Ambasada e SHBA kujton rrëzimin e murit të Berlinit dhe komunizmit, poston thirrjen monumentale të Regan: Z. Gorbaçov, shëmbeni këtë mur!

9 Nëntor 2020, 19:13Politika TEMA

Ambasada e SHBA në Tiranë, në 31 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit, që shënoi dhe rrëzimin e komunizmit dhe lindjen e demokracive të reja dhe në Lindje, risjell në kujtesë thirrjen e Presidentit amerikan.

Ronald Regan, dy vite përpara se të rrëzohej muri dhe bashkë me të perdja e hekurt komunmiste, i bëri thirrje kreut sovjetik të shtetit Mihail Gorbaçov që ta shembte këtë mur.

Postimi i plote i Ambasades:

| “Z. Gorbaçov, shëmbeni këtë mur”, tha Presidenti Regan teksa i drejtohej sekretarit gjeneral sovietik, në portën Brandenburg, pranë Murit të Berlinit.

Sfida e drejtpërdrejtë e Regan për të shembur Murin e Berlinit i dha formë presionit ndërkombëtar në rritje për Moskën, që ajo të përmbushte premtimet e saj për hapje dhe reforma.

Muri, i cili ishte bërë një simbol i shtypjes sovjetike, u shemb dy vjet më vonë, më 9 nëntor 1989.

Peter Robinson, i cili shkroi fjalinë e Reganit “shembe këtë mur”, tha se ekipi i tij e dinte se çfarë tonaliteti funksiononte për presidentin: qartësi, vizion dhe një qëllim moral. Shihni fjalimin që ndihmoi në rrëzimin e Murit të Berlinit: https://bit.ly/2U7VOkd

| “Mr. Gorbachev, tear down this wall!” President Reagan said, addressing the Soviet general secretary at the Brandenburg Gate near the Berlin Wall. Reagan’s stark challenge gave shape to increasing international pressure on Moscow to make good on its promises of openness and reform.

The wall, which had become a symbol of Soviet oppression, came down two years later, on November 9, 1989. Peter Robinson, who wrote Reagan’s “tear down this wall” line said his team knew what tone worked for the president: clarity, a sense of vision and a moral purpose. Watch the speech that helped bring down the Berlin Wall: https://bit.ly/2U7VOkd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje