ANALIZA: 4 drejtimet që Trump mund të ndjekë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

11 Nëntor 2020, 13:16Bota TEMA

Donald Trump do t’i dorëzojë stafetën presidenciale Biden-it me 20 janar, ku zyrtarisht do të bashkohet me klubin ekskluziv të ish presidentëve të Shteteve të Bashkuara. Pyetja që shtrohet është, po pastaj? Çfarë do të bëhet me politikanin dhe manjatin e biznesit?

Jimmy Carter për shembull, filloi të merrej me kauza humanitare, por Trump nuk ka qenë kurrë një politikan tradicional.

“Donald Trump ka thyer shumë norma si president – u shpreh Tim Calkins, profesor i marketingut në Shkollën e Menaxhimit të Kellogg,  Universiteti i Northwestern –  nuk ka asnjë arsye për të menduar se Donald Trump do të veprojë si çdo ish-president që kemi parë ndonjëherë”.

Këtu janë disa nga mundësitë.

Trump mund të kandidojë përsëri

Mund të mos jetë fundi i ambicieve politike të Trump. Ai mund “ të bëhet” një Grover Cleveland dhe të kandidojë për një mandat të dytë. Cleveland është i vetmi president që u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe u kthye katër vjet më vonë, duke marrë detyrën në 1885, e më pas përsëri në 1893.

Kushtetuta e SH.B.A -së përcakton se “asnjë person nuk do të zgjidhet në zyrën e Presidentit më shumë se dy herë”, por nuk ka asgjë në lidhje me kushtet që duhen rresht. Dhe ish-ekipi të Trump kanë sugjeruar që ai mund të kërkojë të bëjë pikërisht këtë.

“Unë do ta vendosja atë absolutisht në listën e ngushtë të njerëzve që ka të ngjarë të kandidojnë në 2024” tha së fundmi ish shefi i shtabit, Mick Mulvaney.

Qartazi, Trump-it i pëlqejnë tubimet e fushatës dhe mori 71.5 milionë vota në zgjedhje – një rekord total për një kandidat humbës, dhe një që tregon qartë një bazë të konsiderueshme të mbështetjes në mesin e publikut Amerikan. “Ai do të largohet nga presidenca duke lënë gjurmë po aq të fuqishme, sa ç’la kur erdhi në presidencë” thotë Prof Calkins.

Ka pasur gjithashtu spekulime se djali i madh i presidentit, Donald Trump Jr, është i interesuar të kandidojë për postin e lartë, hamendësim që vetë ai nuk është përpjekur ta hedhë poshtë.

Trump mund të rikthehet në perandorinë e tij të biznesit

Para se të bëhej politikan, Trump ishte një manjat i pasurive të patundshme, një yll i televizionit në Reality Show-e dhe ambasador i markës së tij, duke përdorur emrin e vet për marrëveshje fitimprurëse licencimi. Ai mund të jetë i etur të kthehet në të njëjtën pikë që la katër vjet më parë dhe të rifutet në botën e biznesit.

New York Times ka raportuar se Trump ka mbi 400 milionë dollarë hua për t’u paguar gjatë viteve të ardhshme – megjithëse ai ka thënë që përfaqëson “një përqindje të vogël” të vlerës së tij neto.

Organizata Trump ka hotele të shumta dhe kurse golfi. Ka prona që kanë blerë licencën e Trump në Mumbai, Stamboll dhe Filipine – dhe natyrisht, Uashington, DC – dhe kurse golfi në SH.B.A, Mbretëri të Bashkuar, Dubai dhe Indonezi.

Por, nëse kjo është alternativa që do të zgjedhë Trump në janar, ai do të ketë shumë punë përpara. Shumë nga sipërmarrjet e tij të biznesit janë në industrinë e udhëtimeve dhe të kohës së lirë, e cila u prek keq nga pandemia e koronavirusit. Forbes ka raportuar se pasuria e tij mund të ketë marrë një goditje prej 1 miliardë dollarësh për shkak të Covid-19.

Bazuar në dy dekada të letrave tatimore të shikuara nga New York Times, gazeta raportoi gjithashtu “humbje kronike dhe vite të shmangies së taksave”, duke thënë se ai nuk pagoi fare taksa mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e mëparshme, “kryesisht sepse raportoi shumë më shumë humbje sesa fitime ”.

Trump mund të bëhet një manjat i medias

Presidenti Trump nuk është i huaj për televizionin, pas një periudhe të suksesshme në shfaqjen e reality Show-it “The Apprentice”. Për këtë arsye ka shumë spekulime se ambicia e tij është të përfshihet në mediat e lajmeve, ose duke nisur kanalin e tij, ose duke bashkëpunuar me një rrjet konservator të vendosur.

“Ai patjetër do të ketë një audiencë të mundshme”,  thotë Henry Schafer, nënkryetar ekzekutiv në Q -Scores Company – Trump arriti të ndërtonte markën e tij si një ‘personalitet – që – dashuroj – ta – urrej’ si Kardashians ose Howard Stern”.

Bashkëpunëtorët e mundshëm janë rrjetet kabllore One American News Network (OANN) ose Newsmax. OANN është i preferuari i presidentit dhe anasjelltas. Christopher Ruddy, CEO i Newsmax, një kanal televiziv konservator, dikur u quajt një “Trump Whisperer” nga Washington Post.

Mund të ketë ndërmarrje të tjera mediatike ose argëtuese. Presidentët shpesh nënshkruajnë marrëveshje libri, me Barack dhe Michelle Obama që lidhin një marrëveshje të përbashkët rekord thuajse me vlerë 65 milionë dollarë – megjithëse kjo shumë është e rrallë. George W Bush mori 10 milionë dollarë për memoaret e tij. Obama gjithashtu nënshkroi një marrëveshje miliona dollarëshe me Netflix, dhe të dy Klintonët kanë marrëveshje podcast.

Pension post – presidencial

Trump mund të dalë në pension post – presidencial – dhe shumë përfitime të tjera – kur të largohet nga detyra. Akti i ish-Presidentëve, i miratuar në 1958 për të “ruajtur dinjitetin” e zyrës, siguron përfitime duke përfshirë një pension vjetor, i cili ishte 207.800 dollarë në 2017.

Ish-presidentët kanë gjithashtu të drejtë për mbrojtje gjatë gjithë jetës së Shërbimit Sekret, përfitime shëndetësore, dhe zyra e udhëtimit dhe shpenzimet e personelit. Kështu që  Trump, tani 74 vjeç, mund të vendosë të dalë në pension në heshtje.

Ai mund të kalojë ditët e tij i përfshirë në aktivitete filantropike, të rrisë bilancin e tij bankar në qarkun e folësve dhe të planifikojë bibliotekën e tij presidenciale – arkivat dhe muzetë e një presidenti dhe administratës së tij, zakonisht në shtetin e tyre të lindjes.

Trump mund të kalojë kohën e lirë duke pushuar dhe duke luajtur golf në Florida në Mar-a-Lago, në Palm Beach. Por, Prof Calkins nuk e sheh jetën e qetë si një skenar të mundshëm për një njeri që kaloi aq shumë në qendër të vëmendjes.

“Donald Trump nuk ka të ngjarë të zbehet si personalitet dhe unë mendoj se ne do të vazhdojmë të shohim markën e Trump në botë” thotë ai. Në tetor, Trump madje spekuloi se, nëse ai do të humbiste zgjedhjet do të ndihej aq keq saqë “mbase do të largohem nga vendi, nuk e di”.(BBC, scan)

19 komente në “ANALIZA: 4 drejtimet që Trump mund të ndjekë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë”

  1. Joe Biden junior says:

    Trump me te mire e me te keq do e ushtroje dhe mandatin e dyte.Demokrateve asnjehere nuk ju eshte prishur pazari 8 vjet njeri e 8 vjet tjetri,ata hera e dyte brenda 20 viteve qe kruajne prapanicen duke nderprere ne mes mandate…Erdhi 2024 e Biden te kandidoje prape se jeten para e ka…Me vota te vjedhura Biden do jete thjeshte kryeplaku i amerikes jo presidenti i saj! Ndaj ska ce do kete mandat!

    1. Trump bastardi says:

      Biden ka fituar bindshem zgjedhjet dhe do te jete president i SHBA dy mandate te plota. Ky eshte lajm i mire per ne shqiotaret dhe boten. Ndersa Trump filorusi mund ti kthehet karrieres aty ku e ka lene – menaxhimin e shtepive te prostitucionit, ku e pret me kembe perpjete edhe prostituta Bleona.
      …se desh harrova: robte ku ti kene trumpistat!

    2. tekniku says:

      Ti qenke nje rrote gomari trumpist i semure
      Diten qe do dali nga zyra me force ne kater vjet kohe do jete afro 80 dhe prostati do beje punen e vet do beje shurren ne breke
      Te gjitha keto ne se ai shpeton pa u denuar…

    3. ceni boston says:

      Ti qenke nje rrote ka r i o mik qe se paske shokun! Bravo te qofte per prrallat qe di te tregosh!

  2. Arqile says:

    Le te beje cte doje ai magjar ishte ashtu mbeti .Ska asnje lidhje .Kot jush e kopjuar jot une qe e lexova.Na dukehet keta shkrusa sikur cfare bejnemhaf me keq se pjatalarsut shqipetare ne amerike na cane koken qe trapi eshte me i mire e duhet ta bdanim mendjen edhe ne qe skishim asgje ne dore.Gjeten rastn e tvnxoren fytyren ne tv e mjeruara e informale te ketih vendi

  3. Keira Jones says:

    Most of us want to have good income but don’t know how to do that on Internet there are a lot of methods to earn huge sum, but whenever Buddies try that they get trapped in a scam/fraud so I thought to share with you a genuine and guaranteed method for free to earn huge sum of money at home anyone of you interested should visit the page. I am more than sure that you will get the best result. Best Of Luck for the New Initiative…Here For MORE INFO PLEASE just check this SITE….

  4. Mondi says:

    Harruat te pesten.Ne Rikers .Prokuroret e NY mezi po e presin .

  5. jon says:

    Ky eshte shembull klasik i nje lajmi te rrem. Nqs e dikush se kupton qe keto jane lajme te rreme kurr sdo kuptoje. Pike. Asnje s’eshte fakt thjeshte fantazi qe disa per cudi i besojne. Qellimi eshte qe te corodisin lexuesit dhe sigurisht te diskretitojne Trump. S’eshte e veshtire te kuptohet qe kejo eshte loje. Psh Ne zgjedjet e fundit ne Belorusi para disa muajsh e njejta metode u perdor. Shume te shkolluar shqipo thane duhet te largohet diktatori i fundit i Evropers. C’fare ndodhi? Ne USa me Trump bejne te njeten metode qe quhet “Shock and All” . Pra pa u numuruar akoma vota fituesi eshte zgjedhur , qeveria eshte formuar, urimet kane filluar, euforia ska fund etj etj Por nqs e perballon me sukse ditet e para te ketij llumi, me pas cdo gje eshte me e lehte. Genjeshtera i ka kembet e shkurtera dhe se genjeshtaret jane te paduruar te arrijne qellimi. Dje pash se stacionet e medha te lajmeve te rreme si CNN apo BBC i kushtuan zgjedhjeve vetem pak minuta. 100% elita se arrita ta beje grushtin e shteti ne USA. Tani shpresoj qe Trump te filloje luften e pambaruar me llumi apo sic duhet “The Swamp”

  6. demokrati says:

    Flini dath. Trump eshte zgjedhur me vote te lire nga populli amerikan per nje mandat te dyte. Nuk ka media dhe presion qe te tjetersoje veriktin e popullit amerikan. Traump ju pret ne ceremonin e inagurimit, te tjerat jane dokrra hini dhe propoganda gebelsiane te cnn fox.

    1. ceni boston says:

      Nga i more vesh keto ti mor R.K . Deri tani ska asnje prove, vetem genjeshtra qe ne ketu ne Amerike i degjonin 3 here ne dite nga goja e nje palacoje si Trumpi po shyqyr qe Biden fitoi me 4.5 milion difference vota popullore dhe me 279 zona votimi.Kaq. Ka mbaruar epoka e nje delirante mashtrues si Trump!

  7. Kastrioti says:

    Trumpi filantropos ????? Se ku i gjeni lidhjet e Trumpit me filantropine vetem ju gazetaret e Mero Bazes e dini , o gaxhgaune , Trumpi qe edhte bere ai qe eshte ka shkelur mbi kufoma , dhe ju na tregoni se Trumpi do te meret me filantropi , me filantropi meren njerezit me zemer dhe shpirt te madhe , dhe jo nje njeri shpirt ngushte qe nuk njef humbjen , dhe nuk mer ne telefon triumfusin e zgjedhjeve …..i vetmi rast ne USA, dhe Cinton e mori ne telefon Trumpin , dhe Al Gore , Bushin junjor , Trumpi jo , eshte ganxhosur ne Presidence dhe kujton se eshte prone e tij …….lloji i kafshes……

  8. Trotski says:

    O Demokrati ti ka pjerdh trute Sali Krimineli .keshtu kujtonte Ai dhe kur iu rezua Kushtetuta me 94.Mori 40% dhe bertiste Ne me 40% Jemi Lokomotiva ! O Ronxho Bonxho Biden mori 4 milion vota ma shume ,bile dhe Hilari Clinton mori Vota Popullore ma shume se Magjari Trump

  9. ceni boston says:

    Ka 4 padi te ngritura qe duhet te marrin pergjigje, Ligji nuk e lejon qe te hetohet dhe gjykohet presidenti ne detyre. tani qe u dhje beu ne kale do ta shikojme Trupin…

  10. Palm beach says:

    Trapi do perplaset me ligjin tani prandaj i ka harru pordha veren. Zgjedhjet i humbi thelle kari dhe tani ben gam gam

  11. @ says:

    Opsioni i 6 ,nese muk shkon ne burg , mund ta marri covidi.gjithesesi nje idiot me pak.

  12. ... says:

    Shume shpejt do shikoni mashtrimin e shekullit ne zgjedhjet e fundit, beni pak durim dhe disa dite

    1. TrumpMUT says:

      Hey picka picka…. pasha ate zot, na e thuaj edhe neve edhe sa dite do presim per te konfirmuar vjedhjen e zgjedhjeve? Te lutem. Ju lumte juve zoti katundar shqiptar qe je ne gjendje te kesh lidhje kaq te forta sa te te tregojne egzaktesisht cdo konspiraci. Te lumte dhe na hengersh mutin me gjithe Trapin dashnorin e mamakes tende.

  13. Trotski says:

    Trump ka nje Hall ma te Madh se po u qerue nga Shtepia e Bardhe ,do ta lere Melania ,problemi eshte se as nuk masturbohet Dot ,i eshte zvoglue Bibilushi dhe mezi e gjen kur ben çiçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje