Surpriza: Agjencia qeveritare e ngarkuar me tranzicionin nuk e njeh fitoren e Joe Biden

10 Nëntor 2020, 10:07Politika TEMA

Ndërsa presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe pretendon për manipulime në numërimin e votave, administrata e tij ende nuk ka filluar të ndihmojë fituesin e parashikuar, presidentin e zgjedhur Joe Biden, në fazat fillestare të marrjes së kontrollit të qeverisë.

Agjencia qeveritare që njihet shkurtimisht si GSA ose Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, ka përgjegjësinë për të njohur zyrtarisht zotin Biden si presidentin e ri dhe për të filluar procesin e kalimit të pushtetit, që zyrtarisht bëhet ditën përurimit të presidentit me 20 janar. Agjencia cakton zyrat për ekipin e tranzicionit të zotit Biden në mjediset qeveritare dhe ndihmon në detyra të tjera të nevojshme. Por Emily Murphy, kreu i agjencisë nuk e ka filluar procesin.

Një zëdhënës i Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) tha se agjencia nuk do të fillojë procesin e tranzicionit deri sa fitorja e zotit Biden të çertifikohet zyrtarisht, por është e paqartë se kur mund të ndodhë kjo, meqënëse ende vazhdon numërimi i votave në një pjesë të madhe të vendit.

Rezultati i zgjedhjeve është i paqartë vetëm në pak shtete dhe organizatat kryesore të medias kanë nxjerrë demokratin Biden si fitues. Presidenti Trump nuk ka pranuar të njohë rezultatin ndërsa fushata e tij ka hapur disa padi ligjore duke pretenduar, pa prova deri tani, se parregullsitë në votimet e së martës, dhe ditët pasuese të numërimit të votave i kushtuan atij fitoren e zgjedhjeve.

Zoti Trump shpreson që paditë ligjore do ta ndihmojnë atë të përmbysë rezultatin e votave të fituara nga zoti Biden në Kolegjin Elektoral, që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale, dhe jo të votës popullore, megjithëse zoti Biden udhëheq edhe me votën popullore.

Udhëheqësi i shumicës së senatit Mitch McConnell tha të hënën se Presidenti Trump, “ka 100% të drejtë të shqyrtojë akuzat për parregullsi dhe të peshojë alternativat ligjore”. “Institucionet tona janë ndërtuar pikërisht për këtë,” tha zoti McConnel në Senat, ndërsa shtoi se procesi do të zhvillohet dhe “do të arrijë në zgjidhjen e tij”.

Zoti Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris po vazhdojnë me planet e tyre të tranzicionit, fillimisht duke u takuar me ekspertë të shëndetit lidhur me përpjekjet për frenimin e pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, virusi u ka marrë jetën 237 mijë amerikanëve ndërsa 10 milionë të tjerë rezultojnë të infektuar. Ndërkohë, kampi i zotit Biden po kërkon bashkëpunim për tranzicionin nga zyrtarët e Presidentit Trump.

Zonja Jen Psaki, ndihmëse e zotit Biden në procesin e tranzicionit, tha të dielën në rrjetin Twitter se, “Siguria kombëtare dhe interesat ekonomike të Amerikës varen nga sinjalet e qarta dhe të shpejta të administratës se qeveria e Shteteve të Bashkuara do të respektojë vullnetin e popullit amerikan dhe do të angazhohet për një transferim të qetë dhe paqësor të pushtetit.”

Akti i njohjes së “fituesit të pritshëm” nga GSA, i hap rrugën ekipit të tranzicionit të adminisitratës së re të ketë qasje në kompjuterat qeveritarë, i siguron atij mbështetje logjistike, si dhe i paguan pagat.e tyre. Buxheti i tranzicionit për këtë vit është parashikuar në 10 milionë dollarë.

Zyrtarët e rinj pajisen me adresë emaili qeveritare dhe kanë zyra në çdo agjenci qeveritare. Zyrtarët po ashtu mund të fillojnë të plotësojnë formularët përkatës mbi të ardhurat financiare dhe konfliktet e interesit, para se të marrin detyra e reja qeveritare.

Qendra për Tranzicionin Presidencial, një organ jopartiak, po ashtu u kërkoi zyrtarëve të administratës së zotit Trump që të “fillojnë menjëherë procesin e tranzicionit paszgjedhor, që ekipi i zotit Biden të përfitojë plotësisht nga burimet e disponueshme sipas Aktit të Tranzicionit Presidencial”. Grupi tha se, “Kjo ishte një fushatë e ashpër, por historia është e mbushur me shembuj të presidentëve që dolën nga fushata të tilla dhe që ndihmuan me mirësjellje pasardhësit e tyre.” (VOA)

12 komente në “Surpriza: Agjencia qeveritare e ngarkuar me tranzicionin nuk e njeh fitoren e Joe Biden”

  1. gjeloshi says:

    Keshtu eshte kur nje tregetar Gjelosh behet president….

  2. jon says:

    Pra fotua thote: Office of the President Elect: C’fare eshte kejo zyre do pyesi dikush ? Kejo ishte e njejta si ato zyrat e tranzitore te Sirise ne Stamboll. Pra ishte syra e terrorristeve te ISS . Dhe humben . Biden eshte perfaqesuesi i “revolucioneve me ngjure” qe kane ndodhur ne Evropen Lindore. Por me sakte eshte se Biden eshte kukulla e grushtit te shtetit. Su be e sukseseshme ne Siri, thua do behet e sukseseshme ne USA?

  3. Cipini says:

    Titulli….futja pordhes. Agencia thote duhet pritur per perfundim te ankesave nga Trump nge Gjykatat.

  4. Trotski says:

    Hani Molle Ju Kokrra e Legenit .Zgjedhjet kane marre FUND .Verdikti i Popullit Amerikan eshte shprehur Qarte dhe eshte i patjetersueshem .Shume shume Trump-i do ta bej si Sali Krimineli i Vuçidolit ,do te marri Kolltukun me Vete .

  5. pse nuk bohet shqipria says:

    cfar jeni kunder vjedhjes se votes ??

    nga hetimi amerika behet me e mire jo me e keqe
    se ketu po i pergjeroheni spakut per hetim dhe denim

  6. pse nuk bohet shqipria says:

    cfar jeni kunder vjedhjes se votes ??

    nga hetimi amerika behet me e mire jo me e keqe
    se ketu po i pergjeroheni spakut per hetim dhe denim

    kafshet duan fitoren jo te verteten

  7. pse nuk bohet shqipria says:

    cfar jeni kunder vjedhjes se votes ??

    nga hetimi amerika behet me e mire jo me e keqe
    se ketu po i pergjeroheni spakut per hetim dhe denim

    kafshet duan fitoren jo te verteten
    me vota te vjedhura edhe basha vjen ne pushtet

  8. Pokeristi says:

    Nuk ka asnje çudi.Gjiçka eshte parashikuar,kohe me pare.Duke njohur tipin,karakterin,papergjegjshmerine e papermbajtur,te nje dijtatori te hapur e injorant siç eshte Trump,e paparashikuara eshte deri neç’shkalle do shkoje çmendurija Trampjane!!!…
    Jane shume treguse fjjalet e mbeses se të tij psikologe::
    “Habitem si ka mundesi qe familja ime,ka ritur nje monstër si Donald,që ështe një rrezik jo vetëm per USA,por për gjithë globin”.
    Po ashtu te motres te tij ish gjyqtare apeli disa dekada:
    “Donald është i reezikshëm.Mos ibesoni asgjë”.
    Po ashtu një numur irepublikaneah te ndershem e dinjitoze,qe vune ne balance interesin e USA para dëshirave paranojake te Trumpit,ku perfshihenbashkepunetore teadministrates se tij te emeruar prej tij,,fut ketukeshilltare ekonomike e plitike,disa keshilltare te sigurise gjenerale me dy e tre yje,drejtore te agjencive inteligjente,nje numur imadh ekonomistesh prominentë ku perfsgihen edhe disalaureate te çmimit Nobel,nje numur i madh juriste ah,governatore e deri nje president republikan i gjalle,te gjithe kane indorsur
    Joe Biden.

    1. Perkthe Marjete perkthe says:

      Ca do me thane “te gjithe e kane indorsar???

  9. demokrati says:

    Shtepia e Bardhe nuk eshte Hani i Stamo Dumes ku futet presidenti i cnn/ fox por rezidenca e Presidentit te zgjedhur me voten e popullit.Deri tani Biden nuk eshte as i zgjedhur as i certifikuar.Po lozin me kete plak te mire dhe duket se ka nje pengese, drejtesia amerikane qe do te certifikoje ligjshmerine e zgjedhjeve.Gjasat jane qe nuk do te kete nevoje per teanzicion pasi do te konfirmohet Presudenti Trump.

  10. Pokeristi says:

    Ne te gjithe komisjonet ka demokrate e republikane.Te gjitha veprimet administrative kontrollohen nga administrata Trampiste aktuale.Deri tashti te gjithe keto komisjone konfirmojne se nuk ka asnje shkelje qe ndikon ne rezultatin e deritanishen,te zgjedhjeve.
    Ka vetem mospranim te Trampit dhe nje kor me gjysem zeri te perkeahesve te verber.Pa asnje fakt argumentus.

  11. ... says:

    Flitet qe Trump apo kush ka printuar fletet e votimit i ka pajisur me nje element sigurie qe kjo flete votimi mundet dhe te gjehet me saktesi se ku ndodhet. Po ashtu avokatja e Trump ka akuzuar se eshte perdor programi scorecard per te nderhyre ne numerimin e votave. Te presim dhe te shohim ne ditet ne vazhdim pasi eshte hera e pare ne historine e amerikes qe Departamenti i Drejtesise heton xzgjedhjet presidenciale. Ku ka ze nuk eshte pa gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje