Pas lajmit se futbollisti nga Gana që mori shtetësinë shqiptare nga Ilir Meta, për hir të interesit kombëtar, u dënua nga gjykata dhe ka lidhur kontratë me një ekip tjetër jashtë Shqipërisë, Bilushi i Metës doli me një komunikatë për shtyp:
“Të dashur gazetarë!
Lajmi se futbollisti që presidenti i dha shtetësinë shqiptare ka ikur nga Shqipëria, në një ekip tjetër, tregon se presidenti Meta është i pastër dhe nuk e ka bërë për interesa financiare atë veprim.
Duke i dhënë shtetësinë shqiptare një qytetari të thjeshtë afrikan, që kishte dhe probleme me ligjin në Shqipëri, pasi kishte falsifikuar dokumentet personale, presidenti ka treguar shpirtin e tij të gjerë dhe humanizmin që e karakterizon, për njerëzit në nevojë.
Pas shtetësisë shqiptare, futbollisti nga Gana ka të drejtë të udhëtojë pa vizë në Europë, dhje kjo i jep atij mundësinë që të gjejë klube më të pasura dhe më të mira se sa klubet shqiptare.
Të gjithë ata që thonë ku është këtu interesi kombëtar, janë dashakeqë.
Interesi ynë kombëtar është i qartë, pasi në çdo ekip që të shkojë futbollisti, do ketë pasaportën shqiptare si krenari të tij, pasi ajo i ka mundësuar lëvizjen pa viza në Europë.
Ai gjithandej do mburret si pasuri e kombit shqiptar dhe pamvarësisht ngjyrës së tij, ai do na zbardhë faqen kudo që të jetë.
Sot bien poshtë gjithë akuzat që shtypi i Edi Ramës i bëri presidentit, sikur këtë favor e ka bë për Rit Halilin dhe se e ka paguar ai.
Fakti që ai sa mori shtetësinë iku jashtë, lidhet me atë se ai nuk do të shërbejë falas në Bashkinë e Erion Veliajt për të shlyer dënimin.
Meqë LSI nuk ka më asnjë Bashki ku mund të shlyente dënimin, ai iku jashtë.
Me këtë rast shpresojmë të gjejë një ekip me fanella të kuqe, që ai të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi të kombit tonë jashtë Shqipërisë”.
Bo bo c’na bere morre i ururuari Like floriri…
Po na i shtove me duart e tua largimin nga Shqiperia te te “rinjve” morre…
Me njeren ane shan qeverine per largimet,por ne kete rast je i kenaqur,sepse ke ngrohur xhepin tend…
Edhe xhepi yt eshte nje “interes” kombetar,sepse mund te levdohemi se kemi nje palopresident miliarder….
Ja, iku Ganezi
po dënimi mbeti
unë them t’a vuajë
Lolo Presidenti.
.
Do na bëjë krenar
gol kur të shënojë
do bëjë shqiponjë
sa her’ të festojë.
.
Shqipëri e tërë
me të do përmallet
do harrojmë borxhet
do harrojmë hallet.
.
Kush do pashaportë
medalje kërkon
merrni Lolo Mutin
drejt në telefon.
.
Ekip me fanella te kuqe ….. hahahaaa
I modh Mero!
Po ka te drejt te luaj per kombetaren.Nese tregohet i sukseseshem ne ndonje ekip ne perendim mund te ftohet te luaj per kombetaren.
O zoti madh cfar bohet Ne vendin ton po shesin dhe simbolet shqiptare qe gjysherit ton kan derdh gjakun per ate flamur ?? .
I lutem atyre njerzve qe jan ne shtet te zgjohen dhe ti arrestojn kto tradhtar te kombit mbar shqiptar ???
Veteranet e Kosovo’s po cohen ne gjykat te pa drejt e kto ne Shqiperi tallen? me flamurin kuq e zi ??