Qeveria hungareze propozon ndalimin e birësimit të fëmijëve nga çiftet homoseksuale

11 Nëntor 2020, 19:01Bota TEMA

Qeveria e Hungarisë ka hartuar një projektligj që ndalon birësimin e fëmijëve nga çiftet homoseksuale apo të të njëjtës gjini.

Ky ndryshim është propozuar nga partia e djathtë qeverisëse, që e ka dërguar projektligjin në Parlament.

Martesa me të njëjtën gjini është e ndaluar në Hungari, por birësimi i fëmijëve ishte i mundur nëse një partner aplikon vetë.

Me ndryshimin e propozuar, nënkuptohet që nëna është një grua dhe babai një burrë dhe lejohen vetëm çiftet e martuara që të birësojnë.

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë dënuar këtë projektligj. Grupet e LGBT thanë se projektligji është hartuar qëllimisht nga qeveria e Kryeministrit Orban në një kohë të tillë që nuk lejohen protestat për shkak të pandemisë.

3 komente në “Qeveria hungareze propozon ndalimin e birësimit të fëmijëve nga çiftet homoseksuale”

  1. Shefkiu says:

    Eshte mire qe martesat e te njejtes gjini te mos mbeshteten, te pakten ligjerisht. Eshte nje levizje e ngjashme me ate te viteve 60 te shekullit te kaluar, e quajtur Hipi. Natyrisht, koha e shperbeu ate levizje dhe sot nuk kujtohet me…
    Mendoj se edhe levizja e sotme LGBT do te kete te njejtin fat, koha do ta shperbeje dhe do ta mbuloje me pluhurin e harreses. Njerzit e kamur, te cilet nuk dine si te shpenzojne kohen dhe parate, do merziten shpejt me martesat brenda te njejtes gjini. Dhe kur ne mase te shfaqen divorcet e cifteve, atehere do duket qarte se vdekja e levizjes ka per te qene fare e afert. Kuptohet, punekotet do gjejne nje menyre tjeter per te kaluar kohen dhe do te jene vete ata qe nuk ka per tu ardhur keq per fundin e levizjes me te cuditshme ne kalvarin e jetes njerezore.
    Ndaj them, mbeshtetja ligjore e martesave te te njejtit seks eshte nje veprim i paarsyeshem. Pastaj tu besosh edhe rritjen e nje femije, i cili nuk ka ardhur ne jete nga nje cift i tille, kjo eshte papergjegjshmeri totale. Pra, pa u zgjatur, LGBT i ka ditet te numruara, jane vete pjestaret e levizjes qe do i japin fund ekzitences se saj, si dicka jashte natyres njerezore. Nuk do te jete e larget dita kur devijime te kesaj natyre do te jene objekt i sherbimit mjeksor per tu trajtuar.

  2. Çami says:

    Nuk ka çfarë ti shtoj komentit tënd Shefkiu.

  3. Goni says:

    Nje bravo te madhe Hungarise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje