Doni të shihni logjikën qesharake të ‘demokratëve’ të Tiranës, se si e shohin Ramën dhe Bashën, në raport me politikën amerikane?
Mjafton të lexoni ish-kandidatin e Lulzim Bashës për deputet, Fitim Zekthi.
“Këto zgjedhje duket se përfshinë çdo shqiptar. Pjesa më e madhe as ia kanë idenë se cili është roli i shteteve në drejtimin e procesit zgjedhor, cili është roli i gjykatave të shteteve në këto procese, cila është demografia e shteteve, cila është përqindja e pjesëmarrjes sipas grupeve sociale historikisht dhe cila është tani, cilat shtete lëvizin dhe pse, cili është roli i senatit dhe sa për qind e tij është në zgjedhje, cili është roli i Dhomës së Ulët, cilat janë korrentet ideologjike tek republikanët dhe tek demokratët, cilat korrente dominojnë, cilat shtete patën karantinë të fortë dhe si ndikoi ajo tek ekonomia, si ndryshon papunësia apo çështje të tjera nga njëri shtet në tjetrin etj.
Megjithatë shqiptarët u përfshinë fuqimisht. Në këtë mënyrë reaguan edhe shumica e politikanëve apo njerëzve që jetojnë përmes politikës apo me politikë. Megjithatë në lidhje me këtë kategori pati edhe një aspekt tjetër mjaft të rëndësishëm që lidhet me interesin e tyre personal në politikë.
Njerëzit e të majtës në Shqipëri ishte e dukshme që e urrenin presidentin Trump. Ka qenë e dukshme gjithnjë. Shumica e bënin këtë për shkak të formimit të tyre që sido që të jetë nuk e pranon kurrë dikë që shan komunizmin apo socializmin, nuk e pranon dikë me një retorikë të tillë konservatore dhe kundër të majtës sa presidenti Trump.
Vetë Rama bëri gjithçka në këto katër vite që të afrohet me presidentin Trump edhe për shkak të sulmit që i bëri atij në garën e para katër viteve. Rama gjeti kompani lobimi si Ballad Partners afër njerëzve që mund të afronin tek presidenti. Rama njohu i dyti në botë pas SHBA qeverinë Huan Guaidos në Venezuelë, apo përshëndeti i dyti në botë vrasjen e gjeneralit Sulejmani nga amerikanët vetëm e vetëm që të tregonte zell etj…Rama megjithatë nuk foli këtë herë. Kur tërë bota e përshëndeti presidentin Biden ai iu bashkua atyre.
Gjithsesi pjesa më e madhe e të majtës siç u bë deri dje me presidentin Trump për arsye servilizmi po ashtu do të jetë po për arsye servilizmi me presidentin Biden. Në thelb dominon servilizmi.
Kryetari i opozitës Basha ka qenë mjaft i kujdesshëm. Ai i ka parë marrëdhëniet me SHBA si diçka që e transhendojnë PD-në apo PS-në, të majtën apo të djathtën. Është e dukshme se Basha është afër me Biden dhe me demokratët po aq sa ishte me Trump dhe me republikanët dhe kjo vetëm për shkak të faktit që për një politikan shqiptar marrëdhëniet me SHBA-të nuk janë çështje interesi meskin personal apo çështje dallimesh ideologjike që ndajnë apo stëndarjnë demokratët apo republikanët.
Marrëdhëniet me SHBA, me presidentin amerikan nuk mundet kurrë të shihen si mundësi për të mbajtur një pushtet, nuk mund të reduktohen në një gjë kaq fyese. Kjo nuk është vetëm cinike dhe u ulët por edhe e dëmshme. Në këtë sens ndryshimi i Bashës me Ramën është themelor.
Me këtë sjellje, me këtë urrejtje për Trump dhe me këtë servilizëm për Biden nga ana e të majtës sonë (mediokre është lëvdatë po ta quash) po tregojmë se eksperimenti që donte iluminizmi ka patur sukses por edhe po tregojmë se nuk dimë të jemi kurrë seriozë”, shkruan ai.
Të bësh komente për këta, është e tepërt, por thjesht kur i lexon apo dëgjon, kupton pse PD është katandisur në këtë derexhe dhe pse Lulzim Basha nuk arrin dot jo të fitojë ndonjë palë zgjedhje, por të bëhet të paktën një politikan serioz.
BAJGA ??
Nuk duhet harxhuar asnje minute kohe per te lexuar keto debila. E degjova edhe ne open, kete kandidatin e bashes ishte komplet debil.
eshte cmenduri te lexosh keto idjotizma, sahati u ka ngel me akrepat njeri mbitjetrin
E ka kape zekthi
zekth i ke lare borxhet qe ke patur dikur apo jo ??
apo do ti lash kur te behesh pas 50 vitesh deputeti lulashit
shikoni ku ra PD
shikoni ku u katandis PD
me kandidate nga beleshi
LAVDI LULBASHOVICI UDBASHI I PD. QE DO TE BEHET KRYE MISER SE ASHTU I SHERBEN ME MIRE SERBEVE E RUSEVE POR DHE GREQERVE ME DETIN. PRANDAJ O BURRA NJE URRA RROFTE LULBASHOVICI
Keta bejne shume mire qe flasin e dalin ne debate televizive se njerezit kuptojne me ke kane te bejne.
A ja vlen ta votosh kete zoteri? Keshtu duhet te pyesim kur votojeme. Nuk flas konkretisht per zoterin ne fjale po per te gjithe kandidatet.
Educata che formimi intelektual nuk ma lejon por ti je nje bit bushtre(respekt per
jot teme. Ideollogjikisht Tramp e Biden jane te nje krahu. Çereden beli thote Turku
Ju lutem mos transcuroni komentin si shume here.
ZEKTHI-NJE BULLDOG I BULLDOGEVE TE BEOGRADIT DHE PUTINIT NE TIRANE
Zekthi ahaha
Rama i serviloset Biden po ti kujt i servilosesh me kto shkrime… nje te mbaruari?!!
Po Bashes i thur lavde o rrot kaishi.