“Sa ishe i gjallë, të hëngrën m**ë”, si e kërcënuan me vdekje Koço Devolen, se u tall me Enver Hoxhën

10 Nëntor 2020, 12:28Kulturë TEMA

Telefilmi i jashtëzakonshëm “Gjuetia e fundit”, ku interpretonin aktorët e Varietesë së Tiranës, me në krye Devolën, si Vasillaq Vangjeli, Agim Bajko, Vegim Xhani, Xhevahir Zeneli, Mariana Kondi, Mehdi Malkaj etj., kishte ngjallur shumë zemërata te një shumicë që nuk e besonin se ndërrimi i sistemeve, përmbysja e diktaturës nuk ishte një shaka, kishte ndodhur vërtet e tanimë askush nuk të ndalonte të thoshe i lirë atë që mendoje.

Agim Bajko, në një intervistë për “Panorma”, foli për kërcënime deri në vdekje për trupën e aktorëve që guxuan të tallen me figurën e ‘udhëheqësit të lavdishëm’.

Kërcënimet ishin më të forta, sigurisht për aktorin Vasillaq Vangjeli, që interpretonte rolin e Enver Hoxhës dhe Koço Devoles, që luante rolin e Sillos, që në fakt ishte portretizimi humoristik i ish-kryerojës së diktatorit, Sulo Gradeci.

Ky rrëfim i Bajkos u vijua nga një publikim i studiuesit, Kastriot Dervishi, që vërteton sa më sipër. Bëhet fjalë për një kartolinë drejtuar Koço Devoles, pranë Estradës, Tiranë.

Në ato pak radhë të kartolinës është vjellë një vrer i vërtetë. Devoles i vishen gjithfarë epitetesh të ulëta e në fund mbyllet me një kërcënim me jetë.

“Veçantia e enveristëve dhe të indoktrinuarve është se preken sa herë publikohen krime të regjimit të Enver Hoxhës në masën sikur t’i kishin kryer vetë ato. Edhe kur u shfaq telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, kategoria injorante enveriste dhe persekutorët u ndjenë keq dhe filluan kërcënimet. Forma më e njohur e kohës ishin letrat anonime, të barabarta me profilet false që hasim sot në blogje apo rrjete sociale. Letra kundër Koço Devoles i takon datës 6.1.1993.

Pasi cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra, edhe “Th. Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan: “Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër, shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”.

Në vitin 1997, kur profilet false morën pushtetin, hakmarrjen ia zbrazën Koço Devoles, duke e hequr nga puna nga Televizioni Shqiptar, si i “paaftë”. Janë këto profile, gjoja në emër të artit që shfaqin pa fund filma propagandistikë pro diktaturës komuniste”, shkruan Dervishi.

Në një rrëfim për “Panoramën”, aktori i humorit Agim Bajko tregon si lindi telefilmi “Gjuetia e fundit” dhe kërcënimet ndaj aktorëve

“Gjuetia e fundit” është një perlë e humorit shqiptar, që ne e kemi realizuar në një kohë të vështirë. Ishte viti 1992 dhe duhet thënë që nuk ka qenë e thjeshtë. Në fillim ne e përgatitëm për në skenë. Ishte një pjesë prej 10 minutash, të cilën ai e pasuroi dhe e shndërroi në një telefilm, edhe në bashkëpunim me Pali Kuken.

Por nuk mund të thuash se e kaluam pa problem. Kemi marrë kërcënime deri edhe me vdekje, nga njerëz me një mentalitet të bunkerizuar. Sidomos Vasillaq Vangjeli, që luante rolin e udhëheqësit, ka pasur një presion të jashtëzakonshëm e po kështu edhe Koço, që luante Sillon.

Një herë u ndodhi që gjatë një darke miqësore, hyjnë brenda në dhomë njerëz të maskuar me automatikë me plumba manovre, që shtinin në ajër. Ishte një shaka nga ana e organizatorëve të darkës, por tmerri kishte qenë aq i madh, saqë qe e pamundur të vijonin darkën… Frika ishte aq e pranishme saqë edhe një shaka përjetohej si e vërtetë.

33 komente në ““Sa ishe i gjallë, të hëngrën m**ë”, si e kërcënuan me vdekje Koço Devolen, se u tall me Enver Hoxhën”

  1. Te dyve u ndrit shpirti atje ku kane rene. Sa per ate qe u tallen me Enver Hoxhen,me vjen keq por sa qe gjalle Enver Hxha te dy te ndjeret ishin pula. Mos harroni autokritiken qe ka bere i ndjeri Koco ne nje shfaqe, me sa me kujtohet, tek kampi i pionierve ne Dajt. ” Jo ,jo nuk jam ai Kocua i pare ! Kam ndryshuar…..” Te shash tjetrin pasi ai ka vdekur ,eshte si thote populli : ” Trim pas lufte” apo si kofini pas te vjelave” Ndaj ata qe kane shkruar kete shkrim ishte mire te mos e bente,sepse nuk tregone as trimeri e as zgjuaresi ,kur njriu ka vdekur. PO per kete shkrim s’ka faje as Vasillaqi i ndjere e as Kocua i cili paste dheun e lehte. Se kush ia hengri njeri -tjetrit nuk e percakton dot njeri….

  2. L says:

    Pse sna flet ky trimi si e zhdepen ne dru agron llaken “demokratet ” e pd se ,sepse imitonte birishen.
    Na flasin kot per letra an9nime ,apo kercenime.
    Apo druri quhet mjet demokracie,letra anonime quhet akt komunist.
    Ikni o pash zotin se keto karrliqe qe po degjojm,rrezik dhe koco devole po ti degjonte do qeshte nga athe.ku prehet.
    Nejse kocoja ish unik ,i vetmi qe na sillte buzeqeshjen.

  3. iksi says:

    Ama edhe Koço mè Vasillaq Vangjelin , i hengren mune Enverit per 50 vjete sa ishte gjalle . 1 me 1 shkon ajo pune , por ai njishi per 50 vjete behet mullar .

    1. lymi says:

      Ne gjithe boten artistet nderohen diktatoret harrohen.

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Ne fakt, eshte nje “denim” i cuditshem,qe vjen vdekja dhe merr ate qe eshte tallur me Udheheqesin e Madh ,pikerisht me 8 Nentor,Diten e Themelimit te PKSH-se…
    Dita e pranimit te Sali Berishes ne Partine e Punes te Shqiperise…
    I paharruar qofte humoristi i madh Koco Devole!…

  5. Na myten says:

    Koço vdiq por edhe ai kokrra e kurves. U punesua ne TVSH pasi Enveri zbrazi institucionet e kultures nga ata qe i ngritën.
    Per cfare e sollen ne RTSH? Se ishte punembaruari i Partisë per cfare tjeter?! I lau haqet kur e flaken më 1997 se kur e dredh keq s’te ka me peshe fjala.

  6. preshevali says:

    Koçe Devolli, alamet emër ??

  7. Genti says:

    Kokrrocka qe ka shkruajtur kete artikull bajge nuk e paska vene emrin e tij ashtu si eshte ne normat e gazetarise emrin e autorit sepse e di dhe vete qe eshte nje mut dhe frikacak.Enveri sa ishte gjalle ishte Luan dhe me dinjitet.Kur vdiq Luani u leshuan hijenat.

  8. Km says:

    Si vasillaqi dhe koqo e gjeten nga zoti.ai eshte i madh the i gjithefuqishem.i pa ,i degjoi dhe u dergoi haberin:”-domani ketu ju gjynahqare se jeni bukeshkale e te pabese” dhe i mori njeriun per teatrit.aman,kujdes nafije,se edhe ajo per koke e ka nga zoti,ho nga njeriu.

    1. Gregory. UK says:

      Humoristet ne gjithe boten demokratike bejne humor jo vetem me diktatoret por me te gjithe, presidente kryeministra, udheheqes fetare dhe cdo gje tjeter qe mund te sjelle te qeshura por me humor percjellin edhe kritika. Kjo eshte detyra e humoristit dhe kete I madhe Koco e bente me mire se askush tjeter.

  9. Italia says:

    Eshte bere forumi i gazetes Tema kohet e fundit nje fole komunistesh. Megjithate, meqe jemi ne teme, te gjithe ju nostalgjiket e regjimit kriminal komunist na hengshi mune.

    1. Erhard says:

      Bravi “Italia”,qe ja ditke mire vlerat mutit!
      Doemos ke ngrene mutin tone 50 vjet,keshtu qe i bie te jesh mut i teri!

  10. Luli says:

    Flisni sa te doni mbas vdekjes se njerzeve qe ju i quani diktator ,por ne te gjithe koherat e njerzimit ka pasur njerez te tille qe kane vene ligje dhe reforma ne njerzim,
    Sepse njerzit ,apo njerzimi ka prirje per cthurje,anarki,mos bindje,vjedhje,perdhunime e te tjera si keto
    Ka te kenaqur dhe te pa kenaqur nga keto reforma ose qeverisje qe i behet njerzimit
    Prandaj kote flisni ,Jo i hengri mutin,Jo sja hengri, Koco ,Vasillaqi,dhe shume te te tjere tani kane ikur ne Boten tjeter lerini rahat atje ku Jan sepse nuk kane per tu rikthyer me. Gezohuni me kujtimet e tyre dhe veprat e tyre per sa kohe qe jeni gjalle ne Kete Bote, dhe bolle me trimerirat e njeri tjetrit
    Por kur ske se c ben

  11. Bunkarti me gjethe Po bithe zbulut says:

    Tamam iksi

    Mullar, Ju Bo dhe i myti fare pale kete dervishin qe dhe sot Si ka Dale ERA.

    Iken keta kocat Pune e madhe. Xhingije.

    Iku teto Ollga, gjynah, nje Artisten e atij kalibri.

    Keta te dy qene Si ATA xhingiet me opinga me zilka.

    Pale ky dervishi faqe Pa qime sa di ky di bitha ime .

  12. Baca says:

    Kocua nje nga me te miret.Kercenime ka mare Kocya per interpretim!! NUK me besohet.Koco Devole,ka darkuar tek “Guva e Qete” reth vitit 2000 me vete Sulo Gradecin per 5 ore rjesht.E shoqeruar kjo me nje humor te ralle,edhe m8fis Sulos dhe Kocos,si zakonisht,kur mblidhej Filipi,Bastriu,…….etj.

  13. Taipi says:

    KUR NDODH NJE FATKEQSI I NDJERI RESPEKTOET LLAFET E KRAHASIMET JANE KARAGJOSLLEK AKOMA ME TE KALLUAREN

  14. Historiani says:

    Pune zagaresh, njerez ordinere aktore te deshtuar njerez pa karakter, Enveri ka qene nje pjese e historise se ketij kombi dhe vendi dhe tallja me figuren e tij eshte nje tallje me historine e kombit, te mesojne arnautet nga serbi, megjithate qe Tito ne deklaraten e akademise se shkencave te Beogradit u percaktua si shkaktari kryesor per shkaterimin e Serbise varrin e ka ne mes te Beogradit dhe i ruajtur me ushtare sepse figura e Titis eshte simboli i historise se Jugosllavise

  15. loni says:

    Diktator i sat eme. Me diktator se Sali Berisha nuk ka qene. Enveri vravi dhe burgosi 3000 vete, Saliu deri tani ka vrare 30000, kush nga keta te dy eshte diktatori me i madh?

  16. Km says:

    Enveri nuk vrau as edhe nje.i vrau ligji.pse asnje prej atyre qe u denuan nuk shkon ne gjukate per te kerkuar pafajesi?kohe e tyre eshte. Sepse asnje nuk fiton dot pafajesi.hyne per vjedhje dhe dolen politikane.hyne per pedofili dhe u bene politikane.hyne si spiune te agjenturave te huaja dhe dolem politikane te persekutuar.aty eshte gjukata.te shkojne.nuk ua ka fajin enveri,por koka.te vrare ka lene saliu juaj i madherishem.ka lene luli juaj kastravec hollandez.e shikoni?veprat i ka lene edhe ne kosove. Derri dhe dosa hynte ne shqiperi,sic tha ai diktatori.fhe loja serbe vazhdon si brenda dhe jashte shqiperise.enveri nuk eshte Morgan ku mund te mbuloje veprat e tyre plehrat e shqiperise.

  17. vjollca vokshi me eni vasilin buce italianesh says:

    Ou, ja c’thote Kastriot Dervishi: “ Në vitin 1997, kur profilet false morën pushtetin, hakmarrjen ia zbrazën Koço Devoles, duke e hequr nga puna nga Televizioni Shqiptar, si i “paaftë”. Janë këto profile, gjoja në emër të artit që shfaqin pa fund filma propagandistikë pro diktaturës komuniste”.
    Dervish, po nuk te pelqyen filmat e komunizmit, fillo bej filma vete, e ke kinostudion gati. Si the me? Nuk ka me kinostudio? Ku u zhduk? E mori Sandri? Pse? Ca ke qe bertet atehere mor derr?
    Neqoftse nuk je i zoti te besh 100 here ne demokraci ate qe beje njehere ne komunizem shko te pidhi motres, mamit tend, mos bej gerr gerr gerr.

  18. Erdogan says:

    Eshte fact hIstorik qe cdo regjim mbreterore,komuniste edhe ne “Dmokraci” etj ka patur dhe do kete Nostalgjike te semure qe nuk kane lidhje me te verteten e pazbuluar.
    P.sh po te krijohej tani ky Telefilm i vitit 1992 nuk do kishte shume nostalgjike se koha ka luajture rolin e saj dhe kane dale pothuajse 80% e fakteve te asaj Diktature te tmerrshme.
    Megjithe ate shoqeria e shqiptare eshte e polarizuar ne dem te interesit kombetare para turk d.m.th Epirote.
    Keta qe kane Emra Greke si Vasillaq Vangjeli po Kostantini qe u be Koco Dhjavolos qe u be Devoll etj i perkasin pakices se nje Identiteti qe eshte luftuar per 500 vjet dhe luftohet edhe sot duke i consideruar “refugjatet myslimane” ne Jorgo nga Greku.
    Po te kesh sot emra Anglese se nuk ka gjuhe amerikane eshte “goxha mire”.
    Mos te habitemi kur ne Mediat shqptare antigreke por proturke,pro italiane,pro amerikane etj ka “historiane” qe deklarojne qe nuk ka “patur” Greke apo Greqi kur ne te njejten kohe sipas vete historise Shqiptare dhe te Ballkanit deri sa u krijua Alfabeti Latin i quajture “shqiptare” dhe u hap Skolio e pare Shqipe me fjale shumica latine ishin rreth 1260 Skolio Greke dhe po kaq turke!
    Mashtrime te historise se nuk i la Turku “Skoliot” shqipe jane pjese e propagandes turkofashiste.
    Vete fakti i mohimit te Emertimit Stamboll nga Kistantinopol ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos eshte hipokrizi dhe fakti qe ka “bashkejetese” fetare kur i mohon tjetrit te drejten e lirise se Identifikimit eshte poshtersi kombetare.
    Faji i ketij presioni antikombetare Epirote eshte i atyre qe identifikohen si Shqiptare Orthodhokse por be fakt considerohen si bashkepunetore te Greqise.
    Kur istitucionet gjate 500 vjeteve ishin Turke dhe Greke ishte e natyrshme qe Ismail Bej Vlora,Frashellinjte etj te shkonin te luftonin per Baben e tyre dhe kunder Epirit dhe te ashtuquajtureve Arvanitas dhe ta quanin Kostantinopolin e Kastriotit Stamboll.
    Sa per katoliket jane shtetas te Vatikanit sot por ishin reth 2% ne 1913en por me “pune te palodhur dhe duke respektuar Fene dhe identitetin e tjetrit” jane bere goxha ne numera sa edhe kryetari i tyre jo Shqiptare e thote para kamerave qe regjistrimet qe jane bere nuk ishin “te rregullta” dhe numeri eshte me i madh.
    Keta nuk kane lidhje me Bese-lidhjen e Ilisus (Lezha e sotme) jane thjeshte tradhetare te Beses Orthodhokse te Kastriotit.
    Sa per Bizantin e Perandorit Greke Ilyrit Megas Kostantios nuk behet fjale qe termi apo Identiteti Shqiptare nuk egzistonte.
    Kete e tregon fare qarte (certo) historia e Shqiperise fillon me Vorio Epirotin Jeorgios Kastriotin dhe flamurin e Tij te Bizantit Greke me Shqiponjen dy krenare.
    Faktet me familjet ne Siri te derguara nga propaganda Turke e instaluar ne kete vend por te ndaluara nga nderhyrje e Evropes dhe denimi i disa krereve tregon qe ky Protektorat i ka diteve zymta.
    Ne nje vend qe mbizoteron urrejtja fetare eshte shume e veshtire te kete normalité dhe bashkejetese.
    Ne intervisten e Grekut te Shqiptarizuar Timo Fllokos degjova nga goja e Tij qe emrin e kishte Greke Timo-Theo qe do te thote Nderoj Zotin Greqisht dhe e detyruan ta bej Timoleo por Ai vendosi thjesht Timo.
    Nga kush?
    Nga nacionalistet me Ndergjegje dhe Identitet turk.
    Atehere kush nga keto grupe jane “Shqiptare”?
    Per fat te keq keta Autoktone u bene “vellezer” me ata qe edhe sot luajne rolin e nostalgjikut Erdogan sic ishin ne kohen e Sulltaneve qe sa ishin gjalle Epirotet te Pirros apo Kastriotit i hanin mjune.

    1. Orthodox says:

      Erdogan skam as une asnjeri nerva te lexoje kaq gjate keto fantazi e karrlleqe qe shkruan . Une nje keshille dua ta jap . Keto ilacet e demokracise jo se sjan te mira po jan te skaduara e fallco se behen ne Indi . Ka qene nje bar yll ne kohet tona quheshte aloperidol te keshilloj ta perdoresh nja nje jave e do shikosh sa bukur do shkruash . Ose nje shiringe 2me 1 .6 muaj do fluturosh ne qiell. Aty do kesh Erdoganin Vatikanin Kostandinin e Kastriotin e do knaqesh ….

  19. Dhjaku says:

    O Erdogan , i keput qafen ne ndonje gazete greke me tirazh te vogel ,nga ato qe duan te mbushin faqet me pordhet e tua se mbase gjendet njeri tu vije ere, ty ste lidh asgje me shqiptaret ne ndergjegjen tende. Ik se na cave tr..pin , je ne gazete shqiptare ketu, ke ngatrruar adresen o njeriu me kot qe kam pare e ndegjuar ne Europe e ne Ballkan, ku kam qene.

  20. Vlora 9 says:

    Kocua ishte ndihme I parties ne rdukimin komuniste te masave para 90. Pas 90 sikur u fol se e la zanatin dhe ju kushtua hashashit andej nga italia. Se si vazhdoni me pas qe ju rikthye zanatit por kesaj here si ndihmes I partive ne edukimin kapitalist te masave kete nuk e di.

  21. Shenjestra says:

    Koçon dhe Vasillaqin e zuri gjynahu i Enver Hoxhes.Te gjithe e dine se Enveri ishte shpirti i popullit shqipetar se u hoqi morrat nga trupi,u hoqi kasollet me kashte,u hapi shkolla nga te gjitha anet,u hapi syt nga perdja e zeze e se kaluares,e mbushi vendin me fabrika,uzina,kombinate,arsimin dhe shendetesi falas,e ngriti dinjitetin shqiperise ne te kater anet e botes dhe kur vjen puna i hedhin posht disa langaraq e bytherjepur.

    1. joel shkodra says:

      “Shenjestra” ate “falas” apo edhe “pa taksa” e me “qera te vogla” shko e tregoja kujt te duash, por jo neve qe e jetuam ate kohe. Te gjitha ishin parate tona, puna e pa paguar, sepse ai te jepte rrogen sa te mbaje frymen gjalle. Sa kohe duhej te punoje per te blere nje frigorifer, lavatriçe, televizor etj.? Por edhe ato ishin me “autorizime”. Po makinen qe e ke tani, nuk e shihje as ne ender. Ka, posi, te varfer, qe nuk e enderojne edhe sot makinen etj. Doemos, se nuk jemi njelloj. Njelloj deshi te na bente Enveri dhe … u beme … njelloj te varfer. Kapitalizmi eshte i eger … por me i pranueshem (ta pakten deri tani sa nuk eshte gjetur ndonje sistem tjeter) se sa “socializmi” e “komunizmi” i yt.

  22. Konjak says:

    Megjithqe , gjithkush mundohet te beje nje kritik aq sa njohuri ka per problemin , — ashtu si dhe sa di , e si mundet ; Mirpo do ti kerkoja zoterise me pseudonimin __ Erdogan — nese mundet — te shkruaj me qart , mesazhi qe nis , te jete me i qart per faktet historike , dhe te mos flitet me kopetence , kur njohurite jane disi te mjegullta . Jam i mendimit te flisni ne parim , pa u hapur ne detaje , sepse te duhet edhe literatura e nevojshme , per faktet dhe ngjariet historike . Shpresoj se do ta pranoni sugjerimin . Sa per ofezat e perdorura pa mas , gjithkush qe i perdor , eshte i lutur ti harroje dhe ti flak nga fonti liunguistikes qe perdor .

  23. joel shkodra says:

    “Shenjestra” ate “falas” apo edhe “pa taksa” e me “qera te vogla” shko e tregoja kujt te duash, por jo neve qe e jetuam ate kohe. Te gjitha ishin parate tona, puna e pa paguar, sepse ai te jepte rrogen sa te mbaje frymen gjalle. Sa kohe duhej te punoje per te blere nje frigorifer, lavatriçe, televizor etj.? Por edhe ato ishin me “autorizime”. Po makinen qe e ke tani, nuk e shihje as ne ender. Ka, posi, te varfer, qe nuk e enderojne edhe sot makinen etj. Doemos, se nuk jemi njelloj. Njelloj deshi te na bente Enveri dhe … u beme … njelloj te varfer. Kapitalizmi eshte i eger … por me i pranueshem (ta pakten deri tani sa nuk eshte gjetur ndonje sistem tjeter) se sa “socializmi” e “komunizmi” i yt.

  24. Tirana says:

    Ne kohen e diktatures ne ishim te njellojte mbrenda vendit tone nuk kishim ndryshime ishim te varfer por te lumtur ekzistonte shoqeria miqesia respekti dhe morali i nje shoqerie. Sot nuk njeh njeriu njeri tjetrin kush eshte cfare ka bere qe ka nje hotel apo pasuri mbrenda disa vjetesh,nje korrupsion nga qta qe drejtojne shtetin dhe njerzite te cilet nga mungesa e kushteve dhe kultures familjare bejne cdo gje per tu pasuruar. Eshte qesharake qe sot humori Shqiptare tallet me te djeshmen qe ka qene me e bukur se varferia e madhe qe zoteron sot . Ne kohen sot njerezite duhen te luftojne per te mbajtur nje qendrim ideologjik kundra te keqes qe vjen nga keq trajtimi i politikes se sotshme e djeshmja ka shkuar e sotshmja duket e bukur nga jashte por ne kemi nje rini shume te pa formuar nga ana morale sic kemi qene ne qe jetojme mbi 30 vjet ne boten e lire dhe nuk ka ideologji qe te na shkaterroje si Shqiptare . Ndofta kjo eshte diferenca qe kemi ne ata qe jane edukuar nga morali dhe njerezite e sotshem qe ju pelqen te harrojne se cfare jane vlerat e nje njeriut thjeshtesia apo bukuria e jashtme qe nuk ka vlera njerezore.

    1. joel shkodra says:

      “Tirana”, ai qe do e ruan moralin, miqesine, shoqerine e respektin ne çfaredolloj sistemi. Nuk e di çfare morali kishte ne ate sistem kur te merrnin e te hidhnin ku te donin ata pa marre parasysh meritat por vetem biografine e “luften e klasave”.

  25. Erdogan says:

    Te jene kaq idiote “ njerez” si kyme comentin Tirana?
    Si ore ishin “njesoj” qe kushuriri I katert I nje te burgosuri apo te persekutuari nuk kishte te drejta studimi,lirie 45 vjet Internim,i perbuzur si “armik” .Edhe sot diskutoni krimet e asaj Diktature qe tashme e dime se kush ishin Armiqte,Balli Kombetare qe kishin mbaruar Universitete ne Evrope dhe parashikuan ate Regjim komunist pa Parlament,paDialog,pa Hakmarrje,pa Kritika,pa Drejtesi.
    Enver Diktatori krijoi dy lloj njerezish,te privilegjuar dhe te persekutuar.
    Ne historine e nje vendi apo familje suksesi tregohet me fake dhe deshtimet.
    Keto pasoja te Enver Hoxhes i paguan sot dhe neser ky popull I dale nga Perandoria Osmane qe nuk ka lidhje me te paret.

  26. AF says:

    Telefilmi gjuetia e fundit nuk ka te beje me skenat tallese per diktatorin enver dhe bodigardon sillo,por ishte nje realitet apsolut, biles kam mendimin se ne realitetin e jetes se enverit dhe sulo gradecit duhet te kete patur edhe skena me tallese e qesharake te panjohura per publikun,thjesht gojedhena. Nje pjese e skenareve te filmit gjenden ne arkivat e shtetit te ish KQ,ne dosjet e sigurimit dhe dosjet e prokurorive e gjykatave. Dmth dhenia e dekoratave qe i kishte ne xhep sillo, gjuetia e derrit te lidhur, cicerimat e zogjve, nafte ku thoshte enveri,sjellha e atij plakut nga fukarallara, menyra e sjelljes se sillos me enverin dhe e kunderta me te tjeret,etj si keto. Por magjia ishte interpretimi i tyre, i V.Vangjelit, i K.Devoles, i A.Bajko, M.Malaj dhe M Kondi. Nga te gjithe keto nuk mund te bej asnje dallim, pa perjashtim te gjithe te medhenj,ikona te paperseritshme te skenes dhe humorit. Do mbeten ne histori si me te medhenjte.

  27. Ciarli says:

    humor i ulet. filmit i mungonte cdo lloj materjali sqarues, pervec dy tipave qe hungeronin por nuk dukej asgje perse ishin te tmerrshem.
    pastaj edhe krimi kunder xha jahos ishte pavend, si ata, njerez te thjeshte, ata vrisnin perdite por jo per keta i rrezuan pas vdekjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje