Lamtumirë Koço!

8 Nëntor 2020, 10:54Sociale TEMA

Nga Astrit Patozi

Nuk e mbaj mend sa herë kam qëlluar unë vetë në tavolinë me Koço Devolen, kur bëhej shaka me vdekjen, duke u nisur nga nekrologjia e tij.

Përfytyro miqtë e tij të afërt, mes të cilëve shkëlqen Filip Çakuli, të cilët duhet të jenë lodhur pafundësisht mes të qeshurash me këtë temë, për vite e vite me radhë.

Por sot është shumë e vështirë që ta marrësh lehtë ikjen e tij, sepse humori është ndër gjërat më serioze në botë.

Dhe Koço Devole mund të konsiderohet pa shumë mëdyshje si një patriark për Shqipërinë e disa gjeneratave në këtë univers.

3 komente në “Lamtumirë Koço!”

  1. I madh dhe i perjetshem! says:

    Koco do mbetet i madh dhe i pavdekshem! Shume pak njerez ja arrijne ti gezojne keto cilesi sa jane gjalle. Ai ja doli, u prehte i qete ne parajse se boten e jetoi sic deshironte, pa kufi, pa recete, pa hipokrozi!

  2. Xhejms says:

    Sakte! Ndaj te njejtin mendim.

  3. D.DIDANI says:

    Kocua realizoi ne jete aq sa deshi ,por fatkeqsisht nuk jetoi aq sa do donte!..Ai akoma ishte ne top humorist dhe ne nje pik te larte te krijimtarise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje