12 deputetë me Covid: Fushata nuk ndalet prej pandemisë, infekton politikanët

9 Nëntor 2020, 21:30Politika TEMA

Kur në mars u vendos si praktikë që deputetët diskutimin dhe miratimin e ligjeve ta bënin online, qëllimi ishte shmangia e grumbullimeve në sallat e komisioneve.

Por mesa duket ethet e fushatës janë më të forta se ato të Covid-19. Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, kundërshtare e fortë e maskës si masë mbrojtëse nga virusi, u gjobit 2 herë për mosmbajtjen e saj teksa zhvillonte takimet elektorale.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, pavarsisht pandemisë , shfaqej pa maskë në takimet e tij deri sa u infektua. Vonë por ndryshe nga Kryemadhi, sipas kryeministrit u vetëkorigjua.

Pamjet tregojnë se takimet elektorale zhvillohen në ambiente të mbyllura, pa distancë sociale dhe ndonjeherë pa maska.

Ministra e deputetë aktivë në fushatën e parakohshme si Balluku, Klosi, Gjiknuri, Gjylameti, Hajdari e të tjerë rezultuan pozitivë ndaj Covid.

Aktualisht janë 12 deputetë Covid pozitivë në Kuvendin e Shqipërisë. Dy prej tyre po mjekohen në Turqi. Pyetja që ngrihet është sesa sa qytetarë kanë takuar?

1 komente në “12 deputetë me Covid: Fushata nuk ndalet prej pandemisë, infekton politikanët”

  1. Baballaret e Kombit says:

    Bravo El Commandnate Rama
    Dy prej deputeteve apo “BABALLAREVE TE KOMBIT” po mjekohen ne Turqi dhe une u uroj sherim te plote.
    Por nuk gjete mundesine te çosh per mjekim ne Turqi apo ne çdo skaj te globit te ndjerin Koço Devole kete ikone apo monument te humorit shqiptar qe na ka ndihmuar jo pak here te mundohemi te kaperdijme hidhetine e jetes se “bukur” qe na keni ofruar me “bujari” per gati 30 vjet rresht ju klasa jone politike nga me te ndyrat e Europes ne mos e botes mbare.
    Zoti te” bekofte”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje