Çmimi Nobel për Paqen dërgon ushtrinë në provincën rebele, vendi në prag të luftës civile

11 Nëntor 2020, 22:10Bota TEMA

Duket një shekull më parë kur Abiy Ahmed Ali merrte çmimin më prestigjioz dhe të papritur për një politikan, sidomos në një zonë të vështirë si ajo e Afrikës lindore, çmimin Nobel për Paqen.

Por kryeministri etiopas, që mundësoi përmes dialogut pas dekadash paqen me një armik “të betuar” si Eritrea, është tashmë në qendrën e vëmendjes për ngjarjet që po ndodhin në një provincë rebele, dhe që rrezikojnë të çojnë vendin me më shumë se 116 milionë banorë në pragun e luftës civile.

Provinca rebele është ajo e Tigray, në veri të Etiopisë dhe në kufi me Sudanin dhe Eritrenë, që tani akuzohet sërish se po ndihmon frontin e gueriljes lokale. Një zonë kjo historikisht e rëndësishme, e pasur me monumente antike dhe ku legjenda thotë se fshihet Arka e Nuhut.

Dëshmitë flasin për sulme ajrore të shumta në provincën rebele, dhe viktima civile.

Organizata si Kombet e Bashkuara dhe Unioni Afrikan, që vjet përgëzonin 44-vjeçarin Abiy, liderin më të ri të Afrikës, sot kërkojnë që armët të ndalojnë dhe të kufizohet gjakderdhja.

2 komente në “Çmimi Nobel për Paqen dërgon ushtrinë në provincën rebele, vendi në prag të luftës civile”

  1. F* ohama says:

    Edhe ky si ai Nobelisti “pak abronzato” i tha Berlvskoni i bani nja tri lfta gjate mandatit te tij…stesa merda

  2. Noe says:

    Nuk quhet Arka e Nuhut por Arka e Noes. Nuhu quhet ne Bagdad dhe ne Riad por jo ne Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje