Nis operacioni: 1000 policë në Austri bastisin 60 banesa të islamistëve potencialisht të rrezikshëm

9 Nëntor 2020, 11:56Bota TEMA

Nga Enver Robelli 

Momentalisht mbi 1000 policë në Austri po bastisin 60 banesa të islamistëve potencialisht të rrezikshëm. Atentatori, sipas hulumtimeve mediale, ka mbajtur kontakt edhe me islamistë në Zvicër.

Dy prej tyre (njëri i konvertuar, tjetri – sall 18-vjeçar – është shqiptar) janë takuar me atentatorin në korrik në Vjenë.

Të dy gjenden në burg. Këta njerëz janë radikalizuar në vendet ku janë rritur, rrjedhimisht me këtë problem duhet të merren në radhë të parë autoritetet e këtyre vendeve.

Por politika shqiptare nuk duhet të mjaftohet vetëm me shprehjen e ngushëllimeve pas aktit të terrorit në Vjenë.

Politikanët dhe bashkësitë islame duhet të shohin me kujdes se cilët imamë shqiptarë kanë qëndruar viteve të fundit në Vjenë? Cilat xhami i kanë drejtuar? Çfarë kanë ligjëruar aty?

Nuk duhet të tolerohet një botë paralele e islamistëve, ku ata jetojnë në biotopin e tyre duke thurur plane kundër shteteve perëndimore.

Diasporat shqiptare duhet të organizohen më mirë për t’iu kundërpërgjigjur këtij fenomeni negativ. Përgjegjësi të madhe kanë prindërit (në diasporë e kudo): kujdesuni më shumë për fëmijët tuaj, sidomos për djemtë mes moshës 15 dhe 20-vjeç, është fazë e rebelimit, e kërkimit të identitetit.

Në vitet 70-të disa gjermanë të rinj në këtë moshë bëheshin terroristë të majtë. Sot të huajt që kanë ndjenjën se janë humbës, mund të bien në kthetrat e fanatikëve fetarë.

3 komente në “Nis operacioni: 1000 policë në Austri bastisin 60 banesa të islamistëve potencialisht të rrezikshëm”

  1. millosh kopiliqi says:

    Té organizojmé peticion pér ndalimin e ” ezanit” sepse ky éshté imponim I fese. Pse té ushtoj mitrovica pesé heré né dité arabisht…….

  2. Ujku Plak says:

    Islamizmi eshte nje parazit qe zhvillohet shume tek koke boshet ,ketu nuk beine pjese Intelektualet qe beine sikur besoine per arsye interesi. Ju dhjevsha Muhametin dhe Jezusin o debila qe presin me syte nga qiellu dhe nuk punoin dhe studione.

  3. pjeter says:

    E krojten vete,tani austriaket tu a lerojne te katermbedhjetat.Te mos na derdellisin qe nuk dinin gje,sepse atij djalit 20 vjecar,dikush ja pordhi trurin me dogma ekstremiste..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje