Nga Frrok Çupi
Avni Rustemi u fsheh prapa një shtylle rrëzë hotel Kontinental në Paris, dhe që aty nga pas shtyllës qëlloi Esad Pashë Toptanin si ‘tradhtar’. Fjala shtyllë ose ‘shkurre’, si në gjuhën tonë edhe në gjuhë të tjera, është ajo që përdoret për veprimin e fshehtë si të vrasësit edhe të tradhtarit. Pse e ka kaq për zemër Ilir Meta historinë me Avniun?, sepse aty ka një tradhtar dhe një ‘shkurre’.
Që nga viti 1920, në jetën tonë prapë po ndodh e njëjta gjë: sapo tund një shkurre, na del një tradhtar. Tani ndodhemi para aktit më centrik kundër vlerave të kombit, kur po burgosen në Hagë gjithë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush i tradhtoi? Tanët dhe të tyrët. Çlirimtari u tradhtua nga i çliruari.
Pastaj dolën të mëdhenjtë, jo disa katundarë të zakonshëm, por personalitete shteti që tradhtuan të vetët për nga raca.
Cikli është i mbyllur:
Nga një raport pervers i Dik Marty-t u shfaq Carla Del Ponte- prokurore e hidhët anti-shqiptare. Raporti u kthye në rezolutë të Këshillit Evropian, dhe kjo u votua nga shqiptarët… kundër shqiptarëve. Në Hagë prokurorët sot po zbatojnë rezolutën e KiE që në thelb del se edhe KiE është në tradhti kundër shqiptarëve. Nga raporti i shkruar në shqip dolën hartuesit, hetuesit dhe përkthyesit- edhe këta shqiptarë që tradhtuan shqiptarët duke pranuar mashtrimin se në Shtëpinë e Verdhë në Mat transplantoheshin organe të ushtarëve serbë.
Po si është kjo punë, sa kthejnë shpinën, tradhtojnë kombin; shqiptari betohet për besnikëri ndaj shqiptarëve, por tradhton shqiptarët dhe Shqipërinë? E keni parë që fjalët më të zeza në kryeqytetet e Evropës kundër Shqipërisë thuhen nga shqiptarët.
Kjo është një çështje serioze, madje më e ndjeshme dhe serioze se çdo tradhti tjetër.
Interesant: Jemi kombi që shajmë më shumë me fjalën ‘tradhtar’, jemi kombi më i tradhtuar, kombi me më shumë ‘bushe’ ku fshihen tradhtarë, megjithatë… Megjithatë kemi më pak ligje kundër tradhtisë. Këtu diçka fshihet. Më mirë të them se fshihemi prej vetes dhe nuk e dënojmë tradhtinë me ligj.
Kjo ka ndodhur fillimisht. Pastaj, pas tradhtisë ndodhin rrënime të mëdha.
Para të gjithave na rrënohet besimi, sepse tradhtia e shkatërron besimin. Sa pak besim kanë njerëzit te shteti?! Katastrofë. Po sepse njerëz të lartë në shtet kanë kryer tradhti ndaj kombit. Për shembull, qeveria shqiptare votoi në KiE rezolutën ‘Marty’ sipas së cilës shqiptarët të zënë në rrugë, të shkulin zemrën, ta punojnë në Mat dhe ta shesin në Britani. Hetuesi dhe përkthyesi i procesit alias nazist po tenton të vijë në krye të shtetit. Kjo për historinë e re…
Po në vitin 1993, kur Amerika urdhëroi ‘jo naftë makinës ushtarake të Millosheviçit’, duke dashur të ndihmonte shqiptarët e Kosovës. Por qeveria shqiptare i hapi të gjitha tubat e naftës drejt Beogradit. Një histori akoma më e re:
Të gjithë heronjtë e ndritur të Kosovës ishin të burgosur në Tiranë. Sa herë i thonë Hashim Thaçit si në Tiranë, edhe në Prishtinë se: ti e ke vendin në Hagë!’ Atje është tani, u gëzuan tradhtarët dhe dolën nga ‘bushi’. Kudo që të prekësh do të dalë njëri.
Historia e vjetër dëshmon se gjatë diktaturës komuniste kosovarët kërkonin ‘besë’ këtu, por tradhtoheshin nga shqiptarët udhëheqës.
Po pse vallë ndodh tradhtia?
E para është ambicia e tepruar, lakmia, pasioni për pushtet. A i shkoni që rrinë 30 vjet në pushtet. Secili, në kaq vjet, është i detyruar ta tradhtojë kombin të paktën 30 herë; përderisa rrinë atje lart e bëjnë zullume pa kthim.
Këta shqiptarë ‘të naltë’, kur firmosën në KiE paktin e djallit kundër shqiptarëve, sigurisht nuk kishin në sy urrejtjen për shqiptarët, por i mbyti pasioni për të mbajtur pushtetin. Vetë zoti Berisha e tha se ‘na e kërkuan ata’ tradhtinë, dhe ne e bëmë. Po këtu është puna, se BE të jep pushtet e ti tradhton shqiptarët. Ka një varësi të tmerrshme mes pushtetit dhe tradhtisë; por ka edhe një krim të madh, njëkohësisht. Sepse për pushtetin tënd ti shkatërron kombin dhe njeriun; njeriu pas tradhtisë nuk ka më besim as te vetja dhe kombi degradon.
Për njerëzit:
Liderët tuaj komplotuan kundër jush duke mos ju lejuar të merrnit pjesë në vendim
E dyta, tradhtohet sepse është nevoja për të qenë i pasur. Esad Pasha ishte i pasur, por e vrau një djalosh i varfër, i shtyrë nga disa para që pagoi kushëriri i Esadit (Tradhti në familje). Këtu, si edhe rreth nesh kemi plot të varfër; sikur këta t’u ngjanin liderëve tradhtarë, atëherë nuk do të mjaftonin gëmushat. Pse e hartuan raportin Dik Marty dy a tre shqiptarë, mes të cilëve edhe vetë kryetari i PD sot? Këta as ia kishin me të keq kombit, as dinin se sot do të merrnin në qafë nderin e kombit. Mirëpo u duheshin sa më shumë para, sa më shumë para?!. Zoti Basha u kthye nga misioni në Kosovë me rreth ‘1 milionë euro’ në moshën 25 vjeç, siç ka deklaruar vetë.
Nuk mund të dalë ndjenja e besnikërisë, ose integriteti, ose ndershmëria, nuk mund të dalë mbi tundimin për tu pasuruar menjëherë dhe për të bërë jetë luksoze. Ja për shembull, sot tradhtarët janë më të nderuarit në racë, ata kanë vila shumë, flori shumë, apartamente shumë, toka shumë, banja shumë… E çfarë ke ti i ndershmi?
… Ku janë të ndershmit? Prapa çdo gëmushe ke një tradhtar.
Po çfarë thua o Frok.
Nuk është hera e parë dhe as e fundit.
As të vetmit këta që shiten për ca pare.
Ky është fenomen mbarë kombëtar.
Thjesht është puna e shumës.
Kush më shumë dhe kush më pak.
Madje dhe kur janë në pushtet.
Kjo eshte filozofia e tarrafit dhe rrethit.
Si te vjedhim ca e të bëjmë ca pare.
Varu leshtë të tjerëve .
Keshtu që le ta themi pastër:
Na pëlqejnë pak (shumë) paret si komb!
(Sidomos pasurimi i shpejt dhe mundësisht “pa punuar” shumë.
E ka thene poeti:
Mora pushken, dola malit,
Te luftoja per atdhe.
Ku ta dija une i shkreti,
Se armiku ishim ne.
…. ….. ….. …..
Sepse tradhetaret ata qe bashkepunuan me pushtuesit, sot nderohen, vleresohen dhe mburren.
Edhe spiunat e UDB vihen ne krye te shtetit. Bile gjysma e popullit ju therret, hero kombetar, sepse ne shqiptaret ne shekuj, gjysma e popullit kemi qene spiune e tradhetar.
”prapa cdo gemushe nje tradhetar” dmth nje i varfer si AVNI RUSTEMI.Nje eklektizem per mendimin tim.Po PS qe nuk firmosi ishte e ”varfer”,apo ishin te ”varfer ” Saliu dhe META, tamam ata qe dolen nga gemusha.
Shume i sakte z.Cupi! Keta qe rrine pas “cufrrave” politikane,gazetare d.m.th tradhetare,sikur nje te qinden e atyre qe kane thene e sajuar per njeri- tjetrin,do e kishin harxhuar per te publikuar krimet qe ka bere serbi ne Kosove,situata do te ishte krejt ndryshe!!!
Me pak fjalë fatkeqësisht, shkrimi i Frrokut është më se i vërtetë. Vetëm se dua t’i shtoj që tradhëtarëve nuk mund t’ua tregojnë vendin tradhëtarët. Është njëlloj sikur ujqërit të shqyenin njëri-tjetrin. Jo! Shoqëritë njerëzore kanë krijuar Shtetin me të gjithë institucionet që duhet të jenë gjuetari që të vrasë “ujqërit” dhe kështu të mund të shpëtojë “kopenë”. Por kjo mund të ndodhë vetëm në vende me të vërtetë demokratike, jo hibride dhe autokratike siç sot e 30 vjet është Shqipëria jonë. Sigurisht që në këtë kontekst as që bëhet fjalë për diktaturat në përgjithësi dhe aq më pak atë enverhoxhiane në veçanti, e cila prodhoi “tradhëtarë” dhe “heronj” më shumë se gjithë historia, para dhe pas asaj.
Basha si perkthyes ne Kosove mund te kete kursyer diku te 15-20 mije euro. Te tjerat jane para deposituar nga mjeranet te VEFA.
Një nga shkrimet më të bukura….. je i madh FRROK….e ke gjetur genin(të timin,të tonin)kjo qe them eshtë në pergjithesi,por TI FRROK I DASHUR U KE GJETUR GENIN E TRADHETARIT DHE TE PABESIT DHE NE VEÇANTI…me emra konkret……ky shkrim i YTI,më trishton,sepse është i vertet,sepse i shoh të gjithë me DYSHIM aty FRROK…….diskutimi është i gjatë!!!!TI FRROK I DASHUR PO E BEN DETYREN NDAJ POPULLIT TEND…….KUSH KUPTON,KUSH KA VESH TE DEGJOJ ….
Nje shoku im ne ROM ne vitet 90 thoshte. Pun shqiptaresh gjell qensh.
O Pykeeeee! ….shkund nje medya e del nje Frrok ????? po ç’i madh mo Frroku. Dhe ky po mundohet te bie ne sy per tu fut ne ndonje liste partie… pse nuk shkrujti para se te shkonin ne hage drejtuesit e uçk ?
Shqipria po su punu bel nuk bo hajer.
⚖️????⚖️????⚖️????
Deri diku jam dakord me artikullin Frrok . Te gjithe ne jemi kampione te tradhetise e te pabesise . Nje nga ato je dhe ti Frok (flas politikisht )pavaresisht se kjo tradheti ta quajm e jotja nuk i ka shkaktuar ndonje dem te madh shqiptarise e ceshtjes shqiptare …
P.s. se kuptoj urrejtjen patologjike qe ke per ish Mbretin Zog por lexo Eqerem Bej Vloren dhe gjithe shkrimet e kohes .
Avni Rustemin se pagoi Zogu per te vrare gjoja “dajen “ Esad sic shkruajn historianet e fabrikuar pas 1945 ( Zogu me Esadin ishin krushqi vetem ) e te larget …Avniun e pagoi Aqif Pashe Elbasani i mbeshtetur nga nje grup i madh bejleresh te Shqiperise se mesme (te cilet ishin ne hasmeri te thelle me Esadin qe i kishte shfarosur te gjithe familhet e medha te zones . E natyrisht kishin te drejten te hakmerreshin) .natyrisht po vrave mos sot neser do te vrasin . Fatkeqesisht gjith historia jone nga mesjeta eshte e stermbushur me ndodhi te tilla e ketu ke nje baze te aresyeshme te arish ne kete konkluzion sic del ne kete artikull por e verteta duhet thene sic eshte ne menyre qe dikush tjeter mos abuzoje ashtu sic ben ti me rastin e Mbretit Zog
Zogu ishte kushuri i pare me Eqrem Vloren
Zoti Cupi ne situatan e krijuar tradhetari me pushtet,pasuri me media e lidhje te nendheshme fiton status “patriotl “,ndersa shqiptari I ndershem e patriot mund etiketohet lehte si tradhetar…….
Bravo.
??
I nje mendje me ju Frok Çupi.
Frrok Cupi, trim e zgjuar. Te lumte pena e te uroj gjithe te mirat ne jete!
Vertet, kush ka sy te shikoj, kush ka vesh te degjoj shkrimet e Z Cupi. Ndergjegjesim per te shporrur kete klase te ndyre politike
Ky realitet qe po jetojm, jep dy alternativa kontraverse. te trete nuk ka!
Nese kerkon te jesh njeri i ndershem dhe me parime, do te pranosh qe je i denuar per te qen i varfer. Madje kjo nuk eshte asgje, kur mendon qe ata njerez qe nuk jan si ty, te te konsiderojne “Te leshte” per t’mos thene budalla!
Nese kerkon te jesh njeri i pasur, kjo pasuri ne me te shumten e rasteve, sidomos ne Shqiperi, do te vihet nepermjet krimit dhe poshtersise! Per kete madje edhe do te dekorojne. Rast i guvernatorit Fullani, i cili vec atyre qe vodhi, kerkonte edhe demshperblim per trimerin e treguar ne vjedhje!? Pas kesaj do te konsiderohesh person “VIP”, i cili do te duhet te “respektohet”, jo vetem nga “Vegjelia” brenda vendit, duke e zgjedhur ne instancat me te larta politike e shteterore, por c’eshte me e bukura edhe nga kancelarite nderkombetare, te cilat nuk do te vonojne por do te pajisin edhe me certifikata nderi e pastertie. Keto dekorata te vendosura ne gjoksin tend, ti do t’ua tundesh para hundes njerzve te “zakonshem e te pandershem” per ti bindur ata nje here e mire per ndershmerine e pastertine tende morale, por edhe qe nuk jemi te barabarte.
Te gjithe agjencite e huaja kane “te besuarit” e tyre kudo.
Por UDB-ja ka investuar shume me kohe qe ti kete ne pushtet per te realizuar qellimet e saj agresive.
Dhe keto jane zinxhir, njeri promovon ne pushtet tjetrin sipas porosive te marra.
Keto “te besuarit” e UDB-se quhen TRADHETARE te kombit.
Dhe nuk jane pak fatkeqesisht!
Ky realitet qe po jetojm, jep dy alternativa kontraverse. te trete nuk ka!
Nese kerkon te jesh njeri i ndershem dhe me parime, do te pranosh qe je i denuar per te qen i varfer. Madje kjo nuk eshte asgje, kur mendon qe ata njerez qe nuk jan si ty, te te konsiderojne “Te leshte” per t’mos thene budalla!
Nese kerkon te jesh njeri i pasur, kjo pasuri ne me te shumten e rasteve, sidomos ne Shqiperi, do te vihet nepermjet krimit dhe poshtersise! Per kete madje edhe do te dekorojne. Rast i guvernatorit Fullani, i cili vec atyre qe vodhi, kerkonte edhe demshperblim per trimerin e treguar ne vjedhje!? Pas kesaj do te konsiderohesh person “VIP”, i cili do te duhet te “respektohet”, jo vetem nga “Vegjelia” brenda vendit, duke e zgjedhur ne instancat me te larta politike e shteterore, por c’eshte me e bukura edhe nga kancelarite nderkombetare, te cilat nuk do te vonojne por do te pajisin edhe me certifikata nderi e pastertie. Keto dekorata te vendosura ne gjoksin tend, ti do t’ua tundesh para hundes njerzve te “zakonshem e te pandershem” per ti bindur ata nje here e mire per ndershmerine e pastertine tende morale, por edhe qe nuk jemi te barabarte. Rasti i Tikut te Llalles dhe ai i Xhin Xhonit, qe per cudi mbeti me barre dhe polli, duke perfituar edhe “Leje lindje” dy vjecare!
Kafsho gjuhen, Frrok Cupi!
Avni Rustemi nuk vrau per para’!
Ky pohim publik eshte te qellosh pas shkurres, pas shtylles dhe pas shpine!
Keshtu nuk je shume larg nga Fevziu, qe ne Opinion perpiqet te ngreje nga varret dhe binxat e tradhetise Esad Toptanin, Ahmet Zogun, Sali Berishen & CO
Nuk e di cfare te shtyu ta thuash kete shpifje, por edhe nese nuk eshte paraja, eshte po aq e ndyre dhe po aq e demshme per kombin dhe per historine e shqiptareve.
Avni Rustemi nuk qelloi pas “shkurres”.
Qelloi ballas dhe ndershmerisht dhe coi peshe zemrat e te gjithe shqiptareve.
Po, pas cdo “shkurreje” ka nje tradhetar potencial te ne.
Keta tradhetare potenciale aktivizohen kur krijohen rrethanat dhe kushtet materiale.
Edhe pse kjo nuk eshte nje dukuri vetem shqiptare, as vetem ballkanike, por cdo plage rrjedh gjak e qelb dhe dhemb ne trupin qe e mbart dhe shkurret tona na takon neve t’i presim e t’i pastrojme qe te kemi me pak njerez qe fshihen pas tyre.
Dhe shkurret tona sot fillojne te abuzimi me pushtetin dhe shumfishohen ne studiot televizive aty ku i behet makiazh Berishes, Metes, Lulit e Mones nga nje tufe hijenash qe jetojne me kufomat politike te kupoles se pushtetit.
Sot, shqiptareve nuk u mungoje Esad Pashallaret por u mungojne Avni Rustemet!
J
A ke qofte dhe nje fakt o dokument qe Avniu sishte i paguar per te vrare .. lere folklorin e PPSH . Njerezit nga frika pas 1945 u detyruan e u manipuluan te thone genjeshtrat qe lavazhi i trurit i sistemit ju beri pothuajse te gjitheve. Un po te jap nje argument te vetem . Sistemi yt thoshte nje te vertete emrin e vrasesit te Avni Rustemit . Thoshte qe ai qe vrau Avniun ishte i paguar .. Nga kush ?? Per ke vriste ?Kush qe pronarii tij qe e paguante ?Perse sistemi yt i dashur Vjosa nuk ja ka nxjerre asnjehere emrin . Natyrisht ti je fshatar e ske si ta dish ne qe jemi vendalinj ne Tirane e dime mire nga parardhesit tane si ishte e verteta e te dy vrasjeve . Skishte njeri qe se dinte .
Ama sekret i modh o Artan . Myslym Peza me te vellane Shyqyriun paguan doras per te vra Avniun . Gjith Tirona e dinte sosht noi sekret . Ishin aleat me Esadin bene gjithe ato luftera bashk e i moren hakun . Kishte burrni atehere .llafi kishte vlere . Po nje gje smor vesh mire ai Me nick Vjosa aq ka se katunar osht ne origjine e ai sistem ja ka bo lavazhin po ti we thu jom tirons e ke fryk me permend Myslym Pezen . Allcak ishte ne ipabese shiti vllain per Enver Hoxhen
Shyqyr qe te doli gjumi Frrok. Analiza e drejte dhe e paaneshme kane nevoje per mendje te kthjellet dhe te zhdervjellte. Eshte nje moment delikat ne rrugen tone te zhvillimit dhe te ndergjegjesimit kombetar, nje mendje si e Frrokut i duhet kombit.
Si gjithmone shume i sakte z.Frrok
Shkrimet tuaja te ketij viti me kujtojne vitin 1994 kur shkruaje ne gazeten Koha Jone, te cilen e fshihnim poshte chaketes si trakt.
Per publicist te tille ka nevoje Shqieria e Kombi Shqipe
tar
NJE PASQYRE QE TREGON TE VERTETEN.Kjo fatkeqesi qe na shoqeron eshte nje nga arsyet kryesore qe ne shqiptaret nuk perparojme me ritmet e europianeve POR me hapin e BRESHKES.
Te lumte mendja dhe Dora qe e shkroi.
Shqiptart jan si lepujt.
Lepujt dhe spiunet mçefen mas ferrave..
Ajo qe te habit ketu tek ne, nuk eshte se Saliu, Lul Basha dhe tradhetare te tjere, fut ketu edhe Iluir Meten, e quajne veten krenare per tradhetine qe u kane bere shqiptareve dhe Shqiperise, eshte se edhe “populli” (pronaret e mediave dhe gazetaret e tyre), i duan dhe i respektojne shume keta tradhetare, qe per mendimin tim, perfaqesohen nga nje njeri i vetem – Sali Berisha!
Dhe rregulli eshte i tille: Sa me e madhe te jete tradhetia, aq me i madhe eshte nderimi dhe vleresimi per keta antikombetar, antishqiptar, antivlera; per keta shkaterrues te gjithckaje te mire dhe te ndershme. Kjo do te thote: Bota eshte e maskarenjeve, dhe do te vazhdoje edhe per nje kohe te gjate te jete e tyre, e Saliut, Ilirit, e Lulzim Bashes me shoke!
Shqiperine e ka marre lumi se keta qe shkruanin per lavdine e komunizit jane po ata qe shkruajne per rendesine e demokracise.
Avniu ishte terrorist, vtau per para dhe kjo eshte e vertetuar! Ju besoni nje gomare si Meta qe thote jam Avni? Ai Avni eshte se eshte terrorist! Atehere cfare dallimi ka Avniu me terroristat sot? Vrasin pa gjyq dhe per para.Esat Toptanit keta 30 vjet jane kane kaluar 20 here, keta shesin dhe baben e tyre per para.
Are Frroke, akuzat per keta nuk jane per trafikim organesh, e as per luften dhe UCKne. Akuzat jane konkrete i ke lexuar ti?
Lista e te vrareve pas lufte eshte e gjate dhe me deshmi konkrete. Pse i vrane tere keta shqipetare pas lufte vetem se ishin te LDKse dhe pengese per kete band hajdutesh. Bemet e tyre u pane dhe do te shifen edhe shume vite pas. Vrane, vodhen grabiten, pervetesuan cdo gje me vlere ne Kosove.U bene multi milioner, te paprekeshem, shkuan edhe me large, filluan te bejne pazare me Serbine ne dem te Kosove.
A mos e harruat perpjekjen e Thacit me co per copetimin e Kosoves?
Frrok Cupi bjeri qemanes si ta doj interesi por laj gojen mire kur te permendesh Heroin Avni Rustemi!
Miza Komentuesi E Ke vendin ne Bythe te Kalit !! Duhet te jesh ndonje Zagar Sale apo Agjent i Ndyre.Avni Rustemi hero i Popullit ka qene deputet i Kosoves ne parlamenti Shqiptar .Qepe Goje-halene dhe mos u ndje ma
Nuk merr vota per pushtet Basha pa skjaruar shqiptaret ne Shqiperi e Kosove pozicionin e tij per dosjen e UCk qe ka cuar ne Hage.
Te fshihesh eshte nje menyre pune. E mire apo e keqe kjo eshte gje tjeter. Mos haroni se policia dhe zbulimi ne bote punojne me te vertet pas shkureve.
Tradhetia duhet te denohet me tmershem se ligjet e Enverit. Nese nje gjumash do te genjehesh nga perallat e fjale se lire dhe te trejtave te njeriut, ai do te perfundonte ne burg nese thote dicka kunder shtetit. Ta provoj njeri te flasi per kufijt e Frances apo te Spanjes….
Siç duket, me këto shkrime sikur paraqitet gjithë populli shqiptarë si tadhëtae. Kjo nuk qëndron aspak. Janë disa që kanë tradhëtuar si në shqipëri, ashtu edhe në Kodovë. Kjo dukuri e shëmtuar dhe kriminele jo vetëm nuk po shihet si e keqe e madhe, por ose mbyllet goja ndaj saj, ose lufta kundër saj luftohet me hidhe gurin dhe fshihe dorën. Është harruar Shtatë Prilli i zi, është harruar koçixoxizmi i katërdhjetë e katër, është harrur pushtimi njëqin vjeçar i Kosovës… Është harrur çdo gjë për një lek…
Tund nje shkurre , del nje sahan lepires !.