Spiropali: Mona thotë Covidi nuk ekziston, Likja bredh pa maskë, Saliu ruhet si 'djalli nga temjani'. Vajmedet, kryetari i frontit të shpartalluar opozitar

9 Nëntor 2020, 11:09Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për situatën me pandeminë në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali përmend faktin se Presidenti Ilir Meta nuk mban maskën mbrojtëse, dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, bën deklarata se Covid nuk ekziston.

“Vajmedet” është përgjigja e ministres edhe për deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili vijon të akuzojë qeverinë për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe thotë se spitalet janë në kolaps.

“Mona thotë Covidi nuk ekziston. Likja bredh pa maskë. Saliu ruhet nga Covidi si djalli nga temjani.

Dhe Luli, kryetar i frontit të shpartalluar opozitar, thotë spitalet janë në kolaps. #vajmedet”, shkruan Spiropali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje