Akuzat për manipulime: Xhorxhia do të bëjë rinumërim të plotë të votave, me dorë

11 Nëntor 2020, 19:27Bota TEMA

Zyrtari i lartë zgjedhor i shtetit Xhorxhia tha të mërkurën se shteti i tij do të kryejë një rinumërim me dorë të të gjithë fletëve të votimit të hedhura në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

“Matematikisht, në të vërtetë duhet bërë një rinumërim i plotë me dorë i të gjitha fletëve të votimit, sepse diferenca është shumë e ngushtë,” tha sekretari i Shtetit i Xhorxhias, Brad Raffensperger, në një konferencë shtypi.

“Ne duam ta fillojmë këtë para se të mbarojë java,” tha ai.

Në Xhorxhia, numërimi ende nuk ka përfunduar. Në një deklaratë të mëparshme sekretari i Shtetit i Xhorxhias tha se numërimi ka shumë gjasë të përfundojë deri të mërkurën në mbrëmje ose të enjten në mëngjes.

“Është e rëndësishme të veprosh shpejt, por është më e rëndësishme ta bësh punën saktë,” tha ai.

Në këtë shtet nuk ekziston rregulli i rinumërimit automatik por një kandidat mund ta kërkojë rinumërimin nëse diferenca e votave është më e vogël se 0,5 për qind.

4 komente në “Akuzat për manipulime: Xhorxhia do të bëjë rinumërim të plotë të votave, me dorë”

  1. hahah says:

    Kjo është amerika që duam/duma

  2. Mona krva says:

    Hajde titull hajde. Rinumerimi nuk po ndodh per shkak te akuzave idiote per manipulim por sepse kur diferenca ne vota midis dy kandidateve eshte me pak se 0.5% ligji i shtetit te Georgias kerkon rinumerim.

  3. demokrati says:

    Tani te filloj cnn fox cerifikuesit e vjedhjes te ngjallin te vdekurit dhe “glitch” ne aparatutat e programuara nga banditet vrases te votes se lire.Kujtuan se e vune perfund demokracine amerikane.Tani do te provohet kush ka te drejte, te marre kohe dhe para vetem te dali zbuluar eksperimenti me tragjik me demokracine. Bira e minit 500 aspra.Ky eshte vetem fillim i, skeni pare gje akoma.

    1. Xhediku says:

      Demokrat kllufi. Ju doli huq ju trampistave. Ju doli bllof. Ik qaj te gopi mamit tani. Hahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje