Fatmir Mediu: Opozita të bashkohet kundër Edi Ramës, ta nisim nga Vlora e familjeve të mëdha

9 Nëntor 2020, 09:39Politika TEMA

“Shqipëria duhet të rikthehet në historinë e saj Europiane dhe Vlora duhet të rikthejë me forcë vlerat më të mira të saj, duke përbuzur regjimin e korruptuar të Ramës”.

Kështu u shpreh Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane në një takim me qytetarët në Vlorë.

Në fjalën e tij Mediu tha se Vlora e mundësive pafund është në varfëri ekonomike dhe papunësi.

Ai përsëriti se Vlora dhe familjet e mëdha patriotike kanë bërë historinë e Shqipërisë dhe kombit dhe se largimi masiv i të rinjve, profesionistëve nga Vlora dhe mbarë Shqipëria, po kthehet në një dramë kombëtare, duke krijuar probleme të mëdha politike, ekonomike dhe sociale.

“Rama nuk do të ndalet në rrugën e tij të manipulimit të zgjedhjeve,  prandaj opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë”, tha kreu i Partisë Republikane.

4 komente në “Fatmir Mediu: Opozita të bashkohet kundër Edi Ramës, ta nisim nga Vlora e familjeve të mëdha”

  1. Flet hajduti says:

    Po Kujt ja kerkon more maskara . Cfare bere ti per te varfrit te papunet kur ishe ne fuqi. Ta themi ne mbushe xhepat e tua cove femijet ne Amerike per te studiuar me parate e popullit. Ik more legen e hajdute. Ju na prute ne kete varferi e mos zhvillim. Maskarenj ju provuam. Hajt shporruni mos ju pafshim me.

  2. Deputet i biri botës says:

    Po, poo nga Vlora niseni ju.
    Sidomos ti, se as ti vetë nuk e di se sa i rruhet njeriu për ty jo vetëm në Vlorë por kudo.

  3. Ben says:

    Vaj medet kush po flet.

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    A e di se emrit Vlore
    I heq L-ne – behet Vore?…
    Kur themi Medi mistreci –
    Na vjen ne mendje Gerdeci?…
    Dhe po je ndopak i zgjuar:
    Je ne vendin e gabuar!
    Se Vlora te terheq zvarre!
    S’eshte koha per te ardhe…
    O njeri i babezitur:
    Eshte koha per te ikur …
    Te ikesh pa bere fjale,
    Merre dhe bishtin ne shale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje