strategjike te NATO-s e kudo me Bote dhe organizatat nderkombetare, duke flirtuar e lartuar despote e tirane si dinastine absolute te Salmanit në Riad duke bere miq armiqte me te medhenj te SHBA-se e Perendimit demokratik his “ good guys” Kim Young Un e kryeautokratin e “ Perandorise se Djallit” Vladimir Putin …
Ndersa Donald Trump mori nga SHBA gjithcka duke mashtruar, falcifikuar, vjedhur, korruptoi edhe vete korrupsionin… dhe eshte nje miliarder artificial, qe e trashigoi biznesin me mbi 160 milione dollaret e te jatit, Joe Biden biri i nje punonjesi te thjeshte nga Scranton i Pensilvanise e arriti gjithcka ne jete me punen e tij, me mundin e me djersen e trurit te tij gjenial.
Ai i dha gjithcka Atdheut te vet SHBA-se dhe nje Bote me te mire, me demokratike, me paqesore e me te sigurte.
Nderkohe patriotizmi i Donald Trump eshte xhepi i tij dhe dinastise se tij familjare.
“The sleepy Joe “ “Joe Gjumashi“, sic e quajti me qindra here Trumpi Bidenin para gjate e pas fushates jo vetem qe ia nxorri gjumin por e la pa gjume fare tash e 4 dite Donald Trumpin, qe me mashtrimet e rrenat e tij pa fund per gjoja “ vjedhjen e votave”, per “falcifikime” e “fshehje votash” në syte e vezhguesve te tij e në fokuset e dhjetera kamerave në cdo qender numerimi pa asnje deshmi, pa asnje fakt, pa asnje prove po e demaskon veten si nje genjeshtar patologjik dhe mujshan i pakorrigjueshem.
Edhe vete senatoret e kongresmenet e tij Republikane jo vetem nuk e kane perkrahur por i kane kritikuar hapur deklaratat e tij,
Joe Biden i deshmoi jo vetem atij, por mbare botes se fizikisht eshte vetem 3 vjet me i vjeter, por truri dhe zemra e tij jane 33 vjet me i ri, me energjik, me njerezor, cka e bejne ate nje strateg politik dhe politikannin me popullor shume me te afte se “The losser Donald”.
Donald Trump si duket nuk e ka degjuar kurre shprehjen filozofike anglosaksone “ The age it’s not measured by carts … The age it’s s measured by hearts “ Mosha nuk matet me letra… mosha matet me zemra “
Donald Trump ben mire te kurseje qindra milionat e fanatikeve te tij per gjyqet e shumta qe e presin per mashtrime, falcifikime, vjedhje, fshehje te te ardhurave, shmangje pagese taksash..
Fitorja e Joe Biden eshte fitore historike e nenes boterore te demokracise Shteteve te Bekueme te Amerikes dhe per mbare popullin amerikan te percare si asnjehere tjeter me pare qysh nga Lufta Civile nga politika “ perca e sundo” e Donald Trump e yesmeneve te tij .
Fitorja e Joe Biden eshte nje fitore e madhe per nje Bote me te mire, me te lire, me paqesore e me te sigurte …
Fitorja e Joe Biden eshte nje fitore edhe me e madhe per mbare popullin e kombin shqiptar.
Joe Biden eshte miku me i madh i Shqiperise e Kosoves, popullit e kombit shqiptar qysh prej 35 vjetesh e deri sot, politikani me i sprovuar i SHBA tash e gati gjysem shekulli, burri i madh i shtetit jo vetem i SHBA-se por mbare Botes.
Ishte Joe Biden qe sy per sy e balle perballe i tha Gebelsit te Sheshel- Milloshevicit, Aleksander Vucic “ Po takoj nje kriminel lufte” në zyren e tij ne mes te Beogradit
Ishte po ai qe e vleresoi Hashim Thacin si “ Xhorxh Washingtoni i Kosoves” poshte fotografise se Babait te Amerikes ne Shtepine e Bardhe ne Washington …
Edhe natyra vete e pershendeti qe ne mengjez fitoren e tij me nje Dite me Diell, nje dite plazhi në kete prag dimri idhnak gati ne krejt Ameriken.
Populli amerikan e dha veridiktin e tij jo vetem me votat elektorale, por edhe me gati 5 milione vota popullore me shume per Joe Biden, nje rekord historik per SHBA-ne.
Rrallehere e asnjehere si me 3 nentor 2020 dhe me keto permasa plebishitare votat popullore dhe ato elektorale jane perputhur kaq shume. Rekord historik!
Donald Trump duhet ti nenshtrohet veridiktit te tij sa me pare!
“ NE POPULLI ME POPULLIN PER POPULLIN” e jo “ Ne Kolegji elektoral, me Kolegjin elektoral, per Kolegjin elektoral” eshte shpirti dhe shtylla e Kushtetutes dhe themeli i demokracise amerikane!
Donald Trump duhet te pranoje veridiktin dhe ti nenshtrohet vullnetit te lire te popullit Amerikan e te beje gati valixhet .
Cdo aventure e metejshme vec e rendon poziten e tij edhe me.
Në demokraci vendos vota e popullit e jo gjykatat Bulldoge te Trumpit !
Kater vjetet e tij ne Shtepine e Bardhe ishin teper !
Vox Populi Vox Deus !
Zeri i Popullit Zeri i Zotit !
Ne vend te epilogut
Mbare SHBA në feste ….Ndiqni CNN International, ABC amerikane, Fox News amerikane … dhe jo ato kopjet e shemtuara majmunore te Klan, SyrI, Ora … qe kane vjedhur emrat e tyre por nuk u vine as tek balta e jo me sholla e kepucevs.
Kudo valviten flamujt e SHBA-se e fare pak ose aspak ato te partive. Asnje incident deri tani !
Ogur i mire per SHBA e mbare Boten.
Fillimi i mbare eshte gjysma e punes!
Ardhsh i bardhe Zoti Joe Biden!
From: Alban Dega
Date: November 7, 2020 at 12:14:17 AM EST