Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se po i merr lekët shqiptarëve dhe në vend që ti investojë në shëndetësi jua jep miqve të tij.
Në një status në Facebook, kryedemokrati Basha thotë se Rama pasi shkatërroi ekonominë tani po shkatërron edhe jetët e njerëzve.
“Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.
Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet.
Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.
Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje”, shkruan Basha.
Hajde program hajde !!
Hajde platformë hajde !!
Prandaj tall trapin Rama dhe po na ngel aty pak më pak se Salih-u.
Me këta idiotër e ka festë ai !
Te jete kaq budalle sa c’tregohet , apo eshte vertet idiot noterik i “lindur”, si ndozot Zhvejku gjate luftes te pare boterore.
Si nuk qelloi njehere ne shenje me akuzat e tij te cdo dite kur del ne media. Gjithmone kodra pas bregut .
Po me gjithe keto akuza si nuk ju afrove njehere te vetme prokurorise dhe gjykatave , atyre segmenteve qe kane kaluar vetingun. Por hidh gure qorre ne lum;e dhe te sulen te marret per ti gjetur.