VIDEO/ Pasioni i Biden-it për makinat: Nga e trashëgoi dhe kë model ka të preferuar

8 Nëntor 2020, 20:15Lifestyle TEMA

Gara dramatike e Donald Trump dhe Joe Biden për Shtëpinë e Bardhë përqëndroi vëmendjen dhe te manitë e tyre jashtëpolitike.

 

Kur bëhet fjalë për makinat, Joe Biden respekton klasikët e industrisë amerikane të automobilave. Kjo nuk është për t’u habitur pasi Biden trashëgoi dashurinë e tij me katër rrota nga babai i tij i cili ishte një tregtar makinash në vitet ’60.

Ai adhuron Chevrolets, kështu që vendin qendror në garazhin e tij e zë kabrioja klasike 1967 Corvette Stingray, e cila mund të shihet edhe në videon e zgjedhjeve.

Biden morri Stingray-n nga babai i tij si një dhuratë martese, kështu që kjo makinë është veçanërisht e dashur për ish-senatorin.

Biden priti aktorin dhe drejtuesin e njohur Jay Leno në Corvette-in e tij katër vjet më parë. Në një intervistë të gjatë, ai foli për jetën e tij, dashurinë e tij për makinat dhe tregoi aftësitë e tij drejtuese gjatë rrugës.

Kur u pyet për makinën e ëndrrave, Biden u përgjigj pa mëdyshje se ishte një Chevrolet Corvette Z06.

1 komente në “VIDEO/ Pasioni i Biden-it për makinat: Nga e trashëgoi dhe kë model ka të preferuar”

  1. Usa says:

    E ka te ndalume me i dhon makines se eshte i semure nga trute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje