SHBA-ja ka thyer sërish rekordin ditor të infektimeve me koronavirus me më shumë se 200 000 raste të reja në 24 orë, ndërkohë që Bashkimi Europian njoftoi se po përgatitet të nënshkruajë për 300 milionë doza të vaksinës së re të Pfizer.
”Fuqia e parë ekonomike botërore, që ka kaluar pragun e 10 milionë rasteve me COVID-19, ka numëruar 201 961 raste në 24 orë”, sipas të dhënave të universitetit ”John Hopkins”.
Ajo ka numëruar gjithashtu 1 500 viktima në një ditë.
SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura nga COVID-19 me rreth 240 000 të vdekur.
Në një javë, numri i infektimeve ditore me COVID-19 ka kaluar rregullisht pragun prej 100 000 persona të infektuar, nivele të arritura kurrë më parë.
Dhe numri i shtrimeve në spital po thyen rekorde.
Rreth 62 000 persona ndodhen aktualisht të shtruar në spitale për shkak të COVID-19.