Prezantoi "Lëvizjen për Ndryshim", Majlinda Bregu i del në krah Jozefina Topallit: Askush s'ka tapi për partitë politike në Shqipëri

9 Nëntor 2020, 18:33Politika TEMA

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka komentuar lëvizjen e re politike të Jozefina Topallit, duke theksuar se qytetarëve po iu ofrohen alternativa të reja për të zgjedhur.

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ndonëse u shpreh skeptike se çfarë do të ndodhë me fushatat politike deri në 25 prill, ajo theksoi se askush nuk ka tapi për partitë politike në Shqipëri.

“Unë nuk jam shkëputur asnjëherë nga të ndjekurit me interes të zhvillimeve politike në Shqipëri dhe për shkak të detyrës të njëjtën gjë bëj për të gjitha vendet e rajonit.

Nuk e di se si do të jetë dhe cfarë do të ndodhë me fushatën deri në datën 25 prill, por jam e bindur që askush nuk ka tapi për partitë politike në Shqipëri dhe nuk besoj se ka ndonjë të keqe demokracia e brishtë ose e dërrmuar në Shqipëri, në rast se qytetarët kanë alternativa të reja për të zgjedhur”, tha Bregu.

1 komente në “Prezantoi “Lëvizjen për Ndryshim”, Majlinda Bregu i del në krah Jozefina Topallit: Askush s’ka tapi për partitë politike në Shqipëri”

  1. sadna babul ka bidai says:

    po te kete tapi zor se mund te bejne pushtet partite – partite jane bo si arrat e nuses te shperndar .politika eshte e veshtire po te bish thelle po luhet nje mbledhes mos interes per pushtet sikur mblidhet per me pas nje karrike .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje